Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Militär

Fury – Joshua është afër, por ka edhe disa pengesa për t’i kapërcyer

Tyson Fury - Anthony Joshua

Meçi i shumëpritur i kategorisë së rëndë mes britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua është pranë, pas fitoreve që dy boksierët i shënuan fundjavën e kaluar. Ishin vlerësuar meçe ngrohëse, por që nuk kaluan pa dramë.

Fury e mposhti të premten 46-vjeçarin Mariusz Wach në Tajlandë. Joshua u përball me Kristian Prengën të shtunën në Arabi Saudite dhe pritej fitore e lehtë e britanikut. Por Prenga e rrëzoi Joshuan pas vetëm 20 sekondash dhe më pas edhe një herë në raundin e parë. Joshua u kthye për fitore me nokaut në raundin e dytë.

Ndeshja më e madhe e boksit britanik është në rrugën e duhur, shkruan BBC.

Të dy pritet t’i fitojnë nga rreth 100 milionë dollarë, kështu që ka nxitim për të finalizuar marrëveshjen.

Por ka edhe pengesa për të kapërcyer.

ebenfalls Fury dominiert Makhmudov und sucht Kampf gegen Joshua Militär Fury dominiert Makhmudov und sucht Kampf gegen Joshua

E kryer – Hearn thotë se meçi do të realizohet

Shumë prisnin që Fury të fluturonte nga Tajlanda në Arabinë Saudite për një përballje jashtë ringut pas një fitoreje të Joshuas. Por kjo nuk ndodhi. Befasisht, e vetmja herë që ata kanë ndarë ndonjëherë ringun ishte gjatë një seance sparingu në klubin e boksit amator, Finchley, në vitin 2010.
Promotori i Joshuas, Eddie Harn, nguli këmbë se meçi i shumëpritur do të realizohet.
“E kryer. Ne nënshkruam një kontratë ligjërisht të detyrueshme rreth tre muaj më parë”, tha Hearn.
“Netflix” pritet ta transmetojë ndeshjen për më shumë se 325 milionë abonentë. Por pyetja më e madhe pa përgjigje është kur dhe ku.

Pritjet – në New York në nëntor

“Madison Square Garden” në New York është prej opsioneve kryesore. Oranizatorët sauditë kërkojnë ta rrisin maksimalisht atraktivitetin e ngjarjes në Amerikë.

Tifozët britanikë duan që ndeshja të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht në Wembley.
Shefi i boksit saudit, Turki Alalshikh, më parë ka sugjeruar se nëse ndeshja do të organizohet në Britani, ajo do të duhej të fillonte në orët e para të mëngjesit për t’iu përshtatur audiencës fitimprurëse televizive amerikane.

Nuk do të ishte hera e parë. Ndeshja e Ricky Hattonit kundër Kostya Tszyut në Manchester në vitin 2005 filloi rreth orës dy të mëngjesit. Ishin edhe disa meçe tjera që filluan pas mesnatës.

AJ e dëshiron meçin në Wembley

Joshua dhe Fury kanë nënshkruar kontrata të ndara me Alalshikh, i cili po e financon supermeçin.
Hearn ngul këmbë se marrëveshja e tyre është që lufta të zhvillohet në Britani.

“Ne insistuam që kjo ndeshje të ishte në Mbretërinë e Bashkuar. E di që AJ ndonjëherë dëshiron të jetë paqeruajtës, por realiteti është se ai më tha: ‘E dua ndeshjen në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është meç britanik’. Pajtohem plotësisht”, ka theksuar promotori Hearn.

“Do të bisedonim, por e vetmja mënyrë që ndeshja të mos zhvillohet në Angli është nëse unë dhe Anthony Joshua pajtohemi, sepse kemi një kontratë ligjërisht të detyrueshme”.

Joshua gjithashtu e bëri të qartë preferencën pas fitores ndaj Prengës.

“Nuk do të prisja që të zhvillohej në Tottenham apo në Cardiff. Thjesht është ajo histori kur mendon për Wembley”, ka boksieri.

ebenfalls Fury gewinnt Kampf in Thailand Militär Fury gewinnt Kampf in Thailand

Hearn tha se nëse sauditët vendosin për SHBA, atëherë kontrata duhet të rinegociohet.

A është Fury – Joshua ende meç i madh

Për disa meçi vjen me disa vjet vonesë.

Tifozët donin që Fury dhe Joshua të përballeshin kur të dy ishin kampionë bote dhe në kulmin e karrierës, e jo pas shumë vjetësh negociata, bisedimeve të dështuara dhe humbjeve. Edhe superndeshje të tjera, përfshirë fitoren e Floyd Mayweather ndaj Manny Pacquiao në vitin 2015 dhe humbja e Amir Khan nga Kell Brooks në vitin 2022, vlerësohet se u zhvilluan me vonesë.
Nga ana komerciale, Fury kundër Joshuas mbetet meç gjigant. Nokauti i Joshuas ndaj Jake Paul e prezantoi atë te një audiencë më e gjerë amerikane, larg përtej tifozëve tradicionale të boksit. Fury ka bërë numër të madh ndjekësish përmes paraqitjeve në WWE, trilogjinë me Deontay Wilder dhe serialin e tij në “Netflix”.

Fury dhe Joshua janë dy prej personaliteteve më të mëdha sportive të Britanisë. Për tifozët e zakonshëm në gjithë botën kjo është arsye e mjaftueshme për të mbushur arenën dhe për të përcjellë meçin në transmetim.

Favoriten

Rikthimi ndaj Prengës ishte një nga paraqitjet më të guximshme në karrierën e Joshuas. Por po ashtu nxori në pah dobësitë e njohura. I rrëzuar dy herë nga një boksier i kategorisë së rëndë që po paraqitej për herë të parë në nivelin më të lartë, Joshua disi u rikuperua dhe arriti fitore me nokaut. Por meçi u realizua në rrethana jo shumë të zakonshme.

Ai po boksonte për herë të parë që kur i mbijetoi një aksidenti në Nigeri që la të vdekur dy prej shokëve më të mirë të tij, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele.

Rezultatet dhe paraqitjet e fundit të Joshuas ngjallin habi, vazhdon shkrimi BBC. Që nga viti 2023, Joshua ka mposhtur Otto Wallinin, ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou, yllin e “YouTube”, Jake Paul dhe Prengën.

Herën e fundit kur u përball me boksier të nivelit të lartë, pësoi humbje me nokaut të dëmshëm nga Daniel Dubois.

As Fury nuk është dukur i paprekshëm. Përpara se ta mposhtte lehtësisht Wachun, ai fitoi me pikë ndaj Arslanbek Makhmudov në prill. Por më herët i kishte dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk. Fitorja me vendim të ndarë të gjyqtarëve ndaj Ngannou në vitin 2023, erdhi pasi u rrëzua nga ylli i MMA.

ebenfalls Ein albanischer Boxer fordert Anthony Joshua heraus. Militär Ein albanischer Boxer fordert Anthony Joshua heraus.

Dhe ndoshta pyetja nuk është më se kush është më i miri i kategorisë së rëndë, por kush prej tyre ka rënë më pak.

Joshua ende e ka fuqinë për nokaut, por lëvizjet e Furyt, intelegjenca në ring dhe përshtatshmëria e bëjnë atë favorit.