Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
ABENDNACHRICHTEN

Neue Beweise werden im Fall des Dreifachmordes in Gllogjan geprüft.

Gerichtsverhandlung im Dreifachmordfall in Gllogjan

Në rihapjen e gjykimit ndaj Kreshnik, Kastriot e Halil Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021, Gjykata ka bërë administrimin e disa provave materiale, përfshirë edhe fotografinë ku shihet i akuzuari Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur në një bjeshkë të Deçanit me armën që dyshohet të jetë kryer krimi. Prokurorja tha se qëndron pranë fjalës përfundimtare për burgim të përjetshëm

Fotografinë ku shihet i akuzuari Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në bjeshkë të Deçanit, por edhe prova të tjera të cilat u bënë shkak për rihapje të gjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, u administruan si prova materiale nga Gjykata Themelore në Pejë këtë të mërkurë.

Për vrasjen e para pesë vjetëve të Gani Gjokajt dhe dy nxënësve që ndodheshin në autobus në Gllogjan, akuzohen Kastriot, Kreshnik e Halil Mehmetaj. 

Sipas aktakuzës, ata kryen sulmin për motive hakmarrjeje, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin. 

Kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, tregoi edhe provat e tjera materiale, të cilat u administruan në rihapje të këtij shqyrtimi gjyqësor.

“Raporti i ekspertizës, procesverbal i kontrollit të kryer në vendin e përshkruar si Maja e Rusolisë, raporti për urdhër kontrolli, raport informues mbi ekzaminimin balistik, CD me video incizim në vendin e përshkruar si maja e Rusolisë, fotoalbumi me fotografi te maja e Rusolisë”, ka numëruar provat kryetari i trupit gjykues.

ebenfalls Mursel schuldete etwa eine halbe Million Euro. ABENDNACHRICHTEN Mursel schuldete etwa eine halbe Million Euro.

E, prokurorja e rastit, Sahide Gashi tha se e mirëpret vendimin e Gjykatës për rihapje të shqyrtimit gjyqësor. 

“Prokuroria nuk fsheh prova dhe aq më pak provat që i ka siguruar vetë. Prokuroria ka obligim ligjor që me vëmendje dhe përkushtim maksimal që të përmbledhë fakte që i ngarkojnë të pandehurit. Ne e kemi përmbushur këtë obligim me përpikëri”, ka thënë ajo.

Pas administrimit të provave, gjykimi vazhdoi edhe me fjalët përfundimtare.

Prokurorja Gashi tha se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dhënë. Sipas saj, ekziston përtej dyshimit të bazuar mirë se të pandehurit e kanë kryer veprën penale, me të cilën ngarkohen.

“Prokuroria mbetet në tërësi si në fjalën përfundimtare. Edhe pas administrimit të provave gjatë shqyrtimit të rregullt në këtë çështje penale, nuk qëndrojnë të izoluara, ato provojnë një qark të mbyllur provues. Çdo provë materiale dhe çdo dëshmi lidhet me zinxhirin e fakteve dhe nuk lë hapësirë dhe mëdyshje tjetër përveç fajësisë së të pandehurve”, ka thënë prokurorja Gashi.

Ndërsa, Beqë Hamzaj, prindi i njërit nga fëmijët e vrarë, pati kritika për procesin e stërzgjatur gjyqësor.
“Këta ma kanë vra djalin, e këta janë dalë në krye, me shkollim të Halilit. Halili ua ka bo procedurën se qysh me dalë me i vra. Të garantoj se fëmijët janë vra me u quajt akt terrorist. Betohem në Zot se dy javë përpara në lokal të Selamnit ka thënë se ka me u sulmu autobusi me nxënës diku. I mërzitur, i ngushtum dhe qe 5 vjet i shoh këta që ma kanë vra djalin”, është ankuar Hamzaj.

E të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre, thanë se qëndrojnë pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtim gjyqësor.

Vendimi për tre të akuzuarit, pritet të shpallet më 24 gusht.

ebenfalls Kadrijaj schließt eine Wiederholung der Maßnahmen gegen Kurti nicht aus. ABENDNACHRICHTEN Kadrijaj schließt eine Wiederholung der Maßnahmen gegen Kurti nicht aus.

Për të akuzuarit, Prokuroria Themelore në Pejë, në fjalën e saj përfundimtare kërkoi burgim të përjetshëm.

Në aktakuzë thuhet se cak i vrasjes ishte shoferi i autobusit, tani i ndjeri Gani Gjokaj dhe se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi familja Mehmetaj e ka fajësuar atë si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre.