---
description: Reperi me famë botërore, 50 Cent, po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë mbi djalin e tij, Sire, të cilin e ka me modelen Daphne Joy, pasi ajo, në njërën
title: Pse 50 Cent po e kërkon kujdestarinë e plotë mbi djalin që ka me Daphne Joy?
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/29/62b8c827-6712-47a8-a6b6-8e7e86281c2c.PNG?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Paditë kundër P.Diddyt

# 50 Cent do të kërkojë kujdestarinë për djalin që ka me Daphne Joy

![50 Cent Daphne Joy](https://resources.koha.net/images/2024/March/29/62b8c827-6712-47a8-a6b6-8e7e86281c2c.PNG?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 mars 2024 12:01
- Shpërndaje në:

- 29 mars 2024 12:01
- Shpërndaje në:

Reperi me famë botërore, 50 Cent, po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë pwr djalin e tij, Sire, të cilin e ka me modelen Daphne Joy, pasi në njërën nga paditë ndaj këngëtarit të njohur Sean Combs, i njohur si P.Diddy, emri i Daphnes, u përmend si prostitutë që punon për të kryer marrëdhënie intime me P.Diddyn.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, dhe përfshirjen e Daphnes në njërën ndër paditë që janë ngritur kundër P.Diddyt, 50 Cent po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë mbi djalin që ka me të”, ka thënë një burim i afërt më 50 Centin, për US Weekly.

Producenti muzikor Rodney i njohur si Lil Rod, në padinë e tij që ka ngritur në muajin shkurt kundër P.Diddyt, për trafikim, dhunim e abuzim seksual, ka përmendur edhe emrin e modeles Daphne Joe, për të cilën pretendon se është njëra prej prostitutave që paguhet për të kryer marrëdhënie intime me P.Diddyn.

Kur 50 Cent mësoi se ish-partnerja e tij, Joy, bashkë me ish-partneren e P.Diddyt, Young Miami, dhe modelen Jade Ramey, janë përmendur në dokumentet e padisë së Rodneyt kundër P.Diddyt, reagoi duke postuar një fotografi në Instagram, ku shihet vet 50 Cent duke tymosur një cigare në shi.

“Nuk e dija që je prostitutë. LOL. Kjo katrahurë është film”, ka shkruar në këtë postim 50Cent.  
 

[Edhe ![50 Cent rikthen përplasjen me Diddyn](https://resources.koha.net/images/2025/July/22/57523f78-8873-48e0-ad20-205f3e61f116.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 kor 2025 50 Cent rikthen përplasjen me Diddyn](https://www.koha.net/showbiz/50-cent-rikthen-perplasjen-me-diddyn-me-nje-video-ai-qe-tallet-me-fiksimin-e-tij-per-vajin-e-bebeve)

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/March/29/EwdfQUPgc4Xf9hFz0CR59emGGVlEONBpuTi3lNF9.png)

*Postimi 50Centit në Instagram*

 

Pas reagimit të tij edhe vet Daphne ka bërë një postim në rrjete sociale ku ka shkruar se këngëtari e kishte dhunuar.

Këto akuza 50 Cent menjëherë i mohoi duke thënë se kjo gjë po shtynë edhe më shumë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për kujdestarinë e plotë të djalit.

Rodney ka punuar me P.Diddyn në albumin e tij të fundit dhe e ka paditur atë për sulme seksuale.

Ndërkohë njëri ndër avokatët e Combs i ka quajtur këto pretendime si diçka imagjinare që nuk kanë ndodhur kurrë.

[Edhe ![50 Cent thumbon reperin Jay-Z, pasi u përfshi në njërën nga paditë e P.Diddyt](https://resources.koha.net/images/2024/December/11/3c024bf0-db67-4fee-8974-b64a7cd6466f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 11 dhj 2024 50 Cent thumbon reperin Jay-Z, pasi u përfshi në njërën nga paditë e P.Diddyt](https://www.koha.net/showbiz/50-cent-thumbon-reperin-jay-z-pasi-u-perfshi-ne-njeren-nga-padite-e-pdiddyt-1)

“Kemi prova se këto pretendime janë gënjeshtra. Do t’i adresojmë këto pretendime bizare në gjykatë dhe do të ndërmarrim masat e duhura kundër atyre që i bëjnë”, ka thënë avokati i Combs, Shawn Holly.

Padia e Rodneyt është në mesin e katër padive të tjera ndaj Combsit në gjykatë, duke përfshirë një padi nga ish-e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet. Padia e Cassiet u zgjidh një ditë pasi ajo e paraqiti, duke rregulluar çështjen në instanca private. Megjithatë Combs i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale. Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.

[#50 cent](https://www.koha.net/tag/50-cent) [#P.Diddy](https://www.koha.net/tag/pdiddy) [#padia](https://www.koha.net/tag/padia) [#akuza për sulm seksual](https://www.koha.net/tag/akuza-per-sulm-seksual)

Artikuj të ngjashëm

- [![Edhe një padi kundër P.Diddyt](https://resources.koha.net/images/2024/May/22/77bea4b5-ebc6-475b-bb3c-d4eaf4367d1e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 maj 2024 Edhe një padi kundër P.Diddyt](https://www.koha.net/showbiz/edhe-nje-padi-kunder-pdiddyt)
- [![Një nga modelet e akuzuara mohon të jetë paguar nga P.Diddy për shërbime seksuale](https://resources.koha.net/images/2024/April/08/ef54b69c-3cf6-49a1-8760-7f7174f02b05.JPG?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 8 pri 2024 Një nga modelet e akuzuara mohon të jetë paguar nga P.Diddy për shërbime seksuale](https://www.koha.net/showbiz/nje-nga-modelet-e-akuzuara-mohon-te-jete-paguar-nga-pdiddy-per-sherbime-seksuale)
- [![Pas bastisjes së shtëpisë së P.Diddyt, reagon 50 Cent](https://resources.koha.net/images/2024/March/27/72fd6d78-8144-4a22-adb8-9fbf51646a39.JPG?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 27 mar 2024 Pas bastisjes së shtëpisë së P.Diddyt, reagon 50 Cent](https://www.koha.net/showbiz/pas-bastisjes-se-shtepise-se-pdiddyt-reagon-50-cent)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse 50 Cent po e kërkon kujdestarinë e plotë mbi djalin që ka me Daphne Joy?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/50-cent-do-te-kerkoje-kujdestarine-per-djalin-qe-ka-me-daphne-joy","datePublished":"2024-03-29T12:01:10+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:35:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":505,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Reperi me famë botërore, 50 Cent, po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë mbi djalin e tij, Sire, të cilin e ka me modelen Daphne Joy, pasi ajo, në njërën","url":"https://www.koha.net/showbiz/50-cent-do-te-kerkoje-kujdestarine-per-djalin-qe-ka-me-daphne-joy","keywords":"50 cent, P.Diddy, padia, akuza për sulm seksual","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/29/62b8c827-6712-47a8-a6b6-8e7e86281c2c.PNG?w=1200&r=fill&q=80"}
```
