Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
ABENDNACHRICHTEN

Fehim Sali wurde unter dem Verdacht der Zusammenarbeit mit der serbischen BIA festgenommen.

Spionage

Nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA), është arrestuar të enjten në pikën kufitare në Merdare shtetasi i Kosovës, Fehim Sali. Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka kryer bastisje në vendbanimin e tij në Dragash, ku janë sekuestruar para të gatshme, telefona celularë dhe dokumente relevante për rastin

Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, të enjten është arrestuar shtetasi i Kosovës, Fehim Sali.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ai është dërguar në mbajte për 48 orë.

Ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, teksa po kalonte në Serbi pas orës 7 të mëngjesit.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarë të kësaj agjencie.

Pas arrestimit, Policia dhe Prokuroria Speciale ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në Dragash, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

ebenfalls Verdächtiger wegen Mordes an 18-Jährigem festgenommen; Konflikt begann nach Streit zwischen Kindern ABENDNACHRICHTEN Verdächtiger wegen Mordes an 18-Jährigem festgenommen; Konflikt begann nach Streit zwischen Kindern

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh, para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh, katër (4) telefona celularë, dokumente të ndryshme relevante për rastin”, thuhet në informatën e përbashkët të të dyja institucioneve.

Lidhur me arrestimin ka reaguar Filiz Mustafa, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, i cili ka publikuar një fotografi të Fehim Salit së bashku me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ky fotografim i bërë para disa vjetësh, ku janë bashkë Ivica Daçiq dhe i arrestuari i sotëm, Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK&PDK) për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben. Sot, shteti dhe institucionet përkatëse vepruan”, ka shkruar ai.

Sali punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në për dy mandate në Këshillin Konsultativ për Komunitete brenda Presidencës së Kosovës.

Nga pozita në Këshillin Konsultativ për Komunitete ishte shkarkuar në vitin 2024.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Vlora Konushevci, Këshilltare për Media e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Fehim Sali ka qenë anëtar i KKK-së si përfaqësues i komunitetit goran për dy mandate dhe është shkarkuar pas disa informatave nga institucionet e sigurisë.

“Pas raportit të informacioneve të sigurisë dhe me propozimin e sekretarit të Këshillit, i njëjti është shkarkuar më 3 maj 2024, rrjedhimisht prej asaj kohe nuk është anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete”, tha Konushevci për REL-in duke shtuar se nuk mund të japin detaje tjera mbi raportin.

ebenfalls Ein serbischer Staatsbürger wurde festgenommen, er steht im Verdacht, in Pristina einen Betrug mit einer Immobilie begangen zu haben. ABENDNACHRICHTEN Ein serbischer Staatsbürger wurde festgenommen, er steht im Verdacht, in Pristina einen Betrug mit einer Immobilie begangen zu haben.

E në mars të vitit 2021, KOHA pati raportuar se Fehim Sali ishte suspenduar nga puna e tij si mësues në shkollën fillore “9 Maji”, pasi kishte shpallur kandidaturën në listën e subjektit goran “Zajeno”.

Siç kishte deklaruar Sali, ai kishte marrë kërcënime dhe ishte përballur me presion nga subjekti tjetër goran, JGP, që, sipas tij, gëzonte mbështetje të strukturave paralele në Dragash, si dhe të Listës Serbe.

Për ato kërcënime e kishte përmendur edhe emrin e ish-deputetes së Listës Serbe, Jasmina Dediq.

Sali ishte kthyer më pas në punë, ndërkaq KOHA pati marrë vesh që hetimi ishte mbyllur për shkak se ai nuk kishte qenë i gatshëm të dëshmonte pas rikthimit në punë.

Pas arrestimit që ka ndodhur të enjten, Prokuroria njoftoi se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kosova ka ndërmarrë disa raste hetimore dhe arrestime nën dyshimet për spiunazh në favor të inteligjencës serbe.

Në raste të mëparshme janë arrestuar persona nga komunitete të ndryshme në Kosovë, nën dyshimet se kanë mbledhur apo përcjellë informacione për shërbimet serbe të inteligjencës.

ebenfalls Der Geschäftsführer von „Ekoregjioni“ wurde verhaftet; ihm wird vorgeworfen, eine Ausschreibung im Wert von fast 400 Euro missbraucht zu haben. ABENDNACHRICHTEN Der Geschäftsführer von „Ekoregjioni“ wurde verhaftet; ihm wird vorgeworfen, eine Ausschreibung im Wert von fast 400 Euro missbraucht zu haben.

Ekspertë të sigurisë kanë vlerësuar se spiunazhi paraqet kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës. Sipas tyre, veprimtari të tilla mund të ndikojnë në sigurinë e brendshme, të destabilizojnë institucionet dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Egzona Mema