Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
ABENDNACHRICHTEN

Der Italiener Vergori übernimmt das Kommando über die KFOR und erklärt, Stabilität und Sicherheit blieben Prioritäten.

Esercito Vergori

Optimizimi i pranisë së KFOR-it nuk nënkupton tërheqje të trupave aleate nga Kosova, ka deklaruar admirali George Wikoff, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit, ku gjeneralmajori italian, Esercito Vergori, mori detyrën nga turku Ozkan Ulutash. Komandanti i ri tha se prioritet do të mbeten stabiliteti, siguria për të gjitha komunitetet dhe mbështetja e dialogut Kosovë–Serbi

Turku Ozkan Ulutash ka përmbyllur misionin e tij si komandant i misionit të KFOR-it dhe vendin e tij e ka zënë italiani Esercito Vergori.

Në Shtabin e Misionit të KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës.

Admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli ka thënë se prania e KFOR-it do të optimizohet, por theksoi se kjo nuk nënkupton tërheqje të trupave aleate.

“Përmirësimi i situatës së sigurisë ka krijuar mundësi për të optimizuar qëndrimin e KFOR-it për të përmbushur kërkesat e mandatit tonë. Optimizimi i KFOR-it do të rrisë efektivitetin e misionit duke siguruar që të kemi njerëz të vendosur në gatishmëri të lartë dhe shkathtësinë për t'iu përgjigjur ndryshimeve në mjedisin e sigurisë. Ritmi dhe fushëveprimi i optimizimit udhëhiqen nga kushtet dhe vlerësimi i vazhdueshëm ushtarak. Këto ndryshime janë të kalibruara, graduale dhe të bazuara në kushte””, ka theksuar Wikoff.

E komandanti i ri, gjeneralmajor Vergori tregoi se cilat janë objektivat që KFOR-i do t’i ketë nën komandën e tij.

“Gjatë gjithë mandatit tim, ne do të qëndrojmë të palëkundur në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë. Ne do të veprojmë me vendosmëri dhe disiplinë dhe me paanshmëri të palëkundur për të mirën e të gjitha komuniteteve. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të ofrojmë kushtet e sigurisë që mbështesin përpjekjet diplomatike, përfshirë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, me një qëllim kryesor: të sigurohemi që KFOR-i të vazhdojë të luajë rolin e tij në mënyrë që së bashku dhe kolektivisht të krijojmë kushtet e duhura për një të ardhme në të cilën brezat e rinj mund të gëzojnë përfitimin e plotë të paqes, demokracisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Kjo është me të vërtetë motoja ime”, ka thënë Vergori.

Ndërsa presidentja Justina Shiroka-Pula ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

“Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gur themeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

Ozkan Ulutash e mori për herë të dytë komandën e KFOR-it në tetor të vitit 2025, duke pasuar gjeneralmajorin italian, Enrico Barduanin, i cili e kishte udhëhequr misionin nga tetori i vitit 2024. Barduani, ndërkaq, detyrën e kishte marrë nga vetë Ulutashi, pas përfundimit të mandatit të tij të parë.

E në të dytin, Ulutashi u kritikua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas nisjes së tërheqjes së trupave të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër dhe kalimit të përgjegjësisë për sigurinë në këtë zonë te Policia e Kosovës.

Para mandatit të parë të Ulutashit, KFOR-i udhëhiqej nga gjeneralmajori italian, Angelo Michele Ristuccia. Ai ishte kritikuar nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në qershor të vitit 2023, kur autoritetet serbe arrestuan tre policë të Kosovës që ishin në detyrë si dhe hyrjen në Kosovë të grupit të Radojçiqit.