Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Lionel Richie verlässt nach Herzoperation vorübergehend die Bühne.

Richie

Foto: Associated Press

Lionel Richie ka vendosur të bëjë pauzë nga turnetë pasi po rikuperohet nga një ndërhyrje kriurgjike në zemër, ka thënë një përfaqësues i këngëtarit për Associated Press. 

Richie iu nënshtrua një procedure për fibrilacion atrial, ose A-fib, dhe mjeku ka thënë se “gjithçka shkoi mirë”, shtoi ai.

“Lionel është shumë mirë, por do të marrë pak kohë pushim dhe do të rikthehet së shpejti në skenë”.
A-fib është aritmi e shpeshtë e zemrës dhe krijon kushte shqetësuese për formimin e mpiksjeve të gjakut, sulm në tru dhe sëmundje të zemrës. Disa studiues besojnë se më shumë se 10 milionë amerikanë vuajnë nga ajo – shumica të moshuar.

Këngëtari 77-vjeçar pati shtyrë dy koncerte në fillim të këtij viti pasi ishte sëmurë. Në gusht u raportua se Richie ishte shtruar në spital pas një performance që pati. 

Richie do të performonte në San Francisco më 30 shtator dhe më 3 tetor në Ohio. 

Richie, fitues i çmimit Oscar dhe katër herë fitues i çmimit Grammy, e nisi karrierën e tij me grupin "The Commodores" para se të bëhej një artist solo i suksesshëm. Përveç hiteve të tij të njohura si "Hello", Richie bashkëshkroi këngën ikonike "Ëe Are the Ëorld" së bashku me Michael Jackson dhe ka shitur mbi 100 milionë disqe. Ai është gjithashtu anëtar i jurisë në emisionin "American Idol".