Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Lifestyle

Lebensmittel, die den Knoblauchgeruch nach dem Verzehr beseitigen können

Knoblauch

Era që fitohet nga konsumimi i hudhrave mund të bëjë shumë njerëz që mos ta hanë këtë ushqim. Por, ekzistojnë lëndë ushqyese që mund ta zbusin apo pakësojnë kundërmimin. 

Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje më të lartë të yndyrës ose proteinave mund të ndihmojë që hudhra të konsumohet pa merakun se do të kundërmoni erë.

Sipas studimit të publikuar nga “Molecules”, kosi i thjeshtë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së hudhrës kur konsumohet menjëherë pas ngrënies.

Kosi përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në mbulimin e shijeve.

Kosi ishte 99% efektiv në dearomatizimin e aromave pikante të përfshira në studim. 

Sipas studimit, meqë kosi, sidomos ai grek, ka përmbajtje më të lartë proteinash, mund të jetë më efektiv të maskohet aroma e hudhrës, por duhen më shumë kërkime për të mbështetur pretendimin.