---
description: Mënyra se si dikush shtrihet për të fjetur mund të shkaktojë probleme shëndetësore shumë më serioze sesa vetëm dhimbje shpine, paralajmërojnë ekspertët. Pozicio
title: Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/08/01daa481-0233-484f-aa39-d54b66358401.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra

![Pozicioni i gjumit](https://resources.koha.net/images/2025/December/08/01daa481-0233-484f-aa39-d54b66358401.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 8 dhjetor 2025 12:55
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 8 dhjetor 2025 12:55
- Shpërndaje në:

Mënyra se si dikush shtrihet për të fjetur mund të shkaktojë probleme shëndetësore shumë më serioze sesa vetëm dhimbje shpine, paralajmërojnë ekspertët. Pozicioni i gjumit mund të shkaktojë dhimbje, refluks të acidit, gërhitje dhe madje simptoma nervore që ndihen sapo të zgjohet, ka shkruar [The New York Post.](https://nypost.com/2025/12/07/health/popular-sleep-positions-could-be-damaging-your-nerves-according-to-experts/)

“Ajo që na intereson është nëse dikush ndihet rehat në pozicionin në të cilin fle. Shumë shpesh, ne flemë në një mënyrë të caktuar sepse na duket e rehatshme”, ka thënë për Fox News Digital, Shelby Harris, psikologe klinike.

Megjithatë, ajo ka theksusr se pikërisht këto pozicione “rehatuese” mund të shkaktojnë probleme. Kur trupi qëndron i palëvizshëm për orë të tëra në një pozicion jo të përshtatshëm, kjo ushtron presion mbi nervat, muskujt dhe ligamentet.

Sipas ekspertëve, ndryshe nga sa besohet, shpesh pozicioni i gjumit nuk lidhet me gjendjen mendore apo nivelin e stresit.

“Pozicioni i gjumit nuk tregon asgjë për gjendjen psikologjike, tensionin, stresin apo traumat e dikujt”, ka theksuar Harris.

[Edhe ![Pozicioni i fjetjes - çfarë tregon për personalitetin dhe shëndetin tuaj](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/1f4fba23-b25b-4924-b8cd-958178b0e9c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 4 jan 2026 Pozicioni i fjetjes - çfarë tregon për personalitetin dhe shëndetin tuaj](https://www.koha.net/lifestyle/pozicioni-i-fjetjes-cfare-tregon-per-personalitetin-dhe-shendetin-tuaj-1)

Një nga shqetësimet kryesore është dëmtimi i nervave, sidomos kur dikush fle me krahët të përkulur ose të futur përfundi trupit. Në rrjetet sociale ky pozicion quhet “pozicioni T. rex”, ndërsa ekspertët shpjegojnë se mpirja e krahëve gjatë natës shpesh lidhet me shtypjen e nervave.

Një rishikim i vitit 2023 për sindromën e "tunelit kubital" paralajmëron se fjetja me bërrylin shumë të përkulur ose të futur nën jastëk rrit presionin mbi nervin dhe përkeqëson dhimbjen dhe mpirjen në parakrah.

Fjetja në shpinë, ndonëse duket pozicion i mirë për shmangien e mpirjes së krahëve, mund të nxisë gërhitjen dhe refluksin e acidit, sipas Sleep Foundation. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të njihen si përfitimet ashtu edhe rreziqet e çdo pozicioni.

Sa i përket fjetjes në bark, Sleep Foundation ka theksuar se ky pozicion mund ta disbalancojë shtyllën kurrizore dhe lidhet me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe. Kjo ndodh sepse koka duhet të kthehet anash për të marrë frymë. Ani pse është pozicioni më pak i përhapur, ai lidhet me zvogëlimin e gërhitjes.

Harvard Health, duke iu referuar të dhënave të Sleep Foundation, tregon se fjetja anash është pozicioni më i zakonshëm dhe më i dobishëm për shumë njerëz.

Edhe Mayo Clinic rekomandon fjetjen anash për personat me dhimbje shpine, me gjunjët pak të përkulur dhe një jastëk mes këmbëve, për të mbajtur shtyllën kurrizore, legenin dhe ijet në një vijë të drejtë dhe për të ulur presionin në shpinë.

Sipas Johns Hopkins Medicine, pozicioni i gjumit bëhet edhe më i rëndësishëm me kalimin e moshës ose kur shfaqen probleme shëndetësore, duke i konsideruar fjetjen anash ose në shpinë si opsione më mbështetëse për trupin.

