Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Rihanna, die Inspiration, die die Welt weiterhin fasziniert

Rihanna

Rihanna

Rihanna nuk është vetëm këngëtare. Ajo është biznesmene, nënë, ikonë mode dhe një nga figurat më frymëzuese të kulturës pop, ka shkruar revista ELLE

Rihanna në ballinën e revistës ELLE

Prej vitesh, Rihanna ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me muzikën, por edhe me mënyrën se si jeton dhe shfaqet në publik. Edhe pse ka kaluar rreth një dekadë nga albumi i saj i fundit, “Anti”, fansat vazhdojnë të presin me padurim muzikë të re.

Kur është pyetur për albumin e ardhshëm, Rihanna është përgjigjur me humor: “Vazhdon…”.

“Më pëlqen t’i ngacmoj pak fansat. Edhe ata më ngacmojnë mua, ndaj ua kthej të njëjtën gjë”, ka thënë tutje ajo.

Por pikërisht kjo mënyrë për të jetuar sipas rregullave të saj e bën atë kaq të veçantë. Në një industri që shpesh ushtron presion mbi gratë për të punuar pa pushim, Rihanna ka zgjedhur të mos nxitohet. Vetëm ajo vendos nëse do dhe kur do të rikthehet me muzikë të re.

ebenfalls Eine Frau aus Florida hat sich wegen versuchten Mordes an Rihanna für nicht schuldig erklärt. Showgeschäft Eine Frau aus Florida hat sich wegen versuchten Mordes an Rihanna für nicht schuldig erklärt.

Edhe pse nuk ka publikuar album të ri, Rihanna nuk ka qëndruar aspak pasive. Ajo ka ndërtuar perandori në modë dhe bukuri, ndërsa ka investuar edhe në biznese dhe është përkushtuar ndaj familjes së saj.

Brendi “Fenty Beauty” u bë e rëndësishme sidomos për industrinë e bukurisë, duke u lansuar me një gamë të gjerë nuancash për ngjyra të ndryshme të lëkurës.

Qëllimi ishte i qartë: gratë, sidomos gratë me ngjyrë, të mos ndiheshin më të përjashtuara nga industria e kozmetikës.

Edhe “Savage X Fenty” është bërë pjesë e identitetit të saj, duke kombinuar modën, vetëbesimin dhe sensualitetin.

Këtë vit, Rihanna është bërë fytyra dhe muza e parfumit “Dior J’adore Intense”, versioni më i guximshëm i aromës së famshme të brendit “Dior”.

Marrëdhënia e saj me “Dior” ka histori të rëndësishme: në vitin 2015, Rihanna u bë ambasadorja e parë afromaerikane e brendit.

ebenfalls Frau, die auf Rihannas Haus schoss, wegen versuchten Mordes angeklagt Showgeschäft Frau, die auf Rihannas Haus schoss, wegen versuchten Mordes angeklagt

Ajo që e bën Rihannan frymëzuese është mënyra se si e pranon trupin dhe stilin e saj pa kërkuar miratimin e të tjerëve.

Ajo vesh atë që dëshiron, pavarësisht nëse është shtatzënë, më e dobët apo me forma më të plota. Nuk përpiqet ta përshtatë trupin me standardet që ndryshojnë vazhdimisht.

Sipas saj, trupi i një gruaje nuk ka pse t’u përshtatet pritshmërive të publikut.

Në vitin 2026, Rihanna bëri rikthim të rrallë në skenë gjatë koncertit të kolegut të saj, reperit Jay-Z në “Yankee Stadium”. Ishte performanca e saj e parë publike që nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2023.

Ajo interpretoi këngët “Run This Town” dhe “Bitch Better Have My Money”, ndërsa i tha publikut: “O Zot, më kishte marrë malli për këtë!”

ebenfalls Schüsse auf Rihannas Haus abgefeuert, Frau festgenommen Showgeschäft Schüsse auf Rihannas Haus abgefeuert, Frau festgenommen

Edhe publikun e kishte marrë malli për të, pasi e mirëpritën në skenë me shumë brohoritje e duartrokitje.

Me muzikën, bizneset, modën, familjen dhe mënyrën e saj të veçantë për të jetuar, Rihanna vazhdon të jetë njëkohësisht muzikante, sipërmarrëse, nënë, ikonë dhe frymëzim.