---
description: Shumë njerëz që ndalojnë konsumin e mishit për një periudhë të gjatë, kanë raportuar shqetësime kur rikthehen te ai. Por a mund ta “harrojë” vërtet trupi si të
title: A mund të &quot;harrojë&quot; trupi si të tresë mishin?
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/12/6668f4b4-917e-4d52-b032-fc1145bb436a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# A mund të "harrojë" trupi si ta tretë mishin?

![Mishi](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/6668f4b4-917e-4d52-b032-fc1145bb436a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 12 mars 2025 14:22
- Shpërndaje në:

- Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 12 mars 2025 14:22
- Shpërndaje në:

Shumë njerëz që ndalojnë konsumin e mishit për një periudhë të gjatë, kanë raportuar shqetësime kur rifillojnë konsumimin. Por, a mund ta “harrojë” vërtet trupi si ta tresë mishin?

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit po konsumojnë më pak mish lidhet me ndikimin e tij në ndryshimet klimatike. Sipas një studimi, nëse të gjithë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar do të reduktonin konsumin e mishit nën 50g në ditë, gjë që është ekuivalente me një salsiçe, do të kursehej e njëjta sasi karboni sa ndalimi i 8 milionë makinave, [ka raportuar BBC.](https://www.bbc.com/future/article/20250310-can-your-body-become-intolerant-to-meat?fbclid=IwY2xjawI-J6RleHRuA2FlbQIxMAABHa89Nos5NTh_QqNWfdiTiHUYU7BSX1V6m_3oyrHmR_ldjaQ_xKhiLA6TdA_aem_vC1lhnUy8K5Vp_xElmNGEw)

Të dhënat kanë treguar se nga 1980 deri në 2022, konsumi i mishit të kuq në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me 62%. Arsyeja kryesore duket të jetë rritja e çmimeve, por edhe ndërgjegjësimi mbi ndikimin mjedisor të dietës së pasur me mish.

**A mund të shkaktojë probleme rikthimi te mishi?**

Në rrjetet sociale, disa persona që kanë ndaluar konsumin e mishit, kanë raportuar shqetësime si dhimbje stomaku, fryrje dhe pa rehati kur e konsumojnë përsëri mishin. Por, sipas Sander Kersten, profesor i ushqyerjes në Cornell University, nuk ka shumë hulumtime shkencore mbi këtë fenomen.

[Edhe ![Ushqimi i zakonshëm që mund të lidhet me rritjen e rrezikut të demencës](https://resources.koha.net/images/2026/August/14/d2bf2d1a-e282-4437-8922-af7f6fedcfb6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 gus 2026 Ushqimi i zakonshëm që mund të lidhet me rritjen e rrezikut të demencës](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimi-i-zakonshem-qe-mund-te-lidhet-me-rritjen-e-rrezikut-te-demences)

“Mungesa e provave nuk do të thotë se nuk ekziston, por thjesht nuk është studiuar ende”, ka thënë ai.

Ka raste të rralla kur njerëzit zhvillojnë alergji ndaj mishit, siç është sindroma Alpha-gal, ku sistemi imunitar e trajton mishin si trup të huaj. Por kjo lidhet më shumë me pickimet nga rriqrat dhe jo me një ndryshim në dietë.

**Trupi nuk “harron” si të tretë mishin**

Duke analizuar biologjinë e tretjes, trupi i njeriut nuk humb aftësinë për ta tretur mishin, edhe pas një periudhe të gjatë pa të. Mishi është më i lehtë për t’u tretur sesa fibrat e frutave, perimeve dhe bishtajoreve.

Enzimat që tresin proteinat bimore janë të njëjtat që përdoren edhe për proteinën shtazore. Këto enzima prishin lidhjet kimike të proteinave, pavarësisht nëse ato vijnë nga bimët apo kafshët.  
Ky proces ndryshon nga intoleranca ndaj laktozës, ku mungesa e enzimës laktozë e bën të vështirë tretjen e qumështit dhe produkteve të tij. Meqë proteinat e mishit ndahen njësoj si ato bimore, trupi nuk ka arsye të ndalojë prodhimin e enzimave për tretjen e tyre.

[Edhe ![Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave](https://resources.koha.net/images/2024/June/25/f7e01f05-bbab-42c7-9e90-ace1950a320f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 qer 2026 Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave](https://www.koha.net/lifestyle/si-te-permiresoni-tretjen-pas-te-dyzetave-1)

**Ndikimi i mikrobiomës së zorrëve**

Mikrobioma e zorrëve të njerëzve, e cila përbëhet nga triliona baktere, përshtatet me ushqimin që konsumojnë ata. Studimet kanë treguar se ndryshimet në mikrobiomë ndodhin shpejt, madje brenda një dite, por ato janë të kthyeshme sapo ushqimi të ndryshojë sërish.

