---
description: Nga 700 gjobë secilit e dëbim nga territori i shtetit me ndalesë futjeje për 3 vjet për ata që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, u ka shqiptuar Gjykata
title: Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/01/8709be6b-76db-4813-bc2d-6381ae4b75ce.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit

![vidovdan](https://resources.koha.net/images/2026/July/01/8709be6b-76db-4813-bc2d-6381ae4b75ce.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 1 korrik 2026 19:12
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 1 korrik 2026 19:12
- Shpërndaje në:

## Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan. Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet

Nga 700 gjobë secilit e dëbim nga territori i shtetit me ndalesë futjeje për 3 vjet për ata që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, u ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurve serbë për thirrje nacionaliste në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Sipas Gjykatës, të pandehurit, më 28 qershor, përmes parullave e brohoritjeve kanë bërë provokime.  
Në ditën e Vidovdanit u ndaluan 36 persona.

“Më datë 28.06.2026 në kompleksin memorial të Gazimestanit, me rastin e festës e Vidovdanit, ku morën pjesë rreth 760 pjesëtarë të komunitetit serb dhe në përfundim të manifestimit, një numër i pjesëmarrësve fillimisht kanë filluar të brohorasin me parulla nacionaliste, konkretisht ‘Kosovo je Srbija’, në gjuhën serbe, duke ngritur tre gishtat në duar, simbol i cili në rrethana konkrete u përmend si shprehje e nacionalizmit dhe e provokimit”, ka thënë gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica.

Në shpallje të aktgjykimit, ajo tha se veprimet e tilla janë kryer pavarësisht vërejtjeve, urdhrave dhe paralajmërimeve të zyrtarëve policorë.

“Në hyrje të kompleksit, të gjithë pjesëmarrësve ishin të pajisur me fletushka njoftuese në tri gjuhë, në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze, përmes të cilave të gjithë pjesëmarrësit janë njoftuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe iu është bërë thirrje pjesëmarrësve të festojnë në mënyrë të qetë dhe ndalohet çfarëdo thirrje nacionaliste dhe veprim nxitës”, ka thënë Krasniqi Jashanica.

Shoqërimi i të dyshuarve të polici pati nxitur reagime të Listës Serbe dhe të autoriteteve në Beograd, duke e cilësuar veprimin e policisë si përpjekje për frikësim.

[#vidovdan](https://www.koha.net/tag/vidovdan) [#debim](https://www.koha.net/tag/debim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/July/01/1030c202-b681-4dde-bc83-e34082f7829c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 kor 2026 Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/te-arrestuarve-ne-gazimestan-u-ndalohet-hyrja-per-tre-vjet-ne-kosove)
- [![Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan](https://resources.koha.net/images/2026/June/28/537544ff-3d8b-4809-a390-b29b0c0b39c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 qer 2026 Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan](https://www.koha.net/arberi/kesaj-radhe-festimet-e-vidovdanit-perfundojne-pa-shkrime-nacionaliste-serbe)
- [![Qyteti i Krushevcit dënon posterin me gjuhë të urrejtjes para furrës së shqiptarit](https://resources.koha.net/images/2026/July/07/14f4b8de-1102-4ecb-bf44-ff41f9757439.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 kor 2026 Qyteti i Krushevcit dënon posterin me gjuhë të urrejtjes para furrës së shqiptarit](https://www.koha.net/arberi/qyteti-i-krushevcit-denon-posterin-me-gjuhe-te-urrejtjes-para-furres-se-shqiptarit)
- [![Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc](https://resources.koha.net/images/2026/July/05/89eb0bcf-1efa-44bf-8da5-ccbd92e8b7a3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 kor 2026 Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc](https://www.koha.net/arberi/kandiq-u-kerkon-studenteve-ne-serbi-te-solidarizohen-pas-posterit-kunder-nje-furre-shqiptare-ne-krushevc)
- [![Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur](https://resources.koha.net/images/2026/June/29/86e066cf-e8fa-4bff-8823-45569dacd035.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 qer 2026 Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur](https://www.koha.net/arberi/buxhovi-per-vidovdanin-pak-pelegrine-e-me-shume-militante-te-porositur)

[Botë.]() [SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rivendosjen e bashkëpunimit ushtarak](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-venezuela-nenshkruajne-marreveshje-per-rivendosjen-e-bashkepunimit-ushtarak)

[Arbëri.]() [Hasani pasi Thaçit nuk iu unifikuan dënimet: Kjo ka ndodhur veç në kohën e Enver Hoxhës](https://www.koha.net/arberi/hasani-pasi-thacit-nuk-iu-unifikuan-denimet-kjo-ka-ndodhur-vec-ne-kohen-e-enver-hoxhes)

[Botë.]() [Bullgaria zbulon një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik](https://www.koha.net/bote/bullgaria-zbulon-nje-operacion-pesevjecar-te-spiunazhit-kibernetik)

[Arbëri.]() [Paralajmërimi për erëra të forta, Inspektorati bën thirrje për kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-per-erera-te-forta-inspektorati-ben-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-sigurine-e-punetoreve)

[Botë.]() [Rusia po përgatiste sulm pranë kufirit polak, për ta fajësuar Ukrainën](https://www.koha.net/bote/rusia-po-pergatiste-sulm-prane-kufirit-polak-per-ta-fajesuar-ukrainen)

[Basketboll.]() [Bashkimi e humb ndeshjen e parë ndaj Manchesterit](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-e-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-manchesterit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/debim-nga-kosova-e-nga-700-euro-gjobe-per-serbet-e-arrestuar-gjate-vidovdanit","datePublished":"2026-07-01T19:12:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:04+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":288,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nga 700 gjobë secilit e dëbim nga territori i shtetit me ndalesë futjeje për 3 vjet për ata që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, u ka shqiptuar Gjykata","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/debim-nga-kosova-e-nga-700-euro-gjobe-per-serbet-e-arrestuar-gjate-vidovdanit","keywords":"vidovdan, debim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/01/8709be6b-76db-4813-bc2d-6381ae4b75ce.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
