---
description: Ish-bashkëshorti i këngëtares australiane, Sia, ka kërkuar më shumë se 250 mijë dollarë në muaj (rreth 187 mijë paund ose 384 mijë dollarë australianë) si pages
title: Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/15/e502477a-e611-4a14-9c85-d01f30f3e59f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare

![Sia](https://resources.koha.net/images/2025/October/15/e502477a-e611-4a14-9c85-d01f30f3e59f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Sia

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 15 tetor 2025 13:44
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 15 tetor 2025 13:44
- Shpërndaje në:

Ish-bashkëshorti i këngëtares australiane, Sia, ka kërkuar më shumë se 250 mijë dollarë në muaj si pagesë për mbështetje bashkëshortore, sipas dokumenteve të gjykatës në SHBA, ka raportuar [BBC.](https://www.bbc.com/news/articles/cp3dw777yvgo)

Sia, e njohur për hitet “Chandelier” dhe “Titanium”, kishte paraqitur kërkesën për divorc në muajin mars, duke përmendur “mospërputhje të papërmirësueshme” me bashkëshortin e saj, Daniel Bernard.

Në dokumentet e gjykatës, Bernard, ish-mjek, ka thënë se i duhej kjo shumë për të mbajtur “stil jetese luksoz dhe të klasës së lartë” që kishte pasur gjatë martesës me këngëtaren. Ai pretendoi se ishte bërë “financiarisht i varur nga Sia” pasi kishte lënë punën e tij për të drejtuar së bashku me të një biznes të vogël mjekësor që zgjati pak.

Çifti, që u martua në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe ka një djalë 18-muajsh, sipas dokumenteve shpenzonte më shumë se 400 mijë dollarë në muaj për udhëtime me avion privat, pushime luksoze, darka në restorante të shtrenjta dhe staf të përhershëm.

“Nuk kemi pasur kurrë nevojë t’i kontrollonim shpenzimet tona”, ka shkruar Bernard.

47-vjeçari ka thënë se kërkesa e tij për mbështetje të përkohshme ishte “e domosdoshme”, pasi Sia, 49 vjeçe, “ishte mbajtësja kryesore e familjes”.

[Edhe ![Sia kërkon divorc nga Daniel Bernad](https://resources.koha.net/images/2025/March/20/fccdf49a-f83c-428b-95ff-a4d8942403ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 mar 2025 Sia kërkon divorc nga Daniel Bernad](https://www.koha.net/showbiz/sia-kerkon-divorcin-nga-daniel-bernad)

Bernard ka thënë gjithashtu se për t’u kthyer në profesionin e tij do t’i duhej të përfundonte disa vite trajnime dhe të kalonte një sërë provimesh të vështira për ta rifituar licencën.

Ai ka kërkuar gjithashtu pagesa shtesë për t’i mbuluar kostot ligjore dhe shpenzimet e auditimeve financiare.

Përfaqësuesit e Sias nuk kanë komentuar ende për rastin.  

[#sia](https://www.koha.net/tag/sia) [#kengetarja sia](https://www.koha.net/tag/kengetarja-sia) [#ish-bashkeshorti i sias](https://www.koha.net/tag/ish-bashkeshorti-i-sias) [#divorci](https://www.koha.net/tag/divorci) [#martesa](https://www.koha.net/tag/martesa)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një ish-shoqërues ka paditur Cassien për dëmet psikologjike që thotë se ia shkaktuan festat e P.Diddyt](https://resources.koha.net/images/2026/June/12/9e9b2d40-3afa-46bf-aaf2-72c5951a620f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 qer 2026 Një ish-shoqërues ka paditur Cassien për dëmet psikologjike që thotë se ia shkaktuan festat e P.Diddyt](https://www.koha.net/showbiz/nje-ish-shoqerues-ka-paditur-cassien-per-demet-psikologjike-qe-ia-shkaktuan-festat-e-pdiddyt)
- [![Kanye West pagoi që Bianca Censori të shkonte në rehabilitim](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/725305f5-d4ac-4270-999c-f85c627dbd18.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 shk 2026 Kanye West pagoi që Bianca Censori të shkonte në rehabilitim](https://www.koha.net/showbiz/kanye-west-pagoi-qe-bianca-censori-te-shkonte-ne-rehabilitim)
- [![Jada Pinkett-Smith akuzohet se e ka kërcënuar me vdekje një ish-bashkëpunëtor](https://resources.koha.net/images/2025/December/02/12250caa-3ee3-4362-9e74-7e234a27ec36.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 dhj 2025 Jada Pinkett-Smith akuzohet se e ka kërcënuar me vdekje një ish-bashkëpunëtor](https://www.koha.net/showbiz/jada-pinkett-smith-akuzohet-se-e-ka-kercenuar-me-vdekje-nje-ish-bashkepunetor)
- [![FKA Twigs thotë se ende nuk ndihet e sigurt edhe pas marrëveshjes ish-partnerin](https://resources.koha.net/images/2025/October/03/c6b34f9d-9e53-4a49-9c68-04b5fd662e77.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 3 tet 2025 FKA Twigs thotë se ende nuk ndihet e sigurt edhe pas marrëveshjes ish-partnerin](https://www.koha.net/showbiz/fka-twigs-thote-se-ende-nuk-ndihet-e-sigurt-edhe-pas-marreveshjes-me-shia-labeouf)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/ish-bashkeshorti-i-sias-kerkon-250-mije-dollare-ne-muaj-si-mbeshtetje-financiare","datePublished":"2025-10-15T13:44:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:40:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":306,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-bashkëshorti i këngëtares australiane, Sia, ka kërkuar më shumë se 250 mijë dollarë në muaj (rreth 187 mijë paund ose 384 mijë dollarë australianë) si pages","url":"https://www.koha.net/showbiz/ish-bashkeshorti-i-sias-kerkon-250-mije-dollare-ne-muaj-si-mbeshtetje-financiare","keywords":"sia, kengetarja sia, ish-bashkeshorti i sias, divorci, martesa","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/15/e502477a-e611-4a14-9c85-d01f30f3e59f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
