---
description: Faktet rreth ushqimit nuk janë diçka për të cilat mendon dhe aq kur je duke e ngrënë vaktin tënd të preferuar. Disa prej këtyre ushqimeve, qofshin të shëndetshm
title: Kur ushqimi të habitë - disa fakte interesante e të çuditshme
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/30/fda1c660-9d67-49bb-a016-7b011794255c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Kur ushqimi të habitë - disa fakte interesante e të çuditshme

![Ushqimi](https://resources.koha.net/images/2025/November/30/fda1c660-9d67-49bb-a016-7b011794255c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 nëntor 2025 13:45
- Shpërndaje në:

- 30 nëntor 2025 13:45
- Shpërndaje në:

Faktet rreth ushqimit nuk janë diçka për të cilat mendon edhe aq kur je duke e ngrënë vaktin tënd të preferuar. Disa prej këtyre ushqimeve, qofshin të shëndetshme apo jo, kanë fakte interesante që kurrë nuk do t’i kishe menduar.

Çfarëdo që keni si ushqimin tënd që nuk e ndërron me asgjë, këto fakte ushqimore do t’ju habisin rreth ushqimit.

****Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës****

Teoria se mëngjesi nuk duhet mënjanuar asesi, vazhdimisht po kontestohet. Në vitin 1944, kompania General Foods shpiku këtë shprehje për të shitur më shumë drithëra. Si rrjedhojë, ka shumë dilema nëse mëngjesi është shujta kryesore e ditës, shkruan TheFactSite.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/e4edbff5-c08a-4ad3-9eb3-ce09934d121e.webp?q=90&w=980)

****Pica më e shtrenjtë në botë kushton 12,000 dollarë****

[Edhe ![Koha kur hani mëngjesin mund të ndikojë në shëndet dhe jetëgjatësi](https://resources.koha.net/images/2025/September/24/4b5d8cf6-ce05-4950-8f1c-de64128c42ab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 sht 2025 Koha kur hani mëngjesin mund të ndikojë në shëndet dhe jetëgjatësi](https://www.koha.net/lifestyle/koha-kur-hani-mengjesin-mund-te-ndikoje-ne-shendet-dhe-jetegjatesi)

Kjo shifër e picës është kaq e lartë sepse përgatitja e saj zgjat 72 orë dhe mund të bëhet vetëm në shtëpinë tuaj nga 3 kuzhinierë italianë.

Pica është e mbuluar me 3 lloje kaviari, mocarela, gaforre nga Norvegjia dhe Cilento, si dhe kripë rozë deti australiane.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/3deff4b1-f880-44b8-9c74-f7ee88d91c8b.webp?q=90&w=980)

****Një hamburger i fast-food mund të përmbajë mish nga 100 lopë të ndryshme****

Duket sasi e çmendur, por mishi i grirë i përdorur për hamburger, si në fast-food ashtu edhe në supermarkete, është përzierje indesh nga shumë kafshë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/36f3c736-8966-4379-ad16-434fc56d3a6d.webp?q=90&w=980)

****Ketchupi përdorej si ilaç****

Në fillim të viteve 1800 mendohej se domatet kishin cilësi shëruese.

Një mjek pretendonte se trajtonin diarrenë dhe problemet e tretjes, kështu që krijoi një recetë ketchupi që më pas u kthye në pilulë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/c1bd5534-082d-43ce-8c4a-fcc6df63d50f.webp?q=90&w=980)

****Çokollata e bardhë në fakt nuk është çokollatë****

Emri të gënjen sepse çokollata e bardhë në fakt nuk përmban asnjë përbërës të çokollatës së vërtetë.

Ajo është thjesht një përzierje sheqeri, qumështi, vaniljeje e gjalpi.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/091d0ab7-221d-463b-bfab-56eb9fbd47b9.webp?q=90&w=980)

****Djathi është ushqimi më i vjedhur në botë****

Vidhet aq shumë sa ka madje edhe përqindjen e saj se sa është vjedhur. Rreth 4% e gjithë djathit në botë përfundon i vjedhur.

Ekziston madje edhe një treg i zi për djathin.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/04a2da14-a84f-436c-9ce4-c7975619d7a9.webp?q=90&w=980)

****McDonald’s shet 2.5 miliardë hamburgerë çdo vit****

[Edhe ![Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini](https://resources.koha.net/images/2025/July/28/29f509df-dccb-4a01-b002-e1d83a3fe3bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 kor 2025 Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini](https://www.koha.net/lifestyle/nga-mengjesi-deri-ne-darke-sa-gota-me-uje-duhet-te-pini)

Kompania gjigande e fast-food, McDonald’s, shet hiç më pak se 2.5 miliardë hamburgerë çdo vit.

Kjo i bie 75 hamburgerë çdo sekondë ose 6.5 milionë hamburgerë në ditë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/fed21cee-a65f-4210-bbe2-209607234c10.webp?q=90&w=980)

****Askush nuk e di origjinën e saktë të biskotave me çokollatë****

Në fakt ekzistojnë disa teori për prejardhjen e recetës. Njëra sugjeron se Ruth Wakefield mbeti pa arra për një lloj biskote dhe përdori çokollatë në vend të tyre.

