Ora verore përfundon gjatë natës nga e shtuna në të diel, më 25 tetor. Në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në orën 02:00.
Shumica e telefonave inteligjentë, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me internetin do ta përshtatin orën automatikisht, ndërsa orët që nuk e kanë këtë mundësi duhet të rregullohen në mënyrë manuale.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimit sezonal të orës, një propozim që më pas u mbështet nga Parlamenti Evropian në vitin 2019, por shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare nëse duhet të miratojnë përgjithmonë orën verore.
Ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit.