---
description: Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka thënë se do t’i dhurojë një milion dollarë për të rikuperuar atë që shkatërruan zjarret në Kaliforni.Ajo lajmin e bëri të d
title: Jamie Lee Curtis thotë se do të dhurojë një milion dollarë pas zjarreve në Kaliforni
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/10/a4005fe5-8a16-40e4-9d45-c5b24627c739.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Jamie Lee Curtis thotë se do të dhurojë një milion dollarë pas zjarreve në Kaliforni

![Jamie Lee Curtis](https://resources.koha.net/images/2025/January/10/a4005fe5-8a16-40e4-9d45-c5b24627c739.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Jamie Lee Curtis

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 10 janar 2025 11:12
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 10 janar 2025 11:12
- Shpërndaje në:

Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka thënë se do t’i dhurojë një milion dollarë për të rikuperuar atë që shkatërruan zjarret në Kaliforni.

Ajo lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram të enjten, ku ka thënë se ajo dhe familja e saj kanë krijuar një fond për ta ndihmuar Kaliforninë.

“Ndërsa zjarri ende vazhdon dhe CalFire, Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles dhe të gjitha agjencitë e tjera të përfshira janë ende duke punuar fort për të luftuar zjarret dhe shpëtuar jetë, bashkë me burrin tim dhe fëmijët kemi premtuar një milion dollarë nga fondacioni ynë familjar për të krijuar një fond mbështetjeje për qytetin dhe shtetin tonë të mrekullueshëm dhe për njerëzit e shkëlqyer që jetojnë aty e e duan atë vend” ka shkruar ajo, raporton [KTLA.](https://ktla.com/entertainment/jamie-lee-curtis-to-donate-1m-to-socal-fire-relief-effors/)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/January/10/c01e1ff9-253e-4b48-9cd7-8417febc3eaf.webp?q=90&w=980)

*Postimi i Jamie Lee Curtis*

Curtis ka thënë gjithashtu se është në kontakt me guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, kryebashkiaken e Los Angeles, Karen Bass, dhe senatorin Adam Schiff për të parë se ku duhet të drejtohen këto fonde në mënyrë që të kenë më shumë ndikim”.

Për më tepër, të martën, zjarri në Pacific Palisades i detyroi Curtisin dhe mijëra të tjerë të evakuohen.

Curtis, gjatë paraqitjes në emisionin “The Tonight Show” me komedianin Jimmy Fallon” në New York ka treguar se jeton në zonën që po digjet.

“Po shpërthej në lot, për të qenë e sinqertë. Fluturova këtu mbrëmjen e kaluar dhe në avion fillova të merrja mesazhe, dhe është vërtet e tmerrshme”, ka thënë aktorja.

[Edhe ![Koncertet bamirëse pas zjarreve në Los Angeles, mblodhën mbi 100 milionë dollarë](https://resources.koha.net/images/2025/February/05/2038046e-c921-42ce-bb7c-c514c1c80582.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 5 shk 2025 Koncertet bamirëse pas zjarreve në Los Angeles, mblodhën mbi 100 milionë dollarë](https://www.koha.net/showbiz/koncertet-bamirese-pas-zjarreve-ne-los-angeles-grumbullojne-100-milione-dollar)

Ajo e cilësoi ngjarjen si një “katastrofë”, duke shtuar se tregu ku ajo bënte blerjet dhe shkollat e fëmijëve e saj janë djegur.

“Është një situatë e tmerrshme”, ka thënë ajo, duke shpjeguar se do të kthehej në Kaliforni të enjten për t’u bashkuar me të dashurit e saj dhe për t'i ndihmuar miqtë.

Zjarri i në Pacific Palisades është cilësuar si zjarri më shkatërrues në historinë e Los Angeles.   
Mëngjesin e së enjtes, zjarri është vlerëzuar se kishte përfshirë 17,000 ari tokë dhe ende nuk mund të vihej nën kontroll.

