Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Justus Kelley wird zur Miss USA 2026 gekrönt, als erste Mutter und verheiratete Frau, die diese Krone erhält.

Justus Kelley, 31, aus Virginia. Foto: Getty Images

Justus Kelley, 31, aus Virginia. Foto: Getty Images

Justus Kelley, 31 vjeçe, nga Virginia, është kurorëzuar” Miss SHBA-ja 2026” në ceremoninë e zhvilluar më 27 gusht në Miami, ka shkruar Menschen.

Fitorja e Kelley është historike pasi ajo bëhet gruaja e parë e martuar dhe nëna e parë që fiton kurorën “Miss SHBA”. Kjo u bë e mundur pas ndryshimeve të rregullave në vitin 2023, kur konkursi hoqi kufirin e moshës dhe lejoi pjesëmarrjen e nënave.

Justus Kelley, 31 vjeçe, nga Virginia

Kelley, e cila përfaqësoi Virginian, mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, Audrey Eckert.

Pesëshja e parë u plotësua nga Alayzia Christopher, nga Utah, vendi i katërt, Madeline Erickson nga Iowa, vendi i tretë dhe Elizabeth Voight nga Pennsylvania, vendi i dytë.

Fituesja e këtij viti do të përfitojë një paketë çmimesh me vlerë mbi 685 mijë dollarë, ku përfshihen një pagë prej 150 mijë dollarësh, një veturë Range Rover, banim luksoz për një vit në Miami, garderobë për “Miss Universe” me vlerë 30 mijë dollarë dhe përfitime të tjera.

Fitorja vjen pas një periudhe të debatueshme për organizatën. Fituesja e “Miss SHBA 2024”, Alma Cooper, njoftoi vitin e kaluar se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të pasueses së saj.

Miss SHBA-ja 2024

“Pas shumë mendimesh, kam marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë që të mos marr pjesë në ceremoninë e këtij viti të ‘Miss SHBA’, për të qëndruar në mbrojtje të vlerave, punës dhe vendosmërisë sime. Teksa e mbyll këtë kapitull, e bëj këtë me bindjen se e përfundova atë që nisa me integritet dhe me vetëvlerësimin tim të lartë, njësoj si kurora që pata nderin të mbaj”, pati shkruar ajo.

Ndërkohë, organizata pati edhe ndryshime në drejtim. Thom Brodeur u emërua më vonë kryetar, president dhe CEO, duke zëvendësuar Laylah Rose.