Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Hugh Hefners Witwe bittet Jessica Biel, ihre Rolle in „Playmates“ zu überdenken.

Hugh Hefner, Crystal Hefner dhe Jessica Biel

Hugh Hefner, Crystal Hefner dhe Jessica Biel

Foto: Associated Press

Crystal Hefner, e veja e Hugh Hefnerit, i është drejtuar publikisht aktores Jessica Biel, duke i kërkuar të rishqyrtojë përfshirjen në filmin e ri “Playmates”, nëse historia synon ta paraqesë në mënyrë romantike themeluesin e revistës “Playboy” dhe botën e tij, ka shkruar Frist. 

Crystal, e cila ishte e martuar me Hefnerin nga viti 2012 deri në vdekjen e tij më 2017, publikoi një mesazh privat që i kishte dërguar aktores. Në film, Biel do të luajë bashkëshorten e Hefnerit, ndërsa rolin e tij do ta interpretojë Bill Pullman.

“Të lutem, rishqyrtoje rolin e bashkëshortes së Hugh Hefnerit nëse filmi synon ta romantizojë atë ose botën e 'Playboyt'”, ka shkruar Crystal.

Ajo ka theksuar se përvoja e saj personale ishte shumë larg imazhit nostalgjik që mund të krijojë një film për këtë periudhë.

“Unë kam qenë vërtet bashkëshortja e tij dhe në atë marrëdhënie kam përjetuar abuzim seksual, emocional, financiar dhe fizik”, ka deklaruar ajo.

Crystal ka shtuar se edhe gra të tjera kanë bërë akuza për përdhunim, detyrim, drogim dhe shfrytëzim, ndërsa shprehu shqetësim edhe për pretendimet që përfshijnë të mitur.

“Shpresoj që të gjithë të përfshirët në këtë film të gjejnë kohë t’i dëgjojnë gratë që e kanë përjetuar atë realitet, përpara se Hollywoodi ta kthejë sërish në një histori nostalgjike”, ka shkruar ajo.

Çka dihet për filmin “Playmates”?

Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Lorraine Nicholson, është frymëzuar nga miqësia e saj në fëmijëri me fëmijët e Hugh Hefnerit. Ngjarjet zhvillohen në Los Angeles dhe ndjekin historinë e Elles, një vajzë 13-vjeçare që e konsideron rezidencën “Playboy” si shtëpinë e saj të dytë.

Aty ajo njihet me Annën, një nga shtatë vajzat që synojnë të bëhen “Playmate of the Month”. Dy personazhet krijojnë një miqësi të pazakontë dhe përpiqen ta ndihmojnë njëra-tjetrën të realizojnë dëshirat e tyre.

Sipas raportimit të Deadline, personazhi i Jessica Bielit është imagjinar dhe nuk bazohet në asnjërën prej tri grave me të cilat ishte martuar Hefneri.

Crystal ka theksuar se dëshiron që filmi, nëse realizohet, të përcjellë një mesazh fuqizues për gratë dhe jo të glorifikojë Hefnerin.

“Shpresoj që filmi t’u japë grave një mesazh fuqizimi, duke treguar se ato mund të gjejnë përmbushje, pavarësi dhe identitetin e tyre përtej ‘Playboyt’”, u shpreh ajo.

Pas vdekjes së Hefnerit në vitin 2017, Crystal ka folur disa herë për atë që e ka përshkruar si një mjedis toksik në rezidencën “Playboy” dhe për abuzimin që thotë se ka përjetuar gjatë martesës. Edhe disa modele të tjera të lidhura me “Playboy” kanë ndarë publikisht përvoja të ngjashme.

Debati rreth filmit rikthen në vëmendje pyetjen se si duhet të paraqiten në ekran histori që lidhen me figura të famshme, kur njerëzit që kanë jetuar pranë tyre përshkruajnë një realitet shumë më të errët sesa imazhi publik.