Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Disney-Schauspielerin Carla Jeffery stirbt mit 33 Jahren

Carla Jeffery

Carla Jeffery

Foto: Associated Press

Aktorja Carla Jeffery, e njohur për rolet e saj në produksione si “ZOMBIES”, “iCarly”, “Shake It Up” dhe “Curb Your Enthusiasm”, ka vdekur në moshën 33-vjeçare, ka shkruar FemaleFirst.

Jeffery ka vdekur martën, më 1 shtator 2026. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Lajmin e konfirmoi agjencia e saj e menaxhimit, “Alexanders Talent Management”, përmes një deklarate në Instagram.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurës sonë, Carla Jeffery, e cila vdiq më 1 shtator 2026, në moshën vetëm 33-vjeçare”, thuhej në deklaratë.

Agjencia tregoi se Jeffery ishte bërë pjesë e familjes së tyre që në moshën 12-vjeçare dhe e përshkroi atë si një person me një buzëqeshje që “mund të ndriçonte çdo dhomë”.

“Si Bree në serinë e suksesshme të Disneyt ‘ZOMBIES’, Carla ndau me publikun në mbarë botën gëzimin, humorin dhe shpirtin e saj të ndritshëm. Carla ishte familje”, thuhej më tej.

Agjencia ka kërkuar që familjes dhe të afërmve t’u respektohet privatësia gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Do të kujtojmë buzëqeshjen e saj të paharrueshme, të qeshurën, talentin dhe dritën e bukur që ajo përcillte kudo. Pusho e qetë, Carla. Do të na mungosh shumë dhe do të jesh përgjithmonë e dashur”, shkruan në deklaratë.

Një karrierë që nisi që në moshën 12-vjeçare

Jeffery e nisi karrierën si aktore në vitin 2006, kur luajti versionin e ri të personazhit të interpretuar nga Mo’Nique në filmin “Phat Girls”.

Një vit më vonë, ajo mori sërish rolin e njëjtë në serialin “Curb Your Enthusiasm”.

Gjatë viteve, ajo u shfaq edhe në seriale të njohura si “iCarly”, “Lie to Me”, “Good Luck Charlie”, “Shake It Up”, “Crazy Ex-Girlfriend” dhe “American Vandal”.

Roli që e bëri veçanërisht të njohur te publiku i “Disneyt” ishte Bree në trilogjinë muzikore “ZOMBIES”, ku luajti nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Ajo e riktheu më vonë këtë personazh në “Zombies: The Re-Animated Series Shorts” dhe në serialin e vitit 2024, “Zombies: The Re-Animated Series”.

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar trishtim te fansat dhe kolegët, ndërsa familja e saj ende nuk ka bërë publike detaje të tjera rreth vdekjes.