---
description: Aktori i shpërblyer me “Oscar”, Ben Affleck, e feston ditëlindjen e 50-të...
title: Ben Affleck feston ditëlindjen e 50-të
image: https://resources.koha.net/images/2022/August/15/BEN_AFFLECK1660557403.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Ben Affleck feston ditëlindjen e 50-të

![](https://resources.koha.net/images/2022/August/15/BEN_AFFLECK1660557403.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 gusht 2022 13:52
- Shpërndaje në:

* 15 gusht 2022 13:52
* Shpërndaje në:

Aktori i shpërblyer me “Oscar”, Ben Affleck, e feston ditëlindjen e 50-të të hënën (15 gusht).

I lindur në vitin 1972 në Berkeley të Californias, Affleck i ndoqi hapat e babait dramaturg dhe aktor, derisa e ëma e tij ishte mësuese në një shkollë fillore, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Ben e filloi karrierën prej aktori qysh në fëmijëri, duke e fituar rolin e parë profesional në moshën shtatë vjeçare. Ai po ashtu ishte pjesë e serialit edukativ, “The Voyage of the Mimi”, nga viti 1984 deri më 1988.

Aktori u bë i famshëm anembanë globit kur së bashku me mikun dhe kolegun e tij, Matt Damon, e fituan një shpërblim “Oscar” në kategorinë “Skenari më i mirë origjinal” për filmin e vitit 1997, “Good Will Hunting”.

Gjatë karrierës kinematografike disa dekadëshe, Affleck ka luajtur në filma të shumtë si, “Dazed and Confused”, “Mallrats”, “Chasing Amy”, “Dogma”, “Armageddon”, “Pearl Harbor”, “The Sum of All Fears”, “Changing Lanes” dhe “Gone Girl”. Ai po ashtu e ka portretizuar superheroin Batman në filmat, “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Justice League”.

Ai po ashtu e gëzon një karrierë të suksesshme si regjisor. Debutimin regjisorial e shënoi me filmin e vitit 2007 “Gone Baby Gone”, kurse në vitin 2012 luajti dhe e bëri regjinë e dramës, “Argo”, e cila ia fitoi disa shpërblime të rëndësishme kinematografike, përfshirë këtu çmimin “Oscar” për kategorinë “Filmi më i mirë”.

[Edhe ![Matt Damon i qëndroi pranë Ben Affleckut në qaste të vështira](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/6fb3ce1e-3431-40f2-a99a-8821fc973f89.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 jan 2026 Matt Damon i qëndroi pranë Ben Affleckut në qaste të vështira](https://www.koha.net/showbiz/matt-damon-i-qendroi-prane-ben-affleckut-ne-qaste-te-veshtira)

Larg ekranit, aktori shquhet për lidhjet romantike me emra të njohur të showbizit, si Gwyneth Paltrow, Jennifer Garner, Lindsay Shookus dhe Ana de Armas. Me ish-bashkëshorten, Garner, ai i ka tre fëmijë.

Muajin e kaluar, Affleck u martua me yllin e muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, pothuajse 20 vjet pasi çifti i dha fund fejesës së tyre.

![Image](https://resources.koha.net/images/2022/August/15/f88c0339-dec0-422c-b54e-308e28e55049-jlo-ben-wedding1660557385.jpeg?w=600&q=80)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ben Affleck i hapur për një mundësi të dytë me ish-gruan](https://resources.koha.net/images/2025/March/05/c254f842-5e7e-41bc-9cf0-806bf531dbab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 5 mar 2025 Ben Affleck i hapur për një mundësi të dytë me ish-gruan](https://www.koha.net/showbiz/ben-affleck-i-hapur-per-nje-mundesi-te-dyte-me-ish-gruan)
- [![Sa do të kushtojë divorci për “Benniferin”?](https://resources.koha.net/images/2024/August/30/8f624979-c595-41fe-b44c-16153691a22b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 30 gus 2024 Sa do të kushtojë divorci për “Benniferin”?](https://www.koha.net/showbiz/sa-do-te-kushtoje-divorci-per-benniferin)
- [![J.Lo e Affleck rrinë në distancë në diplomimin e djalit të aktorit](https://resources.koha.net/images/2024/June/13/8eb94bcb-38da-49df-9354-71f4ae725598.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 13 qer 2024 J.Lo e Affleck rrinë në distancë në diplomimin e djalit të aktorit](https://www.koha.net/showbiz/jlo-e-affleck-rrine-ne-distance-ne-diplomimin-e-djalit-te-aktorit)
- [![Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck](https://resources.koha.net/images/2024/May/31/1e490a20-d8fc-4424-9035-41b6aee3f782.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 maj 2024 Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck](https://www.koha.net/showbiz/shfaqen-serish-bashke-jennifer-lopez-e-ben-affleck)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ben Affleck feston ditëlindjen e 50-të","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/ben-affleck-feston-ditelindjen-e-50-te","datePublished":"2022-08-15T13:52:31+02:00","dateModified":"2026-07-26T20:49:33+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":312,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktori i shpërblyer me “Oscar”, Ben Affleck, e feston ditëlindjen e 50-të...","url":"https://www.koha.net/showbiz/ben-affleck-feston-ditelindjen-e-50-te","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/August/15/BEN_AFFLECK1660557403.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
