Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për sigurinë në shkolla, ku është vlerësuar mënyra se si institucionet përgjegjëse kanë përmbushur detyrat e tyre për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e rasteve të dhunës dhe çështjeve të tjera të sigurisë në institucionet arsimore. Sipas raportit, vetëm gjysma e nxënësve i konsiderojnë të sigurta shkollat
Egzona Mema
Vendin e dedikuar për të marrë hapat e parë të dijes dhe edukatës, një pjesë e madhe e nxënësve e shohin si jo të sigurt. Nëntë për qind e nxënësve të anketuar kanë thënë se nuk ndihen të sigurt në shkolla, 32% mendojnë pjesërisht se shkolla është e sigurt, derisa vetëm 52% ndihen plotësisht të sigurt në këtë institucion arsimor, theksohet në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
E të gjetjet e raportit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë” që u shpalos të mërkurën, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se do të trajtohen me qëllim të krijimit të një ambienti më të mirë për nxënësit.
“Puna e auditorit publik nuk përfundon me publikimin e një raporti të auditimit, por përfundon atëherë kur ne shohim rezultatet nga puna jonë, kur e shohim, do të thotë, një infrastrukturë më të mirë, një shkollë të ndërtuar, shërbime më të mira, qoftë ato shëndetësore, qoftë ato në fushën e arsimit dhe, në këtë rast, do të thotë, siguri më të madhe për nxënësit në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Spanca.
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka thënë se këto gjetje i sheh si të rëndësishme për të nisur implementimin e hapave që çojnë në përmirësimin e punës së institucioneve.
“Çështja tjetër që konstaton raporti është se përgjegjësia për sigurinë në shkolla tash është e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. Kjo nuk duhet të tingëllojë si heqje dorë nga përgjegjësia, por si thirrje që këtë ta kuptojmë jo si një betejë e hedhjes së fajit, po si një bashkim për të arritur zbatimin më efektiv, ajo që është gjetja kryesore e këtij raporti. Pra, duke filluar nga vetë drejtori, drejtoresha e shkollës, te këshilli i shkollës, te vetë prindërit e deri te DKA-të, Ministria e Arsimit, Inspektorati i Arsimit, Policia, Qendrat për Punë Sociale, Institucionet shëndetësore”, ka theksuar Çeku.
ebenfalls
Eine Frau in Prizren stirbt an den Folgen von Verletzungen, die ihr mutmaßlich von ihrem Ehemann verursacht wurden.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se prioritet i këtij institucioni do të jetë krijimi i një ambienti të sigurt në shkolla, ku të gjithë nxënësit të ndihen të barabartë dhe të sigurt.
“Shkolla nuk është vetëm një vend ku fëmijët tanë marrin dije dhe edukim, por është edhe hapësira ku ata formojnë personalitetin, zhvillojnë aftësitë e tyre dhe përgatiten për të ardhmen. Prandaj krijimi dhe ruajtja e një ambienti të sigurt, të qetë dhe gjithëpërfshirës në institucionet arsimore është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë”, ka thënë Hoxha.
Sipas ZKA-së, në kuadër të auditimit janë përfshirë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati i Arsimit, Policia e Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Qendrat për Punë Sociale dhe shkollat.
Ziel des Audits war es, zu beurteilen, ob die zuständigen Institutionen wirksame Mechanismen zur Prävention, Bearbeitung, Meldung und Überwachung von Gewalttaten in Schulen eingerichtet und umgesetzt haben.
-
Strafanzeige gegen Kurti und amtierende Minister wegen der Ausübung zweier Funktionen
-
PDK und Alliance setzen ihre Kritik an Kurti fort, LVV ignoriert sie.
-
Zehn neue Masernfälle – die Fallzahl hat sich im Vergleich zum Vorjahr mehr als verdoppelt.
-
Fotos verstorbener Arbeiter vor dem KEK aufgestellt, sichere Arbeitsbedingungen gefordert