Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Dua Lipas Ehemann, der Favorit für die Rolle des James Bond

Dua Lipa & Callum Turner

Aktori britanik Callum Turner është ndër kandidatët kryesorë për ta luajtur agjentin e famshëm James Bond. Sipas Daily Mail, ai ishte i pari nga kandidatët që iu nënshtrua një prove filmike para producentëve, të premten, në Berkshire të Anglisë.

Turner, 36 vjeç, është i njohur për rolet e tij në filmat “Fantastic Beasts” dhe “Emma”. Ai u martua këtë vit me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Aktori prej kohësh konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për rolin e agjentit 007.

Provat filmike pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës, ndërsa katër aktorë kanë arritur në fazën përfundimtare të përzgjedhjes.

“Përzgjedhja e pasuesit të Daniel Craigut është një proces që ka vite që zhvillohet. Callum është thirrur sot për të pasur mundësinë t’u dëshmojë drejtuesve se është i duhuri për këtë rol. Tri ditët e ardhshme do të jenë shumë interesante”, ka thënë një burim anonim për Daily Mail.

Ndër konkurrentët e Turnerit përmenden edhe Jack Lowden, i njohur nga seriali “Slow Horses”, dhe Josh O’Connor, i njohur për rolin e tij në serialin “The Crown”. Të dy janë 36 vjeç.

Në garë përmendet edhe aktori australian 29-vjeçar Jacob Elordi, ndonëse më herët ishte raportuar se ai ishte tërhequr nga gara. Sipas gazetës britanike, përzgjedhja e tij mund të shkaktonte pakënaqësi te disa fansa, të cilët mendojnë se James Bondi duhet të luhet nga një aktor britanik.

Studiot Bray, të vendosura pranë lumit Tamiz, janë përdorur për xhirimet e filmit “The Rocky Horror Picture Show”. Që nga viti 2024, ato janë në pronësi të Amazon MGM Studios, kompanisë që menaxhon serinë e filmave për James Bondin.

Producentja Amy Pascal ka deklaruar në gusht se fundi i vitit është një afat realist për përzgjedhjen e aktorit të ri që do ta luajë agjentin 007. Nëse vendimi merret deri në dhjetor, xhirimet e filmit të ri, i cili do të drejtohet nga regjisori Denis Villeneuve, mund të nisin në vitin 2027.

Deri më tani, në serinë zyrtare të filmave për James Bondin kanë luajtur gjashtë aktorë: Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig.