---
description: Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme.Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.Eksp
title: Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/04/c68f2444-aa0e-4f1e-9537-76a797a39508.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm

![akull](https://resources.koha.net/images/2025/June/04/c68f2444-aa0e-4f1e-9537-76a797a39508.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 qershor 2025 20:02
- Shpërndaje në:

- 4 qershor 2025 20:02
- Shpërndaje në:

Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme.

Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.

Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë.

Djersitja ka një rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë.

Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.

[Edhe ![Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia](https://resources.koha.net/images/2026/July/03/d8e129f4-5d30-4e5a-89c7-031c478f63df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 4 kor 2026 Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia](https://www.koha.net/lifestyle/si-te-dalloni-stresin-nga-nxehtesia-lodhjen-nga-nxehtesia-dhe-sulmin-nga-nxehtesia)

Kontraktimet e muskujve, përtharja dhe skuqja e lëkurës janë gjithashtu dy sinjale që tregojnë se duhet të futeni sa më parë në ambient të kondicionuar.

Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit  dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.

**Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë**

Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje shumë e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupit.

Ekspertët thonë që kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapeni rubinetin dhe vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm.

Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.

[Edhe ![IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin](https://resources.koha.net/images/2019/July/03/auto_moti_diell_nxeht_nxehte_-_koha14967303991562152778.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 qer 2026 IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-ja-apel-per-kujdes-gjate-temperaturave-te-larta-pini-uje-dhe-shmangni-dehidratimin)

Një mënyrë e tillë do të ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve dhe krahëve.

Më pas gjaku do të qarkullojë në të gjithë trupin duke e mbajtur atë të freskët për rreth një orë.

**Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës**

Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.

Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta.

[Edhe ![Specialistja tregon çrregullimet graduale që shkaktohen nga temperaturat e larta](https://resources.koha.net/images/2025/July/04/b03d172c-b0a0-438f-ad83-044c54241c0a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2025 Specialistja tregon çrregullimet graduale që shkaktohen nga temperaturat e larta](https://www.koha.net/arberi/specialistja-tregon-crregullimet-graduale-qe-i-shkaktojne-temperaturat-e-larta)

Kësisoj ju do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën./AgroWeb.org

 

[#moti i nxehte](https://www.koha.net/tag/moti-i-nxehte) [#freski](https://www.koha.net/tag/freski) [#vera](https://www.koha.net/tag/vera) [#uje](https://www.koha.net/tag/uje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë](https://resources.koha.net/images/2025/April/09/2c057af2-d9a2-4e4c-b254-ff8ac2818ebf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 9 pri 2025 Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë](https://www.koha.net/lifestyle/sa-gjate-mund-te-rezistoje-njeriu-pa-pire-uje)
- [![A mund të përmirësohet imuniteti përmes suplementeve dhe zhytjes në ujë të ftohtë?](https://resources.koha.net/images/2025/February/10/84dc09c2-76ca-4f6d-8815-ab31d3b765fd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 10 shk 2025 A mund të përmirësohet imuniteti përmes suplementeve dhe zhytjes në ujë të ftohtë?](https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-permiresohet-imuniteti-permes-suplementeve-dhe-zhytjes-ne-uje-te-ftohte)

[Botë.]() [Eisenkot: Nëse rezultatet konfirmohen, do të veproj shpejt për ta formuar qeverinë e re sioniste](https://www.koha.net/bote/eisenkot-nese-rezultatet-konfirmohen-do-te-veproj-shpejt-per-ta-formuar-qeverine-e-re-sioniste)

[Futboll.]() [Arsenali po befasohet nga ekipi i kategorisë së katërt angleze](https://www.koha.net/futboll/arsenali-po-befasohet-nga-ekipi-i-kategorise-se-katert-angleze)

[Botë.]() [Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari](https://www.koha.net/bote/exit-pollet-ne-izrael-e-vendosin-fitues-bllokun-e-eisenkotit-por-pa-shumicen-per-qeverisje)

[Arbëri.]() [Bytyqi: E vetmja pikë e veçantë e Rezolutës është Komisioni Hetimor për vrasjen e Zekajt, tjerat të panevojshme](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-e-vetmja-pike-e-vecante-e-rezolutes-eshte-komisioni-hetimor-per-vrasjen-e-zekajt-tjerat-te-panevojshme)

[Kronikë.]() [Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë](https://www.koha.net/kronike/pese-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-gjakove-nje-grua-e-nje-femije-me-rende)

[Arbëri.]() [Rrecaj: Prokurorët dhe gjyqtarët, në nivelin e fmijaqave, janë një nga arsyet pse po ndodhin vrasjet](https://www.koha.net/arberi/rrecaj-prokuroret-dhe-gjyqtaret-ne-nivelin-e-fmijaqave-jane-nje-nga-arsyet-pse-po-ndodhin-vrasjet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/uji-i-ftohte-ne-kycet-e-dores-per-freskim-te-menjehershem","datePublished":"2025-06-04T20:02:38+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:05:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":335,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme.Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.Eksp","url":"https://www.koha.net/lifestyle/uji-i-ftohte-ne-kycet-e-dores-per-freskim-te-menjehershem","keywords":"moti i nxehte, freski, vera, uje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/04/c68f2444-aa0e-4f1e-9537-76a797a39508.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
