---
description: Nëse ke një grumbull kutish kartoni nga porositë online në bodrum, garazh apo ndonjë cep të shtëpisë, ndoshta është koha t’i riciklosh, ka shkruar HuffPost.Sipa
title: "Kujdes me kutitë e kartonit: Mund të tërheqin buburrecat"
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/24/21b0d5a4-c76e-443b-9d22-d5b2988c41bf.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Kujdes me kutitë e kartonit: Mund të tërheqin buburrecat

![Kutitë e kartonit](https://resources.koha.net/images/2026/August/24/21b0d5a4-c76e-443b-9d22-d5b2988c41bf.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kutitë e kartonit

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 24 gusht 2026 23:20
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 24 gusht 2026 23:20
- Shpërndaje në:

Nëse ke një grumbull kutish kartoni nga porositë online në bodrum, garazh apo ndonjë cep të shtëpisë, ndoshta është koha t’i riciklosh, ka shkruar [HuffPost.](https://www.huffpost.com/entry/this-1-common-household-item-actually-attracts-cockroaches-g_l_6a870ab0e4b0ca44601b6328)

Sipas ekspertëve, kartoni është një vend shumë tërheqës për buburrecat, madje përdoret edhe nga studiuesit si strehë për t’i mbajtur ato.

Ka disa arsye pse e pëlqejnë buburrecat kartonin, mund ta hanë atë, duke e përdorur si burim ushqimi, nëse kartoni është i lagësht, mund të sigurojë edhe ujë, po ashtu thith aromat dhe feromonet e buburrecave, duke i bërë kutitë edhe më tërheqëse, kutia i mbron nga zhurmat dhe lëvizjet, kështu që prania e tyre mund të mos vihet re, kartoni i valëzuar ka hapësira dhe kanale të vogla ku buburrecat mund të fshihen dhe të shumohen.

**A janë të rrezikshëm?**

Po, sidomos kur bëhet fjalë për lloje që infektojnë ambientet e banimit. Buburrecat mund të bartin mikroorganizma nga vende të papastra dhe t’i transferojnë në ushqime dhe sipërfaqe.

[Edhe ![Mushkonjat tërhiqen edhe nga dioksidi i karbonit që e nxjerrim gjatë frymëmarrjes](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/0f8e86e6-6260-4dc0-ac09-98a96b449bfa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 17 qer 2026 Mushkonjat tërhiqen edhe nga dioksidi i karbonit që e nxjerrim gjatë frymëmarrjes](https://www.koha.net/lemsh/mushkonjat-terhiqen-edhe-nga-dioksidi-i-karbonit-qe-e-nxjerrim-gjate-frymemarrjes)

Problemi më i zakonshëm janë alergjitë, ndërsa mbetjet dhe pjesët e trupit të buburrecave mund të përmbajnë alergjenë që mund të përkeqësojnë problemet me frymëmarrjen.

Fëmijët mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre alergjenëve.

**Si t’i mbash larg shtëpisë?**

Ekspertët rekomandojnë të mos i mbani kutitë e kartonit për muaj të tërë, kontrolloni rregullisht kutitë që i ruan në bodrum apo garazh, mbani ushqimet të mbyllura mirë, pastroni rregullisht kuzhinën dhe mos lini mbetje ushqimore, nxirrni mbeturinën rregullisht, mbyllni çarjet dhe hapësirat ku mund të hyjnë insektet, në rast infektimi të madh, kërko ndihmën e një kompanie profesionale për dezinfektim/dezinsektim.

**Por jo çdo buburrec do të thotë infektim**

[Edhe ![Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia](https://resources.koha.net/images/2026/May/06/09349697-f2cb-4276-ae17-8c57e8098258.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 30 maj 2026 Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia](https://www.koha.net/lifestyle/si-ti-eliminoni-mushkonjat-nga-shtepia)

Ekspertët theksojnë se jo çdo lloj buburreci që hyn në shtëpi do të krijojë koloni. Disa lloje thjesht hyjnë rastësisht, sidomos në zona pranë pyjeve, dhe nuk shumohen brenda banesave.

Prandaj, identifikimi i llojit është i rëndësishëm.

[#Kutitë e kartonit](https://www.koha.net/tag/kutite-e-kartonit) [#kutite](https://www.koha.net/tag/kutite) [#buburreca](https://www.koha.net/tag/buburreca) [#Insekte](https://www.koha.net/tag/insekte) [#insektet](https://www.koha.net/tag/insektet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pesë gjërat që duhet të bëni për t’i shmangur pickimet nga mushkonjat](https://resources.koha.net/images/2026/May/06/09349697-f2cb-4276-ae17-8c57e8098258.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 maj 2026 Pesë gjërat që duhet të bëni për t’i shmangur pickimet nga mushkonjat](https://www.koha.net/lifestyle/pese-gjera-qe-ekspertet-e-mushkonjave-bejne-cdo-vere-per-te-shmangur-pickimet)
- [![Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/c4ebdb7e-292a-4f7e-bc57-a00b1b220a27.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 3 mar 2026 Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer](https://www.koha.net/lifestyle/ajrosja-e-shtepise-ndihmon-ne-uljen-e-rrezikut-ndaj-kancerit)
- [![Shishet e ujit, strehë për baktere nëse nuk pastrohen rregullisht](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/Uji-ne-shishe-ka-shume-nanoplastike.docx-11704796244.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 12 nën 2025 Shishet e ujit, strehë për baktere nëse nuk pastrohen rregullisht](https://www.koha.net/lifestyle/shishet-e-ujit-strehe-per-baktere-nese-nuk-pastrohen-rregullisht)

[Showbiz.]() [Tom Cruise do të nderohet me çmim për arritje jetësore](https://www.koha.net/showbiz/tom-cruise-do-te-nderohet-me-cmim-per-arritje-jetesore)

[Futboll.]() [Bajrami e shënon golin e parë në Arabinë Saudite](https://www.koha.net/futboll/bajrami-e-shenon-golin-e-pare-ne-arabine-saudite)

[Futboll.]() [Atletico fiton me gol të Alvarezit](https://www.koha.net/futboll/atletico-fiton-me-gol-te-alvarezit)

[Futboll.]() [Lazio mban ritmin e jashtëzakonshëm, e para në Serie A](https://www.koha.net/futboll/lazio-mban-ritmin-e-jashtezakonshem-e-para-ne-serie-a)

[Botë.]() [Protesta të përshkallëzuara edhe në Bruksel](https://www.koha.net/bote/protesta-te-pershkallezuara-edhe-ne-bruksel)

[Basketboll.]() [Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën](https://www.koha.net/basketboll/bora-kthehet-te-fitorja-mposht-bindshem-sigal-prishtinen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kujdes me kutitë e kartonit: Mund të tërheqin buburrecat","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/kujdes-me-kutite-e-kartonit-mund-te-terheqin-buburrecat","datePublished":"2026-08-24T23:20:00+02:00","dateModified":"2026-08-24T23:20:02+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":358,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nëse ke një grumbull kutish kartoni nga porositë online në bodrum, garazh apo ndonjë cep të shtëpisë, ndoshta është koha t’i riciklosh, ka shkruar HuffPost.Sipa","url":"https://www.koha.net/lifestyle/kujdes-me-kutite-e-kartonit-mund-te-terheqin-buburrecat","keywords":"Kutitë e kartonit, kutite, buburreca, Insekte, insektet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/24/21b0d5a4-c76e-443b-9d22-d5b2988c41bf.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
