---
description: Dialogu me Serbinë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në bllokun e BE-së kanë zënë vend në diskutime në Samit
title: Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/16/cb525161-de5e-41f5-bd8c-3afc7124ffbe.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane

- Nga: [Eraldin Fazliu](https://www.koha.net/autori/eraldin-fazliu/articles) [![Eraldin Fazliu](https://resources.koha.net/author/2022/August/27/eraldin-foto1661634538.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/eraldin-fazliu/articles)
- 16 maj 2025 19:14
- Shpërndaje në:

- Nga: [Eraldin Fazliu](https://www.koha.net/autori/eraldin-fazliu/articles) [![Eraldin Fazliu](https://resources.koha.net/author/2022/August/27/eraldin-foto1661634538.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/eraldin-fazliu/articles)
- 16 maj 2025 19:14
- Shpërndaje në:

## Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe hapjen e perspektives evropiane për Kosovën.

Dialogu me Serbinë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në bllokun e BE-së kanë zënë vend në diskutime në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke iu përgjigjur gazetarëve në sheshin “Skënderbeu”, ka shprehur optimizëm për rezultate në dialog.

“Porsa e kemi emëruar, pak muaj më parë, përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë dhe e presim normalizimin e marrëdhënieve, natyrisht. Dje kam biseduar si me presidentin Vuçiq ashtu edhe me presidenten Osmani, dhe do të shohim se çfarë më shumë mund të bëjmë. Do të udhëtoj në Kosovë dhe në Serbi javën e ardhshme për t’u ulur gjithashtu me ata dhe për të parë se si mund të vazhdojmë me procesin e normalizimit”, ka thënë Kallas.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila përfaqësoi Kosovën në Samit, ka zhvilluar në Tiranë takim bilateral me Kallasin, pasi ka thënë se do të ndodhet jashtë shtetit javën e ardhshme, kur shefja e diplomacisë së BE-së ka planifikuar ta vizitojë Kosovën. Ajo ka theksuar se Prishtina zyrtare e ka kryenegociatorin me legjitimitet të plotë, që mund të diskutojë me Serbinë.

E, para gazetarëve në Tiranë, Osmani drejtoi gishtin nga Brukseli për mosheqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe tha se brengën për këtë e ka shprehur mbrëmë edhe në darkën e organizuar nga udhëheqësit e BE-së.

[Edhe ![Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/ceb70471-2caa-4eb6-98d4-e4df62cb9f53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 mar 2026 Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së](https://www.koha.net/arberi/osmani-kosova-vazhdon-perkushtimin-per-rrugen-drejt-be-se)

“Gjatë darkës, në prezencën e të gjithëve, unë e kam ngritur çështjen e masave, sepse flitej për ndërtimin e besimit në raport me BE-në, megjithatë më shumë përkrahen ata që shkojnë në Moskë sesa ne që jemi 100 për qind në përputhje me politikat e BE-së”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani tha se liderët evropianë kanë justifikuar mbajtjen në fuqi të masave, me veton e dy-tri shteteve, të cilat refuzojnë ta bëjnë këtë. Por, presidentja theksoi se tjetër gjë ka dëgjuar, kur ka komunikuar me përfaqësues të atyre shteteve.

“Kur unë flas me ato dy-tri shtete anëtare që përmenden, ato mua më thonë nuk jemi ne që po e bllokojmë, por janë shtetet më të mëdha. Kështu që është njëfarë lloj gjuajtjeje e fajit”, ka shtuar ajo.

Në muajin qershor bëhen dy vjet qëkur BE-ja vendosi masat, për shkak të tensioneve në veri dhe hapave të Qeverisë Kurti për shtrirjen e kushtetutshmërisë në këtë pjesë, që blloku Evropian i cilësoi si të njëanshëm.

Në Tiranë presidentja Osmani ka shprehur pakënaqësinë edhe për qasjen e BE-së në raport me integrimin e Kosovës.

[Edhe ![Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/9cfd118f-c0e4-41a4-a85d-939746e25090.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 dhj 2025 Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së](https://www.koha.net/arberi/osmani-para-samitit-ne-bruksel-thote-se-ka-elemente-pozitive-ne-diskutimet-per-heqjen-e-masave)

“Jemi këtu për të ngritur zërin për Kosovën evropiane, për Kosovën e cila patjetër nuk shikon rrugë tjetër dhe alternativë tjetër pos Bashkimit Evropian”, ka thënë Osmani.

Nga shtetet e rajonit, Kosova është e vetmja së cilës BE-ja nuk ia ka shqyrtuar aplikacionin për anëtarësim. Në këtë proces, përparimin më të madh e kanë bërë Shqipëria dhe Mali i Zi.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#Samiti në Tiranë](https://www.koha.net/tag/samiti-ne-tirane) [#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#masat](https://www.koha.net/tag/masat) [#sanksionet](https://www.koha.net/tag/sanksionet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/fb510d07-9be1-4db5-b8d2-63887e80a7f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 dhj 2025 Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet](https://www.koha.net/arberi/osmani-i-kerkon-kallasit-heqjen-e-plote-te-masave-kosova-ka-permbushur-kushtet)
- [![Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/beb1af05-f02a-4fc7-8332-6a404881c1ea.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 dhj 2025 Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave](https://www.koha.net/arberi/osmani-takon-costan-ska-arsye-te-shtyhet-heqja-e-plote-e-masave)
- [![Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/5521c0a3-713f-4adb-9d96-cb5f04c3b4d7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 dhj 2025 Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/kosova-do-ta-kerkoje-heqjen-e-plote-te-masave-ne-samitin-e-lidereve-be-ballkani-perendimor)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/osmani-kerkon-heqjen-e-masave-ndeshkuese-dhe-hapjen-e-perspektives-evropiane","datePublished":"2025-05-16T19:14:10+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:07+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":573,"author":[{"@type":"Person","name":"Eraldin Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/eraldin-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dialogu me Serbinë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në bllokun e BE-së kanë zënë vend në diskutime në Samit","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/osmani-kerkon-heqjen-e-masave-ndeshkuese-dhe-hapjen-e-perspektives-evropiane","keywords":"vjosa osmani, Samiti në Tiranë, bashkimi evropian, masat, sanksionet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/16/cb525161-de5e-41f5-bd8c-3afc7124ffbe.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
