---
description: Vaj ulliri me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim....
title: Vaj ulliri dhe speca djegës për shëndet të mirë
image: https://resources.koha.net/images/2019/July/01/mjalt-spec-flickr1561996464.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Vaj ulliri dhe speca djegës për shëndet të mirë

![Foto: Flickr](https://resources.koha.net/images/2019/July/01/mjalt-spec-flickr1561996464.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 korrik 2019 19:55
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 1 korrik 2019 19:55
- Shpërndaje në:

Vaj ulliri me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim.

Vaji djegës përdoret edhe në gatimet me oriz, makarona apo fruta deti. Ai është shumë i mirë edhe për kavërdisje.

Në vijim do të mësoni sa e lehtë është përgatitja e këtij vaji dhe disa prej vlerave shëndetësore që ai ofron.

**Pesë vlerat fantastike të vajit pikant:**

**1. Burim proteinash**

[Edhe ![Përfitimet shëndetësore nga specat](https://resources.koha.net/images/2024/July/08/67218ef4-1157-43f4-821c-b5158d74bec1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 kor 2024 Përfitimet shëndetësore nga specat](https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-shendetesore-nga-specat)

Çdo 100 gramë të specit djegës përmban 1 gramë proteinë. Kur konsumoni shumë proteinë, trupi është automatikisht i mbrojtur nga humbja e masës muskulare, dobësia e imunitetit, problemet me frymëmarrjen.

Proteina ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak, forcon muskujt, enët e gjakut dhe rregullon sistemin nervor.

**2. Vitamina D**

Specat djegës janë plot me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitaminë D që mbron organizmin nga sëmundja e Alzhaimerit dhe dobësia e eshtrave.

Vaji me speca djegës ofron vitaminë A, E dhe K dhe i jep trupit një sërë përfitimesh. Ky vaj është i dobishëm për eshtrat.

Ai përmban edhe antioksidantë që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dhëmbëve, sistemin imunitar, ndarjen e qelizave dhe riprodhimin. Vitamina K ndihmon edhe kundër mpiksjes së gjakut.

**3. Hekuri**

Vaji me speca djegës përmban hekur. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur parandalon një sërë sëmundjesh siç është anemia.

Këto ushqime të ndihmojnë të ndiesh më i qetë dhe parandalojnë lodhjen dhe drobitjen. Pamjaftueshmëria e hekurit shkakton anemi, kollë dhe probleme të tjera.

**4. I bën mirë zemrës**

[Edhe ![Përfitimet shëndetësore nga vaji i arrave](https://resources.koha.net/images/2026/April/05/feea4abe-92ac-427c-a4e3-397d27e877a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 19 pri 2026 Përfitimet shëndetësore nga vaji i arrave](https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-shendetesore-nga-vaji-i-arrave)

Një tjetër vlerë e shtuar e vajit pikant është aftësia për tu përkujdesur për sistemin kardiovaskular. Ky vaj përmban një substancë që quhet kapsanthinë, që ndonëse në sasi të vogla ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës.

**5. Vitamina C**

Vaji me speca djegës përmban vitaminë C që mbron kundër goditjeve në tru, sëmundjeve koronare dhe problemeve të tjera me sistemin kardiovaskular. Vitamina C pakëson kohëzgjatjen e të ftohtit dhe ndikimin e tij në organizëm.

Vaj me speca djegës i përgatitur në shtëpi:

**Përbërësit:**

• 1 filxhan vaj ulliri;

• 2 lugë çaji me grimca të specave djegës;

• 2 ose 3 speca djegës të thatë e të plotë.

**Udhëzimet:**

• Ngrohni dy lugë gjelle me vaj në një tenxhere në një nxehtësi mesatare. Shtoni grimcat e specit djegës dhe gatuajini për 1 minutë duke i përzier vazhdimisht. Nëse grimcat marrin ngjyrë kafe, atëherë e keni tepruar me kavërdisjen dhe duhet t’ia nisni nga e para.

[Edhe ![Përbërësi ushqimor që mund të përmirësojë shëndetin e trurit](https://resources.koha.net/images/2025/January/31/31823ff9-16d0-40c7-bac1-b2a016e3f1d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 31 jan 2025 Përbërësi ushqimor që mund të përmirësojë shëndetin e trurit](https://www.koha.net/lifestyle/perberesi-ushqimor-qe-mund-te-permiresoje-shendetin-e-trurit)

• Shtoni pjesën e mbetur të vajit në tenxhere. Ngroheni vajin por mos e përvëloni atëeuml;. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit.

• Ruajeni në një shishe ose kavanoz qelqi. Tundeni kavanozin herë pas here që grimcat e specit djegës të shpërbëhen në mënyrë të njëtrajtshme./agroweb

Artikuj të ngjashëm

- [![A mund ta ndihmojnë erëzat organizmin që të jetë më i shëndetshëm?](https://resources.koha.net/images/2024/November/11/1424cb8c-5826-4707-9887-6da4143d4f8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 11 nën 2024 A mund ta ndihmojnë erëzat organizmin që të jetë më i shëndetshëm?](https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-ta-ndihmojne-erezat-organizmin-qe-te-jete-me-i-shendetshem)
- [![Vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit për shëndetin](https://resources.koha.net/images/2024/November/03/190f13eb-4ff0-4592-9197-ff0b3579f08d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 3 nën 2024 Vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit për shëndetin](https://www.koha.net/lifestyle/vlerat-e-jashtezakonshme-te-farave-te-specit-per-shendetin-1)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Jashari nuk ka për qëllim të bëhet Xhaka 2.0](https://www.koha.net/futboll/jashari-nuk-ka-per-qellim-te-behet-xhaka-20)

[Basketboll.]() [Vëllaznimi shokon Pejën në “Karagaçi”](https://www.koha.net/basketboll/vellaznimi-shokon-pejen-ne-karagaci)

[Arbëri.]() [Bushati: Protestat në Shqipëri synojnë një Shqipëri krejt tjetër, jo vetëm rrëzimin e Ramës](https://www.koha.net/arberi/bushati-protestat-ne-shqiperi-synojne-nje-shqiperi-krejt-tjeter-jo-vetem-rrezimin-e-rames)

[Shtojca për Kulturë.]() [Etika e arsyes brenda një diskutimi](https://www.koha.net/shtojca-kulture/etika-e-arsyes-brenda-nje-diskutimi)

[Arbëri.]() [Bushati: Politika shqiptare nuk e njeh Serbinë, raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar](https://www.koha.net/arberi/bushati-politika-shqiptare-nuk-e-njeh-serbine-raporti-i-ngushte-tirane-beograd-eshte-i-gabuar)

[Sporte të tjera.]() [Vetëm humbje “evropiane” për Samadrexhën e Istogun](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/vetem-humbje-evropiane-per-samadrexhen-e-istogun)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vaj ulliri dhe speca djegës për shëndet të mirë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/vaj-ulliri-dhe-speca-djeges-per-shendet-te-mire","datePublished":"2019-07-01T19:55:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T03:10:04+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":515,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Vaj ulliri me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim....","url":"https://www.koha.net/lifestyle/vaj-ulliri-dhe-speca-djeges-per-shendet-te-mire","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/July/01/mjalt-spec-flickr1561996464.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
