Producenti legjendar i hip-hopit, Dr. Dre, nuk e sheh inteligjencën artificiale (AI) si kërcënim për muzikën. Për të, AI është thjesht një tjetër mjet teknologjik, njësoj si dikur sintetisajzerët apo makinat e ritmit, ka shkruar Vielfalt.
“Mendoj se të vetmit që e shohin AI-në si kërcënim janë njerëzit që kanë vështirësi të krijojnë”, ka thënë Dre.
Ai ka shtuar se AI-ja mund të përdoret për të eksperimentuar dhe për të parë mundësi të reja në muzikë.
“Është një mjet i ri për kreativitetin. Disa njerëz kanë frikë të mësojnë gjëra të reja”, ka thënë ai.
Edhe partneri i tij i biznesit, Jimmy Iovine, ka thënë se shumë producentë tashmë po përdorin AI-në në mënyrë të fshehtë. Sipas tij, producenti Timbaland është ndër ata që po eksperimentojnë me këtë teknologji.
ebenfalls
Alicia Keys‘ Ehemann reagiert auf Trennungsspekulationen
Vetë Dr. Dre ka treguar se së fundmi kishte përdorur një chatbot me AI për një pyetje shumë praktike: “Si mund të shtosh muskuj dhe të humbasësh dhjamin në të njëjtën kohë?”.
61-vjeçari bën pjesë në listën e miliarderëve të magazinës prestigjioze Forbes. Ky është viti i parë që Dre i bashkohet kësaj liste me një pasuri të vlerësuar rreth 1 miliard dollar amerikan.
Në vitin 2014 ai ia ka shitur gjigandit Apple kufjet e famshme “Beats by Dre” me një marrëveshje prej më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë.
Në vitin 2023 Dre ia ka shitur kompanisë Shamrok dhe Universal Music Group, material e disa projekte muzikore për më shumë 200 milionë dollarë.
Megjithatë, përdorimi i AI-së në industrinë e muzikës mbetet i diskutueshëm.
ebenfalls
Meghan Markle übernimmt neue Rolle bei Netflix
Kompanitë e muzikës dhe artistët po përballen me debate dhe procese gjyqësore për përdorimin e këngëve pa leje për trajnimin e modeleve të AI-së.
Ndërkohë, platformat muzikore po përgatiten t’i identifikojnë këngët e krijuara ose të ndihmuara nga AI-ja, në mënyrë që dëgjuesit të dinë se çka po dëgjojnë.
-
Mark Wahlberg: Was bringt es, im Geschäftsleben erfolgreich zu sein, wenn man mit Frau und Kindern scheitert?
-
Ariana Grande kritisiert Trump für die Verwendung ihres Songs in einem Anti-Transgender-Video
-
Jamie Foxx sagt, er sei sich unsicher gewesen, ob er noch ein Kind bekommen wolle: Al Pacino habe ihm die Ängste genommen.