Të tjerë sugjerojnë se copa çokollate ranë aksidentalisht në brumë. Historia e vërtetë nuk është konfirmuar kurrë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/607a434c-c508-4ea2-acf9-24e56b0b39c2.webp?q=90&w=980)

****Vezët jo të freskëta qëndrojnë mbi ujë****

Për të testuar se sa të freskëta janë vezët që po i konsumon, vendosni në një gotë me ujë të ftohtë. Sa më e freskët që është veza, aq më shpejt “fundoset”.

Çdo vezë që qëndron lart duhet hedhur në koshin e plehrave.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/0e133a3c-dc9a-45a9-a635-f0a8d396594f.webp?q=90&w=980)

****Kokrrat e kafesë mund të eliminojnë erën e keqe të gojës****

Nëse përtypni kokrra kafeje të pjekura, ato mund të ndihmojnë në parandalimin e baktereve që shkaktojnë erë të keqe.

Edhe pirja e kafesë ndihmon, por jo sa kokrra e pjekur e kafesë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/4fb5d854-de13-4259-8fad-6ebebfaf2d3c.webp?q=90&w=980)

**Uji tonik shkëlqen në errësirë**

Është paksa e çuditshme të mendosh se po e konsumon një pije që shkëlqen, por kjo është e vertëtë.

‘Kinina’ është përbërësi i ujit tonik që shkakton këtë shkëlqim.

[Edhe ![Si t’i mbani fëmijët larg ushqimit të shpejtë](https://resources.koha.net/images/2026/October/10/6d3a9993-7ae3-43b4-91f1-a67dd2e32a6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 10 tet 2026 Si t’i mbani fëmijët larg ushqimit të shpejtë](https://www.koha.net/lifestyle/si-ti-mbani-femijet-larg-ushqimit-te-shpejte)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/30/2e78f4dd-4c7f-44cb-b937-d8f5bd7bef5a.webp?q=90&w=980)

Ushqimi është plot fakte që shpesh kalojnë pa u vënë re. Sa më shumë zbulojmë për të, aq më ndryshe e shohim atë që hamë çdo ditë.

Megjithatë këto kuriozitete na kujtojnë se edhe ushqimet më të zakonshme kanë historitë e tyre.

[#mengjesi](https://www.koha.net/tag/mengjesi) [#ushqimi](https://www.koha.net/tag/ushqimi) [#fakte interesante](https://www.koha.net/tag/fakte-interesante)

Artikuj të ngjashëm

- [![10 ushqime që mund të zgjasin për vite, madje disa pothuajse përgjithmonë](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/742223b1-eb40-4d34-b117-6d0508fa1d98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 3 sht 2026 10 ushqime që mund të zgjasin për vite, madje disa pothuajse përgjithmonë](https://www.koha.net/lifestyle/10-ushqime-qe-mund-te-zgjasin-per-vite-madje-disa-pothuajse-pergjithmone)
- [![Çka ndodh kur adoleshentët që e anashkalojnë mëngjesin fillojnë të hanë?](https://resources.koha.net/images/2025/March/25/cfd93240-d0f8-4e6e-b762-be06045f40aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 gus 2026 Çka ndodh kur adoleshentët që e anashkalojnë mëngjesin fillojnë të hanë?](https://www.koha.net/lifestyle/cka-ndodh-kur-adoleshentet-qe-anashkalojne-mengjesin-fillojne-te-hane)

[Arbëri.]() [Gjini për skandalin në Bruksel: BE-ja sonte tregoi se nuk po e merr seriozisht Kosovën](https://www.koha.net/arberi/gjini-per-skandalin-ne-bruksel-be-ja-sonte-tregoi-se-nuk-po-e-merr-seriozisht-kosoven)

[Futboll.]() [Legjenda e Brazilit kërkon largimin e Ancelottit](https://www.koha.net/futboll/legjenda-e-brazilit-kerkon-largimin-e-ancelottit)

[Futboll.]() [Kloppi kritikon Infantinon](https://www.koha.net/futboll/kloppi-kritikon-infantinon)

[Futboll.]() [Franca mposht Turqinë, në çerekfinale si fituese e grupit](https://www.koha.net/futboll/franca-mposht-turqine-ne-cerekfinale-si-fituese-e-grupit)

[Futboll.]() [Belgjika mposht Italinë dhe e lë jashtë çerekfinales](https://www.koha.net/futboll/belgjika-mposht-italine-dhe-e-le-jashte-cerekfinales)

[Futboll.]() [Kroacia fiton ndaj Çekisë, përfundon e treta](https://www.koha.net/futboll/kroacia-fiton-ndaj-cekise-perfundon-e-treta)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kur ushqimi të habitë - disa fakte interesante e të çuditshme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/kur-ushqimi-te-habite-disa-fakte-interesante-e-te-cuditshme","datePublished":"2025-11-30T13:45:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:07+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":644,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Faktet rreth ushqimit nuk janë diçka për të cilat mendon dhe aq kur je duke e ngrënë vaktin tënd të preferuar. Disa prej këtyre ushqimeve, qofshin të shëndetshm","url":"https://www.koha.net/lifestyle/kur-ushqimi-te-habite-disa-fakte-interesante-e-te-cuditshme","keywords":"mengjesi, ushqimi, fakte interesante","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/30/fda1c660-9d67-49bb-a016-7b011794255c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
