Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
ABENDNACHRICHTEN

Verteidigung derjenigen, die der Justizbehinderung beschuldigt werden: Die Staatsanwaltschaft spekulierte.

Verteidigung derjenigen, die der Justizbehinderung beschuldigt werden: Die Staatsanwaltschaft spekulierte.

Mbrojtja e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit ka vazhduar me deklaratat përmbyllëse në rastin, në të cilin këta akuzohen së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Mbrojtja kërkoi lirimin e të gjithë të akuzuarve, duke shtuar se provat e Prokurorisë mbështetën në spekulime

Në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ka vazhduar edhe të premten dhënia e deklaratave përfundimtare nga mbrojtja në rastin ku akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Avokati i Bashkim Smakajt, Elystan Rees, është shprehur se provat e Prokurorisë janë të ndërtuara mbi spekulime e që si rezultat final i gjykimit, sipas tij, duhet të jetë shpallja e pafajësisë për të akuzuarit.

“Ne parashtrojmë që duhet ta shpalleni të pafajshëm z. Smakajn dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë, qoftë veçmas ose në mënyrë të përbashkët në bazë të shpjegimeve që dhashë tani”, ka thënë avokati Rees.

Rees ka pasur ankesa për kërkesat e Prokurorisë sa i përket lartësisë së dënimeve për secilin nga të akuzuarit, duke thënë se Smakaj nuk ishte në dijeni për ndonjë urdhër gjyqësor, ndërsa Kuçi ishte i njohur me procedurat.

Avokati ka kërkuar që në rast se Smakaj dënohet, burgimi të mos jetë më i lartë se 12 muaj, duke e llogaritur edhe kohën në paraburgim.

“Çdo dënim tjetër do të ishte një pabarazi e hapur, e padrejtë sa u takon vetë dënimeve të kërkuara për të pandehurin tjetër, për të cilin thuhet se ka rrethana renduese, ka një numër karakteristikash që kanë renduar procesin dhe që nuk ekzistojnë në rastin e klientit tim”, ka thënë ai.

Argumentit të pabarazisë sa i përket kërkesës së Prokurorisë për lartësinë e dënimit i është bashkuar edhe avokati i Isni Kilajt.

“Unë i mbështes parashtrimet e z. Rees sa i përket pabarazisë dhe unë dua t’ju them që për të njëjtat arsye, vendosi me hezitim që t’i parashtrojë të njëjtat gjëra”, ka thënë avokati Ian Edwards.

Ai ka thënë se koha që ka kaluar në paraburgim Kilaj është 50 % më e lartë se dënimi që mund të marrë, duke pasur parasysh se ai, sipas tij, nuk ka bërë ndonjë dëm konkret.

Për dokumentet që i janë gjetur Kilajt gjatë bastisjes së Prokurorisë, avokati i tij ka pranuar se kishin të bënin me informacion konfidencial.

“E pranojmë që ky ishte informacion që ai nuk duhej ta kishte. Ishte informacion konfidencial, por thjesht fakti se e kishte në përdorim këtë material, në vetvete nuk përbën vepër penale”, ka thënë ai.

Ndërsa mbrojtja e Fadil Fazliut është shprehur se nuk ka pasur grup që ka bashkëvepruar për ndikimin te dëshmitarët.

Avokati David Yong ka thënë se Thaçi nuk ishte në dijeni për takimit e klientit të tij me dëshmitarin Rrustem Mustafa.

“Thaçi nuk ka nga ta dinte se z. Fazliu ishte takuar me Rrustem Mustafën.  Nuk ka as grup të përbashkët e as veprim të përbashkët”, ka thënë ai.

Nё parashtrimin e tij, avokati i Hajredin Kuçit ka deklaruar se fillimisht Prokuroria ishte mbështetur nё transkripte tё përkthyera gabim, tё cilat pasi janë korrigjuar, e kanë hequr pёrgjegjёsinë e tij për mosbindje ndaj gjykatës.

“Hiqet pretendimi se z. Kuçi ka shërbyer si lajmës. Gjithashtu nuk është më e vlefshme baza mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të thënë se ka pasur një plan më të gjerë për të ndërhyrë ndaj dëshmitarëve. Ky nuk është një ndryshim i vogël. Ndryshon kuptimin dhe peshën e mesazhit”, ka thënë avokati Alexander Admiral.

Admiral ka thënë se Kuçi nuk ka ndikuar nё asnjë dëshmitar dhe se komunikimet me Rrustem Mustafёn nuk pёrbёjnё vepër penale. Rrjedhimisht, ka kërkuar lirimin e klientit të tij nga të gjitha akuzat.

Në deklaratën e saj përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar 6 vjet burgim për Thaçin, nga tre për Kilajn, Smakajn dhe Fazliun si dhe 9 muaj burgim për Kuçin.

Ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. E, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Gjatë së enjtes, fjalët përfundimtare i kanë dhënë edhe prokuroria, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Bashkim Smakajt, e cila ka vazhduar edhe të premten.

Fjalët përfundimtare për këtë rast do të jepen edhe të hënën.