[Edhe ![Ndikimi i pozitës së fjetjes në jetëgjatësi](https://resources.koha.net/images/2025/April/21/70b70ad6-9105-48c9-bc91-3a6fb23e18f1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 pri 2025 Ndikimi i pozitës së fjetjes në jetëgjatësi](https://www.koha.net/lifestyle/pse-pozicioni-i-gjumit-mund-te-jete-duke-ju-shkurtuar-jeten)

Ekspertët rekomandojnë kalimin gradual drejt fjetjes anash ose në shpinë dhe përdorimin e jastëkëve më të hollë, ose edhe pa jastëk, për ata që nuk mund të heqin dorë menjëherë nga fjetja në bark, për të zvogëluar shtrembërimin e qafës dhe harkun e shpinës.

Nëse keni vështirësi për të fjetur pavarësisht pozicionit ose zgjoheni pa u ndier të pushuar, Shelby Harris këshillon të konsultoheni me një specialist të gjumit.

[#Gjumi](https://www.koha.net/tag/gjumi) [#pozita](https://www.koha.net/tag/pozita) [#pozita e gjumit](https://www.koha.net/tag/pozita-e-gjumit) [#pozicioni i gjumit](https://www.koha.net/tag/pozicioni-i-gjumit) [#gjumi i mire](https://www.koha.net/tag/gjumi-i-mire) [#problemet shendetesore](https://www.koha.net/tag/problemet-shendetesore) [#gjimbja e shpines](https://www.koha.net/tag/gjimbja-e-shpines) [#Qafa](https://www.koha.net/tag/qafa) [#jastëku](https://www.koha.net/tag/jasteku) [#gjumi ne krah](https://www.koha.net/tag/gjumi-ne-krah) [#gjumi ne shpine](https://www.koha.net/tag/gjumi-ne-shpine) [#fjetja](https://www.koha.net/tag/fjetja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Si të gjeni jastëkun ideal](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/aa85c7b8-221a-4ae0-b054-86ce31a6c609.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 29 sht 2026 Si të gjeni jastëkun ideal](https://www.koha.net/lifestyle/si-te-gjeni-jastekun-ideal)
- [![A po iu plak lëkurën jastëku?](https://resources.koha.net/images/2026/May/28/6c32dc78-9bcc-4181-adcd-55d7fbdb013f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 maj 2026 A po iu plak lëkurën jastëku?](https://www.koha.net/lifestyle/a-po-ju-plak-lekuren-jasteku)
- [![Fjetja në krah për ta mposhtur gërhitjen](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/0df931a4-cd2c-4433-8934-076006bf18c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 maj 2026 Fjetja në krah për ta mposhtur gërhitjen](https://www.koha.net/lifestyle/fjetja-ne-krah-per-ta-mposhtur-gerhitjen)

[Botë.]() [85% e votave të numëruara - Blloku i Netanyahut kryeson zgjedhjet në Izrael por pa shumicë](https://www.koha.net/bote/85percent-e-votave-te-numeruara-blloku-i-netanyahut-kryeson-zgjedhjet-ne-izrael-por-pa-shumice)

[Arbëri.]() [“Gjumi s’ka me ju marrë” – protestat vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave](https://www.koha.net/arberi/gjumi-ska-me-ju-marre-protestat-vazhdojne-deri-ne-plotesim-te-kerkesave)

[Botë.]() [Të paktën 68 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-68-te-vdekur-nga-perplasja-e-trenave-ne-spanje)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Lista serbe dhe pushteti i ri në Serbi](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-lista-serbe-dhe-pushteti-i-ri-ne-serbi)

[Botë.]() [“Arrogancë e pastër”: Zemërim në Finlandë pasi Google preu 250 mijë pemë](https://www.koha.net/bote/arrogance-e-paster-zemerim-ne-finlande-pasi-google-preu-250-mije-peme)

[Arbëri.]() [Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe projektligji për Byronë](https://www.koha.net/arberi/sot-mblidhet-kuvendi-ne-rend-dite-ndryshimi-i-buxhetit-dhe-projektligji-per-byrone)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/pozicioni-i-preferuar-i-gjumit-mund-te-demtoje-shendetin-ne-disa-menyra","datePublished":"2025-12-08T12:55:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:55:07+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":597,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mënyra se si dikush shtrihet për të fjetur mund të shkaktojë probleme shëndetësore shumë më serioze sesa vetëm dhimbje shpine, paralajmërojnë ekspertët. Pozicio","url":"https://www.koha.net/lifestyle/pozicioni-i-preferuar-i-gjumit-mund-te-demtoje-shendetin-ne-disa-menyra","keywords":"Gjumi, pozita, pozita e gjumit, pozicioni i gjumit, gjumi i mire, problemet shendetesore, gjimbja e shpines, Qafa, jastëku, gjumi ne krah, gjumi ne shpine, fjetja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/08/01daa481-0233-484f-aa39-d54b66358401.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