Një studim, ku njerëzit kaluan në një dietë plotësisht me produkte shtazore, ka treguar se mikrobioma e tyre ka ndryshuar brenda 24 orëve, por u rikthye në gjendjen fillestare sapo ka përfunduar eksperimenti.

**A është efekt psikologjik?**

[Edhe ![Ushqimet e shumëpërpunuara ndryshojnë strukturën e muskujve të trupit](https://resources.koha.net/images/2026/April/15/fbd977e2-98bb-4c1a-b241-7d7fd24f7d0d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 pri 2026 Ushqimet e shumëpërpunuara ndryshojnë strukturën e muskujve të trupit](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-e-shume-perpunuara-ndryshojne-strukturen-e-muskujve-te-trupit)

Për shumë njerëz që kanë ndaluar konsumimin e mishit për arsye etike, konsumimi i pavetëdijshëm i tij mund të shkaktojë reaksione emocionale.

“Disa njerëz mund të ndihen jashtëzakonisht të trishtuar ose të zemëruar” ka thënë Kersten duke shtuar se  kjo mund të ndikojë edhe në reagimet fizike të organizmit.  

[#mishi](https://www.koha.net/tag/mishi) [#konsumimi i mishit](https://www.koha.net/tag/konsumimi-i-mishit) [#tretja e mishit](https://www.koha.net/tag/tretja-e-mishit) [#trupi i njeriut](https://www.koha.net/tag/trupi-i-njeriut) [#enzimat](https://www.koha.net/tag/enzimat) [#mikrobiomi](https://www.koha.net/tag/mikrobiomi) [#mikrobiomi i zorreve](https://www.koha.net/tag/mikrobiomi-i-zorreve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një ndryshim i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë](https://resources.koha.net/images/2026/March/22/e34f9ec9-3112-4ccd-a5d4-3b49891eaaf2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 22 mar 2026 Një ndryshim i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë](https://www.koha.net/lifestyle/ha-ngadale-per-te-ngrene-me-pak)
- [![A kanë më shumë gjasa ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet?](https://resources.koha.net/images/2026/January/28/b275ae77-3004-4193-9d2f-ae39c2af70db.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 jan 2026 A kanë më shumë gjasa ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet?](https://www.koha.net/lifestyle/a-kane-me-shume-gjasa-ata-qe-hane-mish-te-jetojne-deri-ne-100-vjet)

[Kronikë.]() [Vrasje në tentativë në Podujevë](https://www.koha.net/kronike/vrasje-ne-tentative-ne-podujeve-2)

[Kronikë.]() [Një person largohet nga strehimorja në Ferizaj, raportohet si i zhdukur](https://www.koha.net/kronike/nje-person-largohet-nga-strehimorja-ne-ferizaj-raportohet-si-i-zhdukur)

[Botë.]() [Nëntë të vdekur në Florida pas rrëzimit të një avioni të vogël privat](https://www.koha.net/bote/nente-te-vdekur-ne-florida-pas-rrezimit-te-nje-avioni-te-vogel-privat)

[Kronikë.]() [Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra](https://www.koha.net/kronike/shtate-raste-te-dhunes-ne-familje-te-raportuara-ne-24-ore-ne-gjashte-prej-tyre-viktimat-jane-gra)

[Arbëri.]() [Si e bëri Serbia puçin kushtetues](https://www.koha.net/arberi/si-e-beri-serbia-pucin-kushtetues)

[Reklama.]() [Fillojnë zbritjet e nëntorit: Ja çfarë ofertash ka paralajmëruar AZTECH para Black Friday](https://www.koha.net/reklama-marketing/fillojne-zbritjet-e-nentorit-ja-cfare-ofertash-ka-paralajmeruar-aztech-para-black-friday)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"A mund të \"harrojë\" trupi si të tresë mishin?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-harroje-trupi-si-te-trese-mishin","datePublished":"2025-03-12T14:22:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:35:07+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":553,"author":[{"@type":"Person","name":"BBC","url":"https://www.koha.net/autori/bbc/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shumë njerëz që ndalojnë konsumin e mishit për një periudhë të gjatë, kanë raportuar shqetësime kur rikthehen te ai. Por a mund ta “harrojë” vërtet trupi si të","url":"https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-harroje-trupi-si-te-trese-mishin","keywords":"mishi, konsumimi i mishit, tretja e mishit, trupi i njeriut, enzimat, mikrobiomi, mikrobiomi i zorreve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/12/6668f4b4-917e-4d52-b032-fc1145bb436a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
