---
description: Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje revolucionare që shndërron mendimet në fjalë të folura në kohë reale, duke hapur rrugën për të ndihmuar njerëzit që nuk
title: Implanti në tru që shndërron mendimet në fjalë
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/10/d34bfee2-91e8-4b47-b486-b0231175ede7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Implanti në tru që shndërron mendimet në fjalë

![pajisja revolucionare që shndërron  mendimet në fjalë të folura](https://resources.koha.net/images/2025/April/10/d34bfee2-91e8-4b47-b486-b0231175ede7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 10 prill 2025 11:07
- Shpërndaje në:

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 10 prill 2025 11:07
- Shpërndaje në:

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje revolucionare që shndërron mendimet në fjalë të folura në kohë reale, ka shkruar [ agjencia e lajmeve Associated Press.](https://apnews.com/article/brain-computer-interface-technology-26606f91ce9bb32883cae3a753c63419)

Në një studim të ri, të botuar në revistën Nature Neuroscience, teknologjia u testua te një grua 47-vjeçare me paralizë të katër gjymtyrëve, e cila nuk kishte folur për 18 vjet pas një sulmi në tru. Pajisja iu implantua në tru gjatë një operacioni klinik dhe lejonte përkthimin e synimit për të folur në fjali të rrjedhshme.

“E kthen synimin e saj për të folur në fjali të rrjedhshme”, ka thënë Gopala Anumanchipalli, bashkautor i studimit nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

Ndryshe nga pajisjet e tjera që kanë vonesa midis mendimeve dhe shqiptimit, kjo teknologji funksionon “në kohë reale”, duke përmirësuar rrjedhshmërinë e bisedës.

“Është një përparim i madh për fushën tonë”, ka thënë Jonathan Brumberg, nga Universiteti i Kansasit, që nuk ishte pjesë e studimit.

[Edhe ![Implanti revolucionar ndihmon të verbërit të lexojnë sërish](https://resources.koha.net/images/2025/October/21/1e8b4c42-de9f-4fed-b931-bd718697d0df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 tet 2025 Implanti revolucionar ndihmon të verbërit të lexojnë sërish](https://www.koha.net/lifestyle/implanti-revolucionar-ndihmon-te-verberit-te-lexojne-serish)

Shkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin e trurit të gruas ndërsa ajo shqiptonte fjalitë në mendje. Ata përdorën një sintetizues që imitonte zërin e saj të dikurshëm dhe trajnuan një model të inteligjencës artificiale për t’i përkthyer sinjalet nervore në tinguj të të folurit.

“Nuk pret që të përfundojë një fjali, e përpunon në çast”, ka sqaruar Anumanchipalli.

Implanti është vendosur mbi qendrën e të folurit në tru dhe dërgon fragmente të vogla tingujsh çdo 80 milisekonda, afërsisht gjysmë rrokjeje, për t’u shndërruar në fjalë.

Sistemi premton që në të ardhmen t’i ndihmojë njerëzit që kanë humbur aftësinë për të folur për shkak të sëmundjeve apo dëmtimeve neurologjike.

[Edhe ![Shkencëtarët arrijnë t’i “dëgjojnë” mendimet](https://resources.koha.net/images/2025/August/15/826c2bc8-775a-4577-b7ed-ff2cae28238f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 gus 2025 Shkencëtarët arrijnë t’i “dëgjojnë” mendimet](https://www.koha.net/lifestyle/shkencetaret-arrijne-ti-degjojne-mendimet)

Megjithëse ende eksperimentale, teknologjia mund të bëhet e qasshme për pacientët brenda një dekade.

“Me investime të qëndrueshme, mund të arrijmë t’ua ofrojmë pacientëve këtë teknologji brenda 10 viteve”, ka përfunduar Anumanchipalli.  

[#truri](https://www.koha.net/tag/truri) [#implanti](https://www.koha.net/tag/implanti) [#mendimet](https://www.koha.net/tag/mendimet) [#fjalet](https://www.koha.net/tag/fjalet) [#pajisja qe shnderron mendimet ne fjale](https://www.koha.net/tag/pajisja-qe-shnderron-mendimet-ne-fjale) [#teknologjia](https://www.koha.net/tag/teknologjia) [#mjeksia](https://www.koha.net/tag/mjeksia) [#paraliza e gjymtyreve](https://www.koha.net/tag/paraliza-e-gjymtyreve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/90d03325-5c54-42d2-bf46-c188fd70434d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 o. më parë Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://www.koha.net/lifestyle/britania-po-investon-miliona-ne-ai-per-te-zbuluar-demencen-para-shfaqjes-se-simptomave)
- [![Vëzhgimi i zogjve mund të ndihmojë në rikuperimin pas goditjes në tru](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/e447a3f6-9d6a-4634-8e71-8f666bc62621.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 29 sht 2026 Vëzhgimi i zogjve mund të ndihmojë në rikuperimin pas goditjes në tru](https://www.koha.net/lifestyle/vezhgimi-i-zogjve-mund-te-ndihmoje-ne-rikuperimin-pas-goditjes-ne-tru)
- [![Mos e frikësoni veten nga plakja: Mënyra të thjeshta për ta mbrojtur trurin](https://resources.koha.net/images/2026/September/07/7dd82545-0167-4ef5-b7e6-e55f4e899065.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 sht 2026 Mos e frikësoni veten nga plakja: Mënyra të thjeshta për ta mbrojtur trurin](https://www.koha.net/lifestyle/mos-e-frikesoni-veten-nga-plakja-menyra-te-thjeshta-per-ta-mbrojtur-trurin)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Implanti në tru që shndërron mendimet në fjalë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/implanti-ne-tru-qe-shnderron-mendimet-ne-fjale","datePublished":"2025-04-10T11:07:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:05+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":339,"author":[{"@type":"Person","name":"Associated Press","url":"https://www.koha.net/autori/associated-press/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje revolucionare që shndërron mendimet në fjalë të folura në kohë reale, duke hapur rrugën për të ndihmuar njerëzit që nuk","url":"https://www.koha.net/lifestyle/implanti-ne-tru-qe-shnderron-mendimet-ne-fjale","keywords":"truri, implanti, mendimet, fjalet, pajisja qe shnderron mendimet ne fjale, teknologjia, mjeksia, paraliza e gjymtyreve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/10/d34bfee2-91e8-4b47-b486-b0231175ede7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
