Mijëra njerëz kanë marrë pjesë të hënën në homazhet për Ratko Mlladiqin, komandantin e serbëve të Bosnjës, i cili vdiq në fund të gushtit, ndërsa po vuante dënim të përjetshëm për krime lufte.
Trupi i tij ishte vendosur në kishë për homazhe publike.
Kjo ndodhi ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian për të mos zhvilluar homazhe zyrtare për personin që u shpall fajtor për rastin e parë të gjenocidit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Njerëzit nisën të mbërrinin herët në kishën e vogël ortodokse serbe të Shën Lukës në Beograd për të nderuar Mlladiqin, i cili ende konsiderohet hero nga shumë serbë.
Kapelja ushtarake e Mlladiqit dhe shpata e tij ishin vendosur mbi arkivol, i cili rrethohej nga ushtarë serbë të veshur me uniforma ushtarake.
Shumë serbë e konsiderojnë Mlladiqin hero, pavarësisht dënimit të tij për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga gjykata e Kombeve të Bashkuara.