---
description: Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se Serbia nuk do të ketë sanksione apo pengesë në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian
title: Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/09/6f2f60aa-4e87-48be-8d4e-45c44a47a027.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë

![Putin-Vuciq](https://resources.koha.net/images/2025/May/09/6f2f60aa-4e87-48be-8d4e-45c44a47a027.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto nga vizita e Vuçiqit javë më parë në Rusi

- 10 maj 2025 16:40
- Shpërndaje në:

- 10 maj 2025 16:40
- Shpërndaje në:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se Serbia nuk do të ketë sanksione apo pengesë në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian për shkak të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë për paradën ushtarake në shënim të “Ditës së FitoreS”.

“Nuk do të ketë asnjë pengesë të integrimit evropian apo sanksione. Kjo do të shihet së shpejti. Mund të presim vetëm vazhdim të zhvillimeve”, ka thënë ai për televizionin publik serb.

Sipas Gjuriqit, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do ta vizitojnë së shpejti Serbinë dhe se ai pret që gjatë vizitës së tyre të ketë “forcim të raportesh me Brukselin”.

Duke komentuar vizitën e Vuçiqit në Moskë, Gjuriqi ka thënë se kjo ishte e rëndësishme për të forcuar pozicionin në politikën e jashtme për çështjen e Kosovës dhe për zhvillim ekonomik.

Edhe pse Serbia nuk pret masa ndaj saj për këtë vizitë, [vetë Kallasi ditë më parë u shpreh që “shtetet anëtare nuk e pranojnë lehtësisht”](https://www.koha.net/rajon/kallasi-per-viziten-e-vuciqit-ne-moske-shtetet-anetare-se-pranojne-lehtesisht-kete). E përfaqësues të Kosovës kanë thënë se kjo vizitë ka qenë sinjal që të ndalet politika ledhatuese karshi Serbisë.

[#Vladimir Putin](https://www.koha.net/tag/vladimir-putin) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#Marko Gjuriq](https://www.koha.net/tag/marko-gjuriq)

Artikuj të ngjashëm

- [Kolumne 15 maj 2025 Festa e Ditës së Evropës në Moskë](https://www.koha.net/kolumne/festa-e-dites-se-evropes-ne-moske)
- [![Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin](https://resources.koha.net/images/2025/May/09/6f2f60aa-4e87-48be-8d4e-45c44a47a027.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 9 maj 2025 Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin](https://www.koha.net/rajon/putin-vuciqi-erdhi-ne-moske-edhe-pse-u-perpoqen-ta-ndalnin)
- [![Kallasi për vizitën e Vuçiqit në Moskë: Shtetet anëtare s’e pranojnë lehtësisht këtë](https://resources.koha.net/images/2025/May/08/2b5b745c-503d-48fd-a991-4ea8d7f8a14e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 8 maj 2025 Kallasi për vizitën e Vuçiqit në Moskë: Shtetet anëtare s’e pranojnë lehtësisht këtë](https://www.koha.net/rajon/kallasi-per-viziten-e-vuciqit-ne-moske-shtetet-anetare-se-pranojne-lehtesisht-kete)
- [![Vuçiqi niset për në Moskë](https://resources.koha.net/images/2025/February/14/aae655a9-2c3e-409f-a4f2-81231932171f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 maj 2025 Vuçiqi niset për në Moskë](https://www.koha.net/rajon/vuciqi-niset-per-ne-moske)
- [![BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë](https://resources.koha.net/images/2024/March/26/7e4155f7-df12-498e-b0ee-05fd197995e9.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 24 pri 2025 BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë](https://www.koha.net/rajon/be-ja-reagon-lidhur-me-viziten-e-vuciqit-ne-moske)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/serbia-nuk-pret-qe-te-ndeshkohet-nga-be-ja-per-viziten-e-vuciqit-ne-moske","datePublished":"2025-05-10T16:40:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:03+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":227,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se Serbia nuk do të ketë sanksione apo pengesë në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian","url":"https://www.koha.net/rajon/serbia-nuk-pret-qe-te-ndeshkohet-nga-be-ja-per-viziten-e-vuciqit-ne-moske","keywords":"Vladimir Putin, Rusia, Serbia, Marko Gjuriq","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/09/6f2f60aa-4e87-48be-8d4e-45c44a47a027.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
