---
description: "Edhe katër persona janë arrestuar të martën në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.Krahas ish-bashkëshortit që është ndaluar në Polici më 28 tetor, "
title: Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/29/27737df0-39f9-4674-bafb-a9553ad4435c.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj

![Arlinda Zekaj](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/27737df0-39f9-4674-bafb-a9553ad4435c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 24 nëntor 2026 19:05
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 24 nëntor 2026 19:05
- Shpërndaje në:

## Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, të martën janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati tjetër që dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. E dy personat tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi e ka vrarë Zekajn

Edhe katër persona janë arrestuar të martën në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Krahas ish-bashkëshortit që është ndaluar në Polici më 28 tetor, pak orë para se ajo të vritej, dhe ish-kunatit Alber Sylaj, që është kapur nën dyshimin se ka kryer vrasjen, të martën janë arrestuar edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, si dhe ish-kunati tjetër i saj, me dyshimin për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Dy persona të tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi e ka vrarë Zekajn.

“Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen. Në kuadër të procedurës penale, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve me inicialet N. S., D. S., M. P. dhe G. B.

Avokati Besnik Berisha, i cili është mbrojtës i familjes së Arlinda Zekajt, ka thënë se është kërkuar që nga fillimi të arrestohen edhe personat që kanë ndihmuar në vrasje.

“Si avokat kam adresuar disa kërkesa dhe në mesin e tyre është që të merren veprime edhe të këtij spektri, të arrestohen edhe persona që kanë ndihmuar në vrasjen e saj dhe vrasësin makabër, pra që të merren persona në përgjegjësi edhe ata të familjes, ndër ta edhe vëllai i ish-bashkëshortit dhe nëna e tij. Ky rezultat për ne nuk është rastësi”, ka thënë ai.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Ajo vazhdimisht kishte alarmuar për rrezikun për jetë që i kanosej. Për këtë, edhe i kishte shkruar Prokurorisë, Gjykatës e Policisë.

Rasti i saj ka nxitur reagime të mëdha në gjithë Kosovën. Janë mbajtur disa protesta e po ashtu janë shkarkuar prokurorë e policë që janë marrë me rastin. Për këtë, ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Po ashtu është themeluar edhe Komision parlamentar për të hetuar veprimet apo mosveprimet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. 

[#arlinda zekaj](https://www.koha.net/tag/arlinda-zekaj) [#vrasje](https://www.koha.net/tag/vrasje) [#prokuroria](https://www.koha.net/tag/prokuroria) [#albert sylaj](https://www.koha.net/tag/albert-sylaj) [#Jeton Sylaj](https://www.koha.net/tag/jeton-sylaj)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vrasja-e-arlinda-zekajt-arrestohen-edhe-ish-vjehrra-dhe-ish-kunati-i-saj)

[Futboll.]() [Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin, shkak borxhi](https://www.koha.net/futboll/manaj-nderpret-kontraten-me-sivassporin-shkak-borxhi)

[Futboll.]() [Riaktualizohet çështja e stadiumit nacional, ministri thotë se do të ketë shumë shpejt lajm për të](https://www.koha.net/futboll/riaktualizohet-ceshtja-e-stadiumit-nacional-ministri-thote-se-do-te-kete-shume-shpejt-lajm-per-te)

[Arbëri.]() [Bugaqku: Kuvendi s’duhet ta zvarrisë shqyrtimin e vetos së presidentes, mund të kemi situatë paradoksale](https://www.koha.net/arberi/bugaqku-kuvendi-sduhet-ta-zvarrise-shqyrtimin-e-vetos-se-presidentes-mund-te-kemi-situate-paradoksale)

[Futboll.]() [Xhaka ende nuk është gati për lojë](https://www.koha.net/futboll/xhaka-ende-nuk-eshte-gati-per-loje)

[Arbëri.]() [Buxheti i Kosovës - Kush sa para merr? – sonte në “Konfront”, Berim Ramosaj](https://www.koha.net/arberi/buxheti-i-kosoves-kush-sa-para-merr-sonte-ne-konfront-berim-ramosaj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vrasja-e-arlinda-zekajt-arrestohen-edhe-ish-vjehrra-dhe-ish-kunati-i-saj","datePublished":"2026-11-24T19:05:07+01:00","dateModified":"2026-11-24T19:07:01+01:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":451,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Edhe katër persona janë arrestuar të martën në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.Krahas ish-bashkëshortit që është ndaluar në Polici më 28 tetor, ","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vrasja-e-arlinda-zekajt-arrestohen-edhe-ish-vjehrra-dhe-ish-kunati-i-saj","keywords":"arlinda zekaj, vrasje, prokuroria, albert sylaj, Jeton Sylaj","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/29/27737df0-39f9-4674-bafb-a9553ad4435c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
