---
description: Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna...
title: Arsyeja pse të flesh i uritur është keq
image: https://resources.koha.net/images/2021/June/17/ASA-Long-Sleeping-Featured1623910370.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Arsyeja pse të flesh i uritur është keq

![](https://resources.koha.net/images/2021/June/17/ASA-Long-Sleeping-Featured1623910370.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 shkurt 2023 09:43
- Shpërndaje në:

- 9 shkurt 2023 09:43
- Shpërndaje në:

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna apo mësimet, dhe madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Shumë njerëz ende mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë, sepse mund të ndihmojë në rënien nga pesha. Por shkenca ka vërtetuar të kundërtën dhe madje ka vënë re më shumë efekte anësore nga uria, shkruan “Bright Side”.

Ja cilat janë ato:

**Mund të humbni masën e muskujve**

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund të anashkaloni darkën, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të kthyer proteinën në muskuj. Është mirë të anashkaloni dëshirën për të konsumuar ushqim natën vonë, por mos e stresoni trupin, sepse gjithmonë do të jetë i uritur gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.

[Edhe ![Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur?](https://resources.koha.net/images/2025/March/01/fe96da13-9605-4e34-9ce3-34303515df83.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 1 mar 2025 Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur?](https://www.koha.net/lifestyle/cfare-i-ndodh-trupit-nese-flini-te-uritur-1)

**Mund të shtoni peshë**

Po, mund të ketë efekt të kundërt. Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme. Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të fitoni peshë.

Deklarata se metabolizmi ynë është më i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka prova për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të hani pak para gjumit. Të hash 2-3 orë para se të flesh është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.

**Mund të flini më keq**

Shumica prej nesh me siguri kanë provuar të shkojnë në shtrat të uritur. Barku rënkon dhe e vetmja gjë që mendoni është nëse mund të duroni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, duhet shumë më tepër kohë për të fjetur, kështu që nëse doni të flini mirë, thjesht mos vdisni urie, thonë specialistët. Nëse ndiheni të uritur, të paktën merrni një kastravec dhe pak ujë.

[Edhe ![Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur](https://resources.koha.net/images/2022/July/05/gjumiiiii-321-750x5001657024654.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 kor 2022 Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur](https://www.koha.net/lifestyle/cfare-i-ndodh-trupit-nese-flini-te-uritur)

**Mund të humbni energji**

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” që t’ju mbajë aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes, sepse duhet të shkoni në punë dhe truri duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vënë re se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni./Agroweb

Artikuj të ngjashëm

- [![Pse shtohet dëshira për ushqim para gjumit dhe si mund të kontrollohet?](https://resources.koha.net/images/2026/November/06/160f5d70-1230-4d31-97f2-b1a649faa955.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 nën 2026 Pse shtohet dëshira për ushqim para gjumit dhe si mund të kontrollohet?](https://www.koha.net/lifestyle/pse-shtohet-deshira-per-ushqim-para-gjumit-dhe-si-mund-te-kontrollohet)
- [![Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/e29f6bcb-172f-4e34-8f2e-3f9de138b043.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 17 tet 2026 Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt](https://www.koha.net/lifestyle/problemet-shendetesore-qe-nxisin-oreksin-e-tepert-5)
- [![Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë](https://resources.koha.net/images/2026/July/13/be950f48-b000-48e8-949b-f9a31429c2df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 13 kor 2026 Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë](https://www.koha.net/lifestyle/gabimi-i-vogel-para-gjumit-qe-mund-tju-beje-te-shtoni-ne-peshe)

[Futboll.]() [Dalin formacionet e ndeshjeve Arsenal – Dortmund, City - Napoli](https://www.koha.net/futboll/dalin-formacionet-e-ndeshjeve-arsenal-dortmund-city-napoli)

[Futboll.]() [LIVE: Xhiroja e pestë e Championsit](https://www.koha.net/futboll/live-xhiroja-e-peste-e-championsit)

[SOT.]() [“Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm” – SOS Fshatrat e Fëmijëve kërkojnë familje strehuese / ”SOT”](https://www.koha.net/sot-ktv/asnje-femije-te-mos-rritet-i-vetem-sos-fshatrat-e-femijeve-kerkojne-familje-strehuese-sot)

[Futboll.]() [Foda për KOHËN: Kosova e gatshme për çdo kundërshtar](https://www.koha.net/futboll/foda-per-kohen-kosova-e-gatshme-per-cdo-kundershtar-1)

[Arbëri.]() [Shkolla “Xhavit Ahmeti” i jep ultimatum Ministrisë së Arsimit](https://www.koha.net/arberi/shkolla-xhavit-ahmeti-i-jep-ultimatum-ministrise-se-arsimit)

[Arbëri.]() [Pushteti e opozita përplasen për energjinë](https://www.koha.net/arberi/pushteti-e-opozita-perplasen-per-energjine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Arsyeja pse të flesh i uritur është keq","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/arsyeja-pse-te-flesh-i-uritur-eshte-keq","datePublished":"2023-02-09T09:43:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:09+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":419,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/arsyeja-pse-te-flesh-i-uritur-eshte-keq","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/June/17/ASA-Long-Sleeping-Featured1623910370.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
