Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Lifestyle

GLP-1-Medikamente zur Gewichtsreduktion können laut einer Studie bereits in niedrigen Dosen wirken.

GLP-1

GLP-1

Foto: Associated Press

Personat që përdorin ilaçet e njohura për dobësim të grupit GLP-1, si semaglutide dhe tirzepatide, mund të humbin peshë edhe nëse qëndrojnë në dozat fillestare, tregon një studim i ri, ka raportuar Reuters

Megjithatë, humbja e peshës në këto doza është më e vogël dhe nuk arrin nivelet dyshifrore që janë parë te personat që kalojnë në dozat më të larta të rekomanduara.

Semaglutide, e shitur si Ozempic dhe Wegovy, si dhe tirzepatide, e shitur si Mounjaro dhe Zepbound, zakonisht fillojnë me doza të ulëta dhe rriten gradualisht për ta ndihmuar trupin të përshtatet dhe për të kufizuar efektet anësore.

Në një studim të mëparshëm, humbja mesatare e peshës pas një viti me dozat e rekomanduara ishte rreth 20.2 për qind me tirzepatide dhe 13.7 për qind me semaglutide.

Studimi i ri sugjeron se edhe dozat fillestare kanë një efekt të matshëm në organizëm. Personat që nuk e rritën dozën megjithatë humbën një pjesë të peshës.

Nga ana tjetër, ata që qëndruan në doza të ulëta raportuan dukshëm më pak të përziera dhe kapsllëk sesa pacientët që përdorën doza më të larta.

Dallime mes dy ilaçeve

Studiuesit vunë re gjithashtu dallime në efektet anësore.

Në përdorimin afatgjatë të dozave të ulëta, tirzepatide u shoqërua me më shumë raste të dëmtimit të veshkave, kapsllëkut, ngërçeve muskulore dhe vështirësive në frymëmarrje gjatë aktivitetit.

Ndërsa semaglutide u shoqërua më shpesh me probleme si inflamacioni i veshëve, djersitja e shtuar dhe ënjtja e kyçeve.

Semaglutide aktualisht ka edhe një avantazh për pacientët me sëmundje kronike të veshkave, pasi është miratuar në SHBA për të ulur rrezikun e përkeqësimit të tyre.

Nuk do të thotë se doza e ulët është gjithmonë më e mirë

Studiuesi kryesor, Venky Soundararajan, ka theksuar se këto dy barna nuk janë të njëjta dhe se pacientët duhet të jenë të informuar si për efektin në humbjen e peshës, ashtu edhe për efektet anësore.

“Pacientët që nuk synojnë të humbin 20 për qind apo 30 për qind të peshës duhet ta dinë se mund të humbin një pjesë të peshës edhe me doza të ulëta, por duhet të jenë të informuar edhe për profilin e efekteve anësore”, ka thënë ai.

Studiuesit paralajmërojnë se studimi ishte vëzhgues dhe nuk mund të provojë shkak-pasojë. Për këtë arsye, nevojiten studime klinike të mëtejshme për të përcaktuar nëse dozat më të ulëta mund të jenë një alternativë e sigurt dhe efektive për përdorim afatgjatë.