Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Post Malone hat sich mit Christy Lee verlobt

Post Malone

Post Malone

Këngëtari Post Malone, 31 vjeç, është fejuar me stilisten e modës Christy Lee. Lajmi u bë publik përmes shoqes së Lee, Marina Hollyer, e cila postoi fotografi nga fejesa në Instagram, ka shkruar Menschen.

Në fotografi, çifti shfaqet duke u përqafuar, ndërsa Christy Lee tregon unazën e madhe të diamantit, e shoqëruar me vello dhe një shirit me mbishkrimin “Bride to Be”.

“Shoqja ime më e mirë në botë sapo u fejua. Të dua më shumë se sa mund ta shprehin fjalët!”, ka shkruar shoqja e saj.

Post Malone dhe Christy Lee u lidhën për herë të parë publikisht në vitin 2025, pasi u panë bashkë në Paris. Ata u fotografuan duke darkuar në një restorant luksoz dhe më pas duke bërë blerje në dyqane të markave të njohura.

Fejesa vjen pas ndarjes së Malone nga ish-e fejuara e tij, Hee Sung “Jamie” Park. Çifti ishte fejuar në vitin 2021 dhe kanë një vajzë së bashku, e cila lindi në vitin 2022. Malone nuk ka bërë publik emrin apo datën e saktë të lindjes së vajzës.

“Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime. Jam më i lumtur se kurrë. Është koha të kujdesem për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë” ka thënë Malone në vitin 2022, kur njoftoi se do të bëhej baba.

ebenfalls Post Malone verschiebt US-Tournee wegen neuem Album Showgeschäft Post Malone verschiebt US-Tournee wegen neuem Album

Ndërkohë, Malone vazhdon karrierën muzikore. 

Turneu i tij “Big Ass Stadium Tour” do të vijojë në Azi muajin e ardhshëm, përpara se të përfundojë në Australi dhe Zelandën e Re në tetor.