---
description: “The Albanian Virgin” apo “Virgjëresha shqiptare”, titullohet filmi i ri shqiptar i...
title: “Virgjëresha shqiptare”, një film i ri që premton shumë
image: https://resources.koha.net/images/2021/October/18/RINA1634563655.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

NËPËR FILM

# “Virgjëresha shqiptare”, një film i ri që premton shumë

- Nga: [Edona Binaku](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles) [![Edona Binaku](https://resources.koha.net/author/2020/September/02/ALI_82671599050246.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles)
- 18 tetor 2021 17:26
- Shpërndaje në:

- Nga: [Edona Binaku](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles) [![Edona Binaku](https://resources.koha.net/author/2020/September/02/ALI_82671599050246.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles)
- 18 tetor 2021 17:26
- Shpërndaje në:

“The Albanian Virgin” apo “Virgjëresha shqiptare”, titullohet filmi i ri shqiptar i cili premierën botërore e shënoi në kuadër të edicionit të sivjetmë të Festivalit prestigjioz të filmit në Varshavë.

Me regji të regjisorit shqiptar, Bujar Alimani, ky projekt në rolin protagonist e sjell aktoren nga Kosova, Rina Krasniqi. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Nëpër Film”, me ç’rast ndau më shumë informata dhe hollësi rreth rolit të saj dhe filmit në përgjithësi.

“Është vërtetë një punë e madhe që e kemi bërë të gjithë si ekip dhe si produksion. Mezi kemi pritur që ta kemi premierën e filmit e aq më pak ku kjo ndodhi në një festival prestigjioz të kategorisë A, siç është festivali i Varshavës. Është një ndjenjë jashtëzakonisht përmbushëse, shumë e ngrohtë, me dashuri dhe unë ende po ndihem e emocionuar për këtë”, tha Krasniqi.

“Roli kryesor i Luanës, pra personazhi të cilin unë e luaj në film është një person aq kompleks e i thellë, dhe filmi në esenë trajton shumë çështje dualiste, njësoj sikurse transformimi i Luanës në karakter, në kontekstin e një vajze super femërore nga një fshat rural në Malësi, e cila më pas bëhet burrneshë. Në thelb filmi ngërthen në vete shumë dinamika tjera. Pra, është një histori dashurie e cila nuk mund të manifestohet në mënyrën e duhur, pastaj e kemi hakmarrjen, gjakmarrjen, familjen dhe nderin, që është gjëja kryesore dhe motivi më primarë në Kanun”, shtoi tutje aktorja.

Ndër të tjera, Rina tregoi se i gjithë ekipi para dhe prapa kamerave, e në veçanti regjisori Alimani, kanë punuar me shumë pasion për realizimin e këtij filmi.

[Edhe ![“Virgjëresha shqiptare” i kthehet Kosovës në kërkim të dashurisë](https://resources.koha.net/images/2023/April/27/Virgjeresha_11682575582.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 27 pri 2023 “Virgjëresha shqiptare” i kthehet Kosovës në kërkim të dashurisë](https://www.koha.net/kulture/virgjeresha-shqiptare-i-kthehet-kosoves-ne-kerkim-te-dashurise)

“Bujari e ka trajtuar gjithë projektin me mish dhe shpirt njësoj edhe producentja e filmit, Anita Elsani, sepse është një projekt në të cilin kanë punuar dhjetë vjet për ta realizuar. Edhe skenaristja e filmit e cila është gjermane, Katja Kittendorf, ka bërë dhjetë vjet për ta shkruar këtë histori. Pra, për ta është një projekt i pasionit, shpirtit dhe zemrës. Prandaj kur ta besojnë një karakter të tillë i cili e ka barrën e përçimit të gjithë storjes dhe mesazhit në thelb, me të gjitha dinamikat që i ngërthen në vete, natyrisht se është një përgjegjësi e madhe”.

Përveç protagonistes Rina Krasniqi, në film luajnë edhe disa aktorë të shquar shqiptarë e kosovarë, si Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku, Alban Ukaj, Lum Veseli, Viktor Zhusti, Nik Xhelilaj, Lulzim Zeqja, Igli Zarka, Jonida Vokshi, Gezim Rudi dhe të tjerë.

gjithë e kemi pasur një kimi dhe një energji elitare, shumë të ngritur, të dashur dhe gjithmonë i kemi ndihmuar njëri-tjetrit, kemi bërë debate dhe bisedime të gjata për sa i përket familjeve që i luajmë në film dhe marrëdhënieve që i kemi mes vete. Pra, ka qenë një ndjenjë vërtetë fantastike”.

