Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Klitschko strebt nach dem Tod von Hayden Panettiere die Vormundschaft über das Vermögen seiner Tochter an.

Klitschko

Ish-i fejuari i aktores Hayden Panettiere, Wladimir Klitschko, ka paraqitur kërkesë urgjente duke kërkuar që të lejohet të veprojë si përfaqësues i përkohshëm i vajzës së tyre 11-vjeçare në një gjykatë në Kaliforni, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë së saj pas vdekjes së nënës.

Klitschko, ish-kampion bote në boks, ka pasur kujdestarinë e plotë të vajzës, Kaya, për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe ka jetuar me të në Ukrainë. Kaya është trashëgimtarja e vetme e Panettiere. Kërkesa e paraqitur në një gjykatë të qarkut të Los Angelesit përmend sende të sekuestruara gjatë një hetimi federal, persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar që kanë hyrë në banesën e aktores në Los Angeles si dhe sende me vlerë që mungojnë.

Në kërkesë thuhet se “urgjente dhe thelbësore” që Klitschkos t’i jepet statusi ligjor i kujdestarit të përkohshëm  të pasurisë së vajzës së tij.

“Pa një emërim të menjëhershëm për këto qëllime, ekziston një probabilitet i lartë që pasuria që i përket trashëgimisë së Hayden të humbasë, dëmtohet ose shpërndahet përpara se të caktohet një përfaqësues ligjor i autorizuar që mund ta mbrojë atë”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Avokatët e Klitschkos e paraqiten kërkesën të enjten, por ajo u bë publike vetëm të hënën, kur u raportua nga TMZ. Në dokument theksohet se qëllimi i tij është vetëm të mbrojë pasuritë e ardhshme të vajzës së tij derisa të caktohet një administrator i përhershëm.

Panettiere, ish-ylli i serialeve televizive Heroes dhe Nashville, vdiq më 16 gusht në moshën 36-vjeçare. Sipas raportit të mjekut ligjor, të siguruar nga “The Associated Press”, vdekja e saj erdhi si pasojë e një mbidoze aksidentale të disa substancave narkotike, përfshirë fentanilin. Ajo kishte qenë në rehabilitim vetëm disa javë më parë. Panettiere u gjet pa ndjenja në një apartament në Greenville në Karolinë të Jugut.

Në kërkesë thuhet se agjentët federalë kanë marrë disa nga pronat e Panettieres gjatë një hetimi dhe aktualisht nuk ka në person të autorizuar që të merret me to dhe të sigurojë kthimin e tyre.

Dokumenti gjithashtu thotë se, para vdekjes së saj, Panettiere dhe Klitschko kishin punësuar sigurim për të mbrojtur shtëpinë e saj, pasi një person i paidentifikuar kishte hyrë pa autorizim. Sipas kërkesës, pritet që i njëjti person të vazhdojë të përpiqet të “përvetësojë në mënyrë të paligjshme” pasuritë e saj.

Një seancë gjyqësore për këtë çështje është caktuar për 8 tetor.

Në kujtimet e saj të publikuara në fillim të këtij viti, Panettiere pranoi se kishte qenë e varur nga alkooli dhe se kishte vuajtur nga depresioni pas lindjes së vajzës në vitin 2014. Kaya shkoi të jetonte me Klitschkon me kohë të plotë kur ishte 2 vjeçe. Babai i Panettieres u tha hetuesve se në momentin e vdekjes, ajo kishte planifikuar të vizitonte vajzën e saj në Ukrainë disa ditë më vonë.

Klitschko 50-vjeçar, është medalist i artë olimpik dhe ka mbajtur disa tituj kampion bote në peshat e rënda nga viti 2000 deri në vitin 2015. Ai dhe Panettiere nisën lidhjen në vitin 2009 dhe u fejuan në vitin 2013.

Vëllai i tij më i madh, Vitali Klitschko, gjithashtu ish-kampion bote në boks, është kryebashkiak i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Të dy vëllezërit, bij të një gjeneral-majori sovjetik, kanë punuar për të mbrojtur vendin e tyre gjatë luftës me Rusinë.