Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Die Konzerte von Kanye West in St. Petersburg sind von einer Absage bedroht.

Kanye West

Kanye West

Foto: Associated Press

Koncertet e Kanye West (Ye) në Rusi janë vënë në pikëpyetje pasi stadiumi ku ishin planifikuar të zhvilloheshin ka deklaruar se ngjarjet nuk do të mbahen aty, ka shkruar BBC.

“Gazprom Arena” në Shën Petersburg njoftoi se nuk kishte nënshkruar kontratë qiraje me organizatorët.

“Asnjë marrëveshje qiraje nuk është nënshkruar me organizatorët. Për këtë arsye, koncerti nuk mund të zhvillohet në stadiumin tonë”, thuhet në deklaratë.

Biletat për dy koncertet, të planifikuara për 10 dhe 11 tetor, raportohet se ishin shitur të gjitha. Organizatori, “Say Agency”, ka thënë se njoftimi i stadiumit ishte surprizë dhe se koncertet nuk janë anuluar zyrtarisht.

“E mësuam këtë në të njëjtën kohë me ju, përmes mediave. Aktualisht, koncerti i Ye nuk është anuluar. Po përpiqemi të kontaktojmë stadiumin për të kuptuar arsyen e këtij njoftimi dhe për ta zgjidhur situatën”, ka deklaruar agjencia.

ebenfalls Kanye West kündigt Auftritt in Russland an Showgeschäft Kanye West kündigt Auftritt in Russland an

Sipas agjencisë, koncertet ishin shpallur pasi stadiumi kishte dërguar një letër zyrtare miratimi dhe më vonë kishte dërguar edhe kontratën e qirasë. Organizatorët pranojnë se kontrata ende nuk ishte firmosur, por thonë se afati për ta nënshkruar nuk kishte përfunduar.

"Say Agency" ka pranuar se West është një figurë shumë kontroverse, por ka argumentuar se duhet parë edhe ndikimi i tij në muzikë.

“Jo gjithçka që Kanye West ka thënë duhet harruar. Shumë njerëz po flasin për Kanye sot dhe shumë po përpiqen ta kritikojnë për fjalët e thëna gjatë periudhave të vështira. Është e lehtë të gjykosh një person nga një deklaratë e vetme. Është më e vështirë të dëgjosh një njeri që ka ndryshuar industrinë për dekada”, thuhet në deklaratë.

Deri tani, nuk ka prova se autoritetet ruse kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për anulimin e koncerteve. Megjithatë, disa politikanë rusë kanë kundërshtuar ardhjen e West.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse koncertet e 10 dhe 11 tetorit do të zhvendosen në një tjetër ambient apo do të anulohen përfundimisht.

Pse koncertet e Kanye në Rusi janë kaq të diskutueshme?

ebenfalls Italien verbietet Konzerte von Kanye West und Travis Scott aus Sicherheitsgründen Showgeschäft Italien verbietet Konzerte von Kanye West und Travis Scott aus Sicherheitsgründen

Nëse do të zhvillohej koncerti, West do të ishte një nga artistët e parë të mëdhenj perëndimorë që performon në Rusi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Vendimi për ta sjellë atë në Rusi ka shkaktuar kritika, edhe për shkak të deklaratave të tij antisemitike dhe sjelljeve të diskutueshme të viteve të fundit.

Në vitin 2022, West bëri një seri deklaratash antisemitike që çuan në pezullimin e llogarive të tij në rrjetet sociale. Kompani të mëdha si “Adidas” dhe “Balenciaga” ndërprenë bashkëpunimin me të.

Më vonë, ai deklaroi se ishte “nazist” dhe publikoi materiale me përmbajtje naziste, duke shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Në janar, West kërkoi falje për sjelljen e tij.

ebenfalls Die Konzerte von Kanye West in Europa werden nacheinander abgesagt. Showgeschäft Die Konzerte von Kanye West in Europa werden nacheinander abgesagt.

“Nuk jam nazist dhe nuk jam antisemit”, ka thënë ai.

Ai e përshkroi periudhën e tij të sjelljes problematike si një periudhë disa mujore me sjellje “psikotike, paranojake dhe impulsive” dhe ka thënë se ishte “thellësisht i turpëruar” për veprimet e tij.