---
description: Përfaqësuesja e Marokut ka marrë pikë ndaj Argjentinës në nisje të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris. Maroku të mërkurën gjatë ditës ishte në epërsi d
title: Argjentina shmang humbjen në minutat shtesë
image: https://resources.koha.net/images/2024/July/24/edd18ef8-6e49-4b78-a141-3115602005dd.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Paris 2024

# Argjentina shmang humbjen në minutat shtesë

![Argjentina](https://resources.koha.net/images/2024/July/24/edd18ef8-6e49-4b78-a141-3115602005dd.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 korrik 2024 17:17
- Shpërndaje në:

- 24 korrik 2024 17:17
- Shpërndaje në:

Përfaqësuesja e Marokut ka marrë pikë ndaj Argjentinës në nisje të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris. 

Maroku të mërkurën gjatë ditës ishte në epërsi deri në fund 2:1, në ndeshjen që u zhvillua në Saint-Etienne dhe i takoi Grupit B.

Por argjentinasit barazuan në minutën e 16-të të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar, 2:2.     
Sulmuesi Soufiane Rahimi i shënoi të dy golat për marokenët. 

Të parin e realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me asistim të Achraf Hakimit.   
Rahimi realizoi për 2:0 në minutën e 51-të, nga penalltia. 

Për Argjentinën shifrat i ngushtoi sulmuesi Giuliano Simeone, në minutën e 68-të, ndërsa golin e barazimit e realizoi Cristian Medina i Boca Juniorsit. 

[Edhe ![Maroku fiton medaljen historike në Olimpiadë](https://resources.koha.net/images/2024/August/08/e18fcce7-0bef-432a-acfc-b871996b84e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Paris 2024 8 gus 2024 Maroku fiton medaljen historike në Olimpiadë](https://www.koha.net/paris-2024/maroku-fiton-medaljen-historike-ne-olimpiade)

Për përfaqësueset e futbollit në Olimpiadë, vetëm tre lojtarë janë mbi moshën 23-vjeçare. Tek Argjentina janë ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez, ai i Benficas, Nicolas Otamendi dhe portieri 32-vjeçar i Ajaxit, Geronimo Rulli. 

Përveç 25-vjeçarit Hakimit të PSG-së dhe Rahimit 28-vjeçar që është pjesë e Al Ainit, te Maroku është edhe portieri 35-vjeçari Munir.

[#Argjentina](https://www.koha.net/tag/argjentina) [#MAROKU](https://www.koha.net/tag/maroku) [#lojerat olimpike](https://www.koha.net/tag/lojerat-olimpike) [#parisi 2024](https://www.koha.net/tag/parisi-2024)

Artikuj të ngjashëm

- [![Start kaotik i futbollit olimpik, Maroku fiton ndaj Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2024/July/24/1acb1881-190a-4f16-a03b-821ce2395e77.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Paris 2024 24 kor 2024 Start kaotik i futbollit olimpik, Maroku fiton ndaj Argjentinës](https://www.koha.net/paris-2024/start-kaotik-i-futbollit-olimpik-maroku-fiton-ndaj-argjentines)
- [![E pabesueshme, Argjentinës i anulohet goli pas dy orësh, fiton Maroku](https://resources.koha.net/images/2024/July/24/d5ab84ae-20d1-44ce-a0dd-f6f2007d6dc7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Paris 2024 24 kor 2024 E pabesueshme, Argjentinës i anulohet goli pas dy orësh, fiton Maroku](https://www.koha.net/paris-2024/e-pabesueshme-argjentines-i-anulohet-goli-pas-dy-oresh-fiton-maroku)
- [![Telashe në nismë të Lojërave Olimpike, argjentinasit largohen me vrap](https://resources.koha.net/images/2024/July/24/6d53d781-9e81-4d6b-8a3b-32adc535450e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Paris 2024 24 kor 2024 Telashe në nismë të Lojërave Olimpike, argjentinasit largohen me vrap](https://www.koha.net/paris-2024/telashe-ne-nisme-te-lojerave-olimpike-argjentinasit-largohen-me-vrap)
- [![Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/21992ee7-2ffd-4258-b03c-71471c5176fd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 15 kor 2026 Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht](https://www.koha.net/boterori-2026/argjentina-me-rikthim-mahnites-per-finalen-e-dyte-rresht)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Argjentina shmang humbjen në minutat shtesë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/paris-2024/argjentina-shmang-humbjen-ne-minutat-shtese","datePublished":"2024-07-24T17:17:16+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:55:03+02:00","articleSection":"Paris 2024","wordCount":203,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Përfaqësuesja e Marokut ka marrë pikë ndaj Argjentinës në nisje të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris. Maroku të mërkurën gjatë ditës ishte në epërsi d","url":"https://www.koha.net/paris-2024/argjentina-shmang-humbjen-ne-minutat-shtese","keywords":"Argjentina, MAROKU, lojerat olimpike, parisi 2024","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/July/24/edd18ef8-6e49-4b78-a141-3115602005dd.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
