---
description: 36 persona kanë pësuar lëndime nga një zjarr në qytetin Omis në Kroaci të enjten mbrëma. 14 prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët u liruan pas traj
title: Zjarr i madh në Kroaci, dhjetëra të lënduar
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/14/9784bb6b-0fe6-4ffe-b42c-de42ff9e9d6d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Zjarr i madh në Kroaci, dhjetëra të lënduar dhe mbi 1 mijë të evakuuar

![kr](https://resources.koha.net/images/2026/August/14/9784bb6b-0fe6-4ffe-b42c-de42ff9e9d6d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Cropix

- 14 gusht 2026 09:18
- Shpërndaje në:

- 14 gusht 2026 09:18
- Shpërndaje në:

36 persona kanë pësuar lëndime nga një zjarr në qytetin Omish në Kroaci të enjten mbrëma. 14 prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët u liruan pas trajtimit. Zjarrfikësit kanë vijuar të premten përpjekjet për shuarjen zjarrit.

Shtatë pacientë janë në kujdes intensiv pasi janë në gjendje kritike. Sipas medias kroate “Index”, ata kanë pësuar djegie të rënda. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/August/14/2d8a4367-06f8-4f91-a5ce-3c5d18588371.webp?q=80&w=980)

Shumica e pacientëve u trajtuan për djegie, ndërsa të tjerë patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit. 

Më shumë se 1 mijë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në një palestër sportive. Dëshmitarët thanë se disa persona u detyruan të hidheshin në det për t'u shpëtuar flakëve, pasi edhe disa varka morën flakë.

Zjarri shpërtheu vonë të enjten në një zonë periferike të Omishit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Flakët iu afruan qendrës së qytetit, ndërsa disa zona mbetën pa energji elektrike dhe shumë automjete u dogjën.

[#kroaci](https://www.koha.net/tag/kroaci) [#zjarr](https://www.koha.net/tag/zjarr) [#zjarrfikes](https://www.koha.net/tag/zjarrfikes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie](https://resources.koha.net/images/2026/August/15/c70c2157-f350-4f63-9dca-32f1cff4a5a4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 gus 2026 Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie](https://www.koha.net/bote/evropa-perballe-zjarreve-masive-ne-france-qindra-te-arrestuar-per-zjarrvenie)
- [![Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona](https://resources.koha.net/images/2026/September/05/5d5b5a7a-4947-4168-bacb-5555a811dc6b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 sht 2026 Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona](https://www.koha.net/arberi/zjarret-ne-himare-gjashte-banesa-digjen-totalisht-banore-dhe-turiste-u-larguan-nga-zona)
- [![Një tornado në Francë lë dhjetëra të lënduar dhe mbi 300 shtëpi të dëmtuara](https://resources.koha.net/images/2026/August/25/b0c34fac-c905-4fd5-b5fc-e26fafce3618.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 gus 2026 Një tornado në Francë lë dhjetëra të lënduar dhe mbi 300 shtëpi të dëmtuara](https://www.koha.net/bote/nje-tornado-ne-france-le-dhjetera-te-lenduar-dhe-mbi-300-shtepi-te-demtuara)
- [![Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga dy zjarre në një ishull grek](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/998f94eb-d57e-429b-a505-e6440eb793ec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2026 Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga dy zjarre në një ishull grek](https://www.koha.net/bote/dy-te-vdekur-dhe-qindra-te-evakuuar-nga-dy-zjarre-ne-nje-ishull-grek)
- [![Zjarr në një hotel në Lungomare, në mesin e të lënduarve 5 janë nga Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/1bce19ef-12e0-4bab-8c66-341174edcd8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 gus 2026 Zjarr në një hotel në Lungomare, në mesin e të lënduarve 5 janë nga Kosova](https://www.koha.net/arberi/zjarri-perfshin-nje-hotel-ne-lungomare-te-vlores-mesin-e-7-te-lenduarve-disa-nga-kosova)

[Lifestyle.]() [Kikirikët mund të ndihmojnë shëndetin e trurit te të moshuarit](https://www.koha.net/lifestyle/kikiriket-mund-te-ndihmojne-shendetin-e-trurit-te-te-moshuarit)

[Arbëri.]() [Emini: Duket se Ligji për Specialen po përdoret për pazare brenda PDK-së](https://www.koha.net/arberi/emini-duket-se-ligji-per-specialen-po-perdoret-per-pazare-politike-brenda-pdk-se)

[Futboll.]() [Bardhi asiston në humbjen e Maqedonisë, Zvicra ndalet nga Sllovenia](https://www.koha.net/futboll/asistim-nga-bardhi-zvicra-ndalet-nga-sllovenia)

[Futboll.]() [Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0](https://www.koha.net/futboll/holanda-e-shkaterron-greqine-fiton-70)

[Botë.]() [Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA](https://www.koha.net/bote/ndalohen-te-gjitha-fluturimet-ne-shba)

[Botë.]() [Kallas: Rusia po ngre kurthe në negociatat për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/kallas-rusia-po-ngre-kurthe-ne-negociatat-per-ukrainen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zjarr i madh në Kroaci, dhjetëra të lënduar","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/zjarr-i-madh-ne-kroaci-dhjetera-te-lenduar","datePublished":"2026-08-14T09:18:40+02:00","dateModified":"2026-08-14T14:16:39+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":191,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"36 persona kanë pësuar lëndime nga një zjarr në qytetin Omis në Kroaci të enjten mbrëma. 14 prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët u liruan pas traj","url":"https://www.koha.net/rajon/zjarr-i-madh-ne-kroaci-dhjetera-te-lenduar","keywords":"kroaci, zjarr, zjarrfikes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/14/9784bb6b-0fe6-4ffe-b42c-de42ff9e9d6d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