Në fund aktorja tregoi se rrugëtimi i filmit “Virgjëresha shqiptare” sapo ka filluar, dhe shumë shpejtë do të prezantohet edhe për filmdashësit në Kosovë.

“Në momentin kur kthehet filmi në shtëpinë e vet mezi e presim të gjithë. Është një ndjenjë krenarie dhe shumë shpejtë do ta kemi premierën e tij edhe në Kosovë. Fatkeqësisht ende nuk i di datat e sakta se kur do të ndodhë, por ajo është më shumë përgjegjësi e producentëve të cilët vendosin për këtë gjë. Por shumë shpejt do të shfaqet edhe në vendin tonë”.

[Edhe ![“Virgjëresha shqiptare” në pushtimin e kinemave gjermane](https://resources.koha.net/images/2023/February/08/Virgjeresha1675841121.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 8 shk 2023 “Virgjëresha shqiptare” në pushtimin e kinemave gjermane](https://www.koha.net/kulture/virgjeresha-shqiptare-ne-pushtimin-e-kinemave-gjermane)

Gjatë fundjavës, “Virgjëresha shqiptare”, bashkëprodhim i Gjermanisë, Belgjikës, Kosovës dhe Shqipërisë, e fitoi Çmimin Special të Jurisë në kategorinë kryesore dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike në Festivalit ndërkombëtarë të filmit në Varshavë.

Festivali i cili sivjet e shënoi edicionin e 37-të, u mbajt në formatin tradicional nga 8 deri më 17 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- [![“Virgjëresha shqiptare” zbërthen traditën e sakrifikimit të grave](https://resources.koha.net/images/2022/September/25/Virgjeresha1664141836.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 26 sht 2022 “Virgjëresha shqiptare” zbërthen traditën e sakrifikimit të grave](https://www.koha.net/kulture/virgjeresha-shqiptare-zberthen-traditen-e-sakrifikimit-te-grave)
- [![“Virgjëresha shqiptare” pret çmimin e Festivalit të Filmit në Cabourg](https://resources.koha.net/images/2022/June/19/VirgjereshaShqiptare1655619339.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 19 qer 2022 “Virgjëresha shqiptare” pret çmimin e Festivalit të Filmit në Cabourg](https://www.koha.net/shtojca-kulture/virgjeresha-shqiptare-pret-cmimin-e-festivalit-te-filmit-ne-cabourg)
- [![“Virgjëresha shqiptare” në kinematë e Gjermanisë](https://resources.koha.net/images/2023/February/10/rina1676024213.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) EXPRESS 10 shk 2023 “Virgjëresha shqiptare” në kinematë e Gjermanisë](https://www.koha.net/express-ktv/virgjeresha-shqiptare-ne-kinemate-e-gjermanise)

[Showbiz.]() [Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween](https://www.koha.net/showbiz/heidi-klum-shnderrohet-ne-nje-dore-te-prere-per-25-vjetorin-e-festes-se-halloeeen-it)

[Showbiz.]() [Dua Lipa zbulon mesazhet sekrete të qëndisura në fustanin e saj të nusërisë](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-zbulon-mesazhet-sekrete-te-qendisura-ne-fustanin-e-saj-te-nuserise)

[Shtojca për Kulturë.]() [Revolta si pasojë e pamundësisë së përvetësimit të demokracisë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/revolta-si-pasoje-e-pamundesise-se-pervetesimit-te-demokracise)

[Botë.]() [Irani dëmtoi 26 baza amerikane në Lindjen e Mesme, shkatërrimet kapin miliarda dollarë](https://www.koha.net/bote/irani-demtoi-26-baza-amerikane-ne-lindjen-e-mesme-shkaterrimet-kapin-miliarda-dollare)

[Kronikë.]() [Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë](https://www.koha.net/kronike/gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-nje-dite-ne-kosove)

[Shtojca për Kulturë.]() [Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 1 nëntor 2026](https://www.koha.net/shtojca-kulture/tekstet-e-shtojces-per-kulture-te-kohes-ditore-1-nentor-2026)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Virgjëresha shqiptare”, një film i ri që premton shumë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/neper-film-ktv/virgjeresha-shqiptare-nje-film-i-ri-qe-premton-shume","datePublished":"2021-10-18T17:26:28+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:45:06+02:00","articleSection":"NËPËR FILM","wordCount":678,"author":[{"@type":"Person","name":"Edona Binaku","url":"https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"“The Albanian Virgin” apo “Virgjëresha shqiptare”, titullohet filmi i ri shqiptar i...","url":"https://www.koha.net/neper-film-ktv/virgjeresha-shqiptare-nje-film-i-ri-qe-premton-shume","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/October/18/RINA1634563655.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