[#Jamie Lee Curtis](https://www.koha.net/tag/jamie-lee-curtis) [#fires in california](https://www.koha.net/tag/fires-in-california) [#pacific palisades](https://www.koha.net/tag/pacific-palisades) [#fires in Los Angeles](https://www.koha.net/tag/fires-in-los-angeles) [#los angeles](https://www.koha.net/tag/los-angeles)

Artikuj të ngjashëm

- [![Heidi Montag dhe Spencer Pratt padisin qytetin e Los Angelesit për djegien e shtëpisë](https://resources.koha.net/images/2025/January/24/b95725fd-9ae1-4b3f-9cd3-3f49fe76967f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 24 jan 2025 Heidi Montag dhe Spencer Pratt padisin qytetin e Los Angelesit për djegien e shtëpisë](https://www.koha.net/showbiz/heidi-montag-dhe-spencer-pratt-padisin-qytetin-e-los-angelesit-per-djegien-e-shtepise)
- [![Paris Hilton brenda 72 orëve ka grumbulluar 800 mijë dollarë ndihmë për Los Angelesin](https://resources.koha.net/images/2025/January/16/5a09eb37-1a93-4c3f-8a09-394ddcc67406.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 16 jan 2025 Paris Hilton brenda 72 orëve ka grumbulluar 800 mijë dollarë ndihmë për Los Angelesin](https://www.koha.net/showbiz/paris-hilton-brenda-72-oreve-ka-grumbulluar-800-mije-dollare-ndihme-per-los-angelesin)
- [![Jay Leno solidariozohet me komunitetin e tij pas zjarreve në Los Angeles](https://resources.koha.net/images/2025/January/16/83c2d07f-f99d-42be-ba6c-27ec5813fb53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 16 jan 2025 Jay Leno solidariozohet me komunitetin e tij pas zjarreve në Los Angeles](https://www.koha.net/showbiz/jay-leno-solidariozohet-me-komunitetin-e-tij-pas-zjarreve-ne-los-angeles)
- [![Mbi 12,000 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Los Angeles](https://resources.koha.net/images/2025/January/14/3ded1c4d-9f70-4b33-a990-798f68549c18.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 jan 2025 Mbi 12,000 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Los Angeles](https://www.koha.net/bote/mbi-12000-ndertesa-te-shkaterruara-nga-zjarret-ne-los-angeles)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

[Arbëri.]() [Për 2027, buxheti për barna të listës esenciale do të jetë 10 milionë euro më i madh](https://www.koha.net/arberi/per-2027-buxheti-per-barna-te-listes-esenciale-do-te-jete-10-milione-euro-me-i-madh)

[Arbëri.]() [Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027](https://www.koha.net/arberi/opozita-spret-qe-qeveria-ti-realizoje-investimet-kapitale-te-planifikuara-per-2027)

[Sporte të tjera.]() [Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-mposhtet-thelle-nga-hungaria-ne-ferizaj)

[Futboll.]() [Muçi del fitues përballë Alitit e Hadërgjonajt](https://www.koha.net/futboll/muci-del-fitues-perballe-alitit-e-hadergjonajt)

[Luftarake.]() [Bullgari Rumenov, fitues i turneut të boksit “Adem Jashari”](https://www.koha.net/luftarake/bullgari-rumenov-fitues-i-turneut-te-boksit-adem-jashari)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Jamie Lee Curtis thotë se do të dhurojë një milion dollarë pas zjarreve në Kaliforni","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/jamie-lee-curtis-thote-se-do-te-dhuroje-nje-milion-dollare-pas-zjarreve-ne-kaliforni","datePublished":"2025-01-10T11:12:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":396,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka thënë se do t’i dhurojë një milion dollarë për të rikuperuar atë që shkatërruan zjarret në Kaliforni.Ajo lajmin e bëri të d","url":"https://www.koha.net/showbiz/jamie-lee-curtis-thote-se-do-te-dhuroje-nje-milion-dollare-pas-zjarreve-ne-kaliforni","keywords":"Jamie Lee Curtis, fires in california, pacific palisades, fires in Los Angeles, los angeles","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/10/a4005fe5-8a16-40e4-9d45-c5b24627c739.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
