---
description: Bashkimi Evropian ka pezulluar fondin e Planit të Rritjes për Serbinë, ka bërë të ditur komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos.Ajo ka akuzuar Serbinë për r
title: BE-ja ia pezullon milionat Serbisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/22/0648e1d9-3f37-45f9-bcd2-a2a1196efb81.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# BE-ja ia pezullon milionat Serbisë

![Vuçiq](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/0648e1d9-3f37-45f9-bcd2-a2a1196efb81.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 1 maj 2026 16:14
- Shpërndaje në:

- 1 maj 2026 16:14
- Shpërndaje në:

Bashkimi Evropian ka pezulluar fondin e Planit të Rritjes për Serbinë, ka bërë të ditur komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos.

Ajo ka akuzuar Serbinë për regres në reformat gjyqësore, ka raportuar “France Presse” të premten.

Deklarata u dha gjatë një konference në Zvicër, pasi Parlamenti i Serbisë miratoi reformat në gjyqësor pa u konsultuar fare me prokurorinë, gjykatat, BE-në apo ekspertë të tjerë.

Sipas kritikëve të vendimeve, të miratuara në janar, thonë se ajo u jep kryetarëve të gjykatave autoritet mbi gjyqtarët dhe e eliminon garancinë për sistem të pavarur të drejtësisë, duke nxitur shqetësime në BE dhe Këshill të Evropës.

“Për momentin i kemi suspenduar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes sepse ka pasur hap prapa në fushën e drejtësisë”, ka thënë ajo kur është pyetur për Serbinë. “Derisa kjo të përmirësohet, nuk do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë mbështetjen e BE-së”, ka thënë ajo gjatë fjalimit në Universitetin e Freiburgut në Zvicër.

[Edhe ![Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes](https://resources.koha.net/images/2025/December/02/7eae14de-456f-45cb-a3c5-f921431df64a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 16 kor 2026 Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kosova-dorezon-raportin-per-zbatimin-e-reformave-nga-plani-i-rritjes-1)

Edhe Komisioni i Venecias ka vlerësuar se me ndryshimet në ligjet për gjyqësorin në Serbi janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë. Ai dha 9 rekomandime që BE-ja pret të zbatohen nga Serbia.

Serbia ka të drejtë në gati 1.6 miliardë euro për periudhën trivjeçare 2024-2027 nga Plani i Rritjes.

Serbia nga kësti i parë ka marrë 61.1 milionë euro apo pak mbi gjysmën e shumës së synuar për shkak se nuk i ka përmbushur të gjitha reformat e planifikuara. Deri tash ky shtet ka marrë 167 milionë euro.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është iniciativë e Bashkimit Evropian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë. BE-ja i ka ndarë 6 miliardë euro për këtë program për periudhën 2024-2027.

Edhe Kosova rrezikon të humbë miliona euro të planifikuara nga Plani i Rritjes, nëse deri në fund të qershorit të këtij viti nuk i përmbush hapat në reforma.

Marta Kos ka konfirmuar ditë më pare në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian se u ka dërguar letër të gjitha gjashtë vendeve të rajonit ku ka tërhequr vërejtjen për nevojën që t’i përshpejtojnë reformat në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e parapara nga Plani i Rritjes.

Nga BE-ja kanë rikujtuar se afati gri për hapat të cilat është dashur të përmbushen në mesin e vitit 2025, skadon me 30 qershor të këtij viti. E nëse afatet nuk respektohen partnerët rrezikojnë të humbin mbi 700 milionë euro së bashku.

Kosova sapo ka nisur javën e shkuar të marrë pagesat e para nga parafinancimi nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Edhe këto mjete të para për Kosovën nisën të paguhen pas shumë vonesave të shkaktuara nga ngërçi politik në vitin 2025 në Kosovë, kur nuk kishte mundësi për ratifikim të marrëveshjeve për kredi dhe mjete mes Kosovës dhe BE-së në Kuvendin e Kosovës. Sipas një përllogaritjeje, Kosova në qershor do të humbë 68.8 milionë euro.

[Edhe ![Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/da838e6b-62d7-4268-8083-1ced81148eb0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 15 kor 2026 Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kosova-ka-humbur-shume-para-te-be-se-pyetja-eshte-sa)

Sipas një tabele për monitorimin e përmbushjes së kushteve nga Plani i Rritjes, Kosova nuk e ka përmbushur asnjë nga 111 hapat e paraparë me këtë plan.

Nga Plani i Rritjes Kosova parashihej të përfitonte rreth 880 milionë euro.

[#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#Marta Kos](https://www.koha.net/tag/marta-kos) [#plani i rritjes](https://www.koha.net/tag/plani-i-rritjes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa](https://resources.koha.net/images/2025/August/12/131d8dbc-57ed-470c-afe1-3934bf2c9e96.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 kor 2026 Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa](https://www.koha.net/arberi/skadon-afati-per-raportim-per-reformat-nga-plani-i-rritjes-kosova-ka-humbur-shume-para-pyetja-eshte-sa)
- [![Kosova deri në fund të vitit rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes](https://resources.koha.net/images/2025/November/28/daa3396d-690d-4a76-be9b-fa211f30ce7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 maj 2026 Kosova deri në fund të vitit rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes](https://www.koha.net/arberi/kosova-deri-ne-fund-te-vitit-rrezikon-te-humbe-mbi-250-milione-euro-nga-plani-i-rritjes)
- [![Kosova rrezikon të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor](https://resources.koha.net/images/2025/December/02/7eae14de-456f-45cb-a3c5-f921431df64a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 pri 2026 Kosova rrezikon të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor](https://www.koha.net/arberi/kosova-rrezikon-seriozisht-te-humbe-688-milione-euro-te-be-se-ne-qershor)

[Botë.]() [Vance po udhëheq përpjekjet e fshehta për një marrëveshje të re me Iranin](https://www.koha.net/bote/vance-po-udheheq-perpjekjet-e-fshehta-per-nje-marreveshje-te-re-me-iranin)

[Kronikë.]() [Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-person-ne-prishtine-dyshohet-per-rreth-14-raste-te-vjedhjeve-te-renda)

[Arbëri.]() [Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në shërbim të paqes](https://www.koha.net/arberi/perkujtohen-14-ushtaret-britanike-qe-humben-jeten-ne-sherbim-te-paqes)

[Botë.]() [Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi](https://www.koha.net/bote/evropianet-do-te-marrin-pjese-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dabi)

[Futboll.]() [Mbyllet baras pjesa e parë në “Bajram Aliu”](https://www.koha.net/futboll/drenica-barazon-shifrat-ndaj-drites)

[Futboll.]() [Prishtina dyfishon shifrat, shënon Diatta](https://www.koha.net/futboll/prishtina-ne-epersi-ndaj-vushtrrise-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BE-ja ia pezullon milionat Serbisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/be-ja-ia-pezullon-milionat-serbise","datePublished":"2026-05-01T16:14:15+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:04+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":621,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bashkimi Evropian ka pezulluar fondin e Planit të Rritjes për Serbinë, ka bërë të ditur komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos.Ajo ka akuzuar Serbinë për r","url":"https://www.koha.net/rajon/be-ja-ia-pezullon-milionat-serbise","keywords":"bashkimi evropian, Serbia, Marta Kos, plani i rritjes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/22/0648e1d9-3f37-45f9-bcd2-a2a1196efb81.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
