Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Drake tritt bei Ella Langleys Konzert in Arkansas auf

Drake und Ella Langley

Drake und Ella Langley

Foto: Associated Press

Reperi Drake e la pas për pak kohë botën e rap-it dhe u shfaq si një fans i muzikës country në koncertin e Ella Langley në North Little Rock, Arkansas, ka shkruar TMZ.

Reperi kanadez u pa në turmë teksa Ella performonte hitin e saj “Choosin’ Texas”. Kur fytyra e Drake u shfaq në ekranin gjigant të koncertit, ai u filmua duke kënduar dhe kërcyer, duke treguar se e njihte mirë këngën.

Ella Langley është një nga emrat më të suksesshëm të rinj të muzikës country. Ajo ka fituar edhe më shumë vëmendje pas bashkëpunimit me Riley Green, “You Look Like You Love Me”, i cili u ngjit në renditje dhe u vlerësua në ceremonitë e mëdha të muzikës country.

Sipas TMZ-së, prania e Drake në koncert tregon se muzika e Langley po tërheq vëmendje edhe përtej publikut tradicional të countryt.

Nuk dihet nëse Drake dhe Langley u takuan pas koncertit, por një gjë ishte e qartë: Drake i dinte fjalët e këngës dhe po e shijonte koncertin si çdo fans tjetër.