---
description: Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Idriz Aliajn me 11 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për tentativë vrasjen e rëndë ndaj gruas me të cilën kisht
title: 11 vjet burgim burrit që tentoi ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/07/6497f5b0-150f-487f-87b9-e76197b5331f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# 11 vjet burgim burrit që tentoi ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte

![vrasje](https://resources.koha.net/images/2026/April/07/6497f5b0-150f-487f-87b9-e76197b5331f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 7 prill 2026 19:23
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 7 prill 2026 19:23
- Shpërndaje në:

## Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Idriz Aliajt lidhur me vrasjen e rëndë në tentativë ndaj gruas me të cilën bashkëjetoi. Ai u dënua me dënim unik prej 11 vjet burgim. Po ashtu, akuzohej për armëmbajtje pa leje dhe mospërfillje të gjykatës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Idriz Aliajn me 11 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për tentativë vrasjen e rëndë ndaj gruas me të cilën kishte bashkëjetuar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Alija në gusht të 2024-tës, në Bresje të Fushë-Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe raportimit të dy rasteve të tjera të dhunës në familje, ka tentuar të vriste viktimën Sh.T.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, posa e dëmtuara me djalin e saj kanë kaluar vendkalimin për këmbësore, i pandehuri ka përshpejtuar hapat, ka nxjerrë armën nga brezi, e në mënyrë dinake nga afërsia ka shkrepur në trupin e të dëmtuarës, e më pas e ka goditur me duar në fytyrë duke e rrëzuar në tokë.

Kryetarja e trupit gjykues, Medije Bytyqi, ka thënë në seancën e së martës, se përveç veprës “vrasje e rëndë në tentativë”, Alija është dënuar edhe për dy vepra të tjera penale, për çka burgimi i është unifikuar në 11 vjet.

“Të akuzuarit i cakton për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dënim me kohëzgjatje prej 10 vjetësh, për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dënim me kohëzgjatje prej 1 viti, ndërsa për veprën penale ‘Mospërfillje e urdhrave të Gjykatës’, dënim prej 6 muaj. Për tri veprat penale i shqipton dënim unik, me kohëzgjatje prej 11 vjetësh”, ka thënë gjyqtarja Bytyqi.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, të pranishëm në Gjykatë nuk ishin i akuzuari, Idriz Alija, prokurori i shtetit dhe pala e dëmtuar.

Avokati i palës së dëmtuar, Fitim Gashi, ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të vendosin nëse do të parashtrojnë ankesë në shkallë të dytë për vendimin e Themelores.

[Edhe ![11 vjet burgim burrit që tentoi vrasjen e gruas](https://resources.koha.net/images/2026/April/07/1d4a35ed-c010-4311-9704-7118bef11e69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 7 pri 2026 11 vjet burgim burrit që tentoi vrasjen e gruas](https://www.koha.net/kronike/11-vjet-burgim-burrit-qe-tentoi-vrasjen-e-gruas)

“Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore lidhur me rastin kundër të pandehurit Idriz Alijaj, i cili ngarkohej për tri vepra penale – Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe Mospërfillja e gjykatës – me dënim unik prej 11 (njëmbëdhjetë) vjetësh burgim, mund të themi se ky vendim ka qenë i pritshëm për ne dhe për palën e dëmtuar. Megjithatë, sa i përket mundësisë së ushtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, pas konsultimeve të mëtejme me të dëmtuarën, do të vlerësojmë nëse do të ushtrojmë ankesë apo jo”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas aktakuzës, djali i së dëmtuarës kishte tentuar ta largonte sulmuesin, por ai kishte shtënë disa herë mbi trupin e saj dhe më pas e ka goditur me kondak të armës së zjarrit në kokë, derisa dy qytetarë kishin arritur t’ia largonin armën, e më pas Policia ta arrestonte.

I pandehuri akuzohej edhe se e kishte shkelur vendimin e Gjykatës, përmes të cilit e kishte të ndaluar t’i afrohej të dëmtuarës-bashkëjetuese të tij, 20 metra në vende publike dhe 100 metra nga vendqëndrimi i tyre aktual.

[#tentim vrasje](https://www.koha.net/tag/tentim-vrasje) [#Gjykata Themelore në Prishtinë](https://www.koha.net/tag/gjykata-themelore-ne-prishtine) [#idriz aliaj](https://www.koha.net/tag/idriz-aliaj) [#vendim i gjykates](https://www.koha.net/tag/vendim-i-gjykates)

Artikuj të ngjashëm

- [![Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë](https://resources.koha.net/images/2022/June/02/auto_auto_auto_paraburgimi-1200x630-650x3581548077087163153852816349163991654176392.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 1 dhj 2025 Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/kater-vjet-e-gjysme-burgim-per-vrasjen-ne-tentative-per-shkak-te-nje-prone-ne-gjakove)
- [![Tetë vjet burgim për trafikim dhe keqtrajtim të gruas me aftësi të kufizuara mendore](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/ecf6467d-3c1c-4195-9e39-bf9fb404bf00.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 17 tet 2026 Tetë vjet burgim për trafikim dhe keqtrajtim të gruas me aftësi të kufizuara mendore](https://www.koha.net/kronike/tete-vjet-burgim-per-trafikim-dhe-keqtrajtim-te-gruas-me-aftesi-te-kufizuara-mendore)
- [![Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit](https://resources.koha.net/images/2025/May/14/a4f048dc-9524-4af8-823f-8e26776b0120.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 21 sht 2026 Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit](https://www.koha.net/kronike/denohet-me-9-vjet-burgim-i-mituri-per-vrasjen-ne-kobaj-te-prizrenit)
- [![Mosmarrëveshja në Zvicër përfundon me therje në Ferizaj](https://resources.koha.net/images/2026/August/13/ca7c7d86-591d-4631-9661-24e4c20404bc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 13 gus 2026 Mosmarrëveshja në Zvicër përfundon me therje në Ferizaj](https://www.koha.net/kronike/mosmarreveshja-ne-zvicer-perfundon-me-therje-ne-ferizaj)

[Futboll.]() [Carrick e Fernandes zhvillojnë takim sqarues](https://www.koha.net/futboll/carrick-e-fernandes-zhvillojne-takim-sqarues)

[Futboll.]() [Al-Nassr ishte interesuar për Korenicën](https://www.koha.net/futboll/al-nassr-ishte-interesuar-per-korenicen)

[Futboll.]() [Pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit pas aksidentit fatal me tren](https://www.koha.net/futboll/pezullohen-ndeshjet-e-kupes-se-mbretit-pas-aksidentit-fatal-me-tren)

[Futboll.]() [Arijon Ibrahimoviq ia kushton nënës çmimin e lojtarit të ndeshjes](https://www.koha.net/futboll/arijon-ibrahimoviq-ia-kushton-nenes-cmimin-e-lojtarit-te-ndeshjes)

[Botë.]() [Mbërrin në 64 numri i të vdekurve në Spanjë](https://www.koha.net/bote/mberrin-ne-64-numri-i-te-vdekurve-ne-spanje)

[Arbëri.]() [Akuza mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës për shitjen e pronave të AKP-së](https://www.koha.net/arberi/akuza-mes-deputeteve-te-pushtetit-dhe-opozites-per-shitjen-e-pronave-te-akp-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"11 vjet burgim burrit që tentoi ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/11-vjet-burgim-burrit-qe-tentoi-ta-vriste-gruan-me-te-cilen-bashkejetonte","datePublished":"2026-04-07T19:23:21+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:08+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":568,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Idriz Aliajn me 11 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për tentativë vrasjen e rëndë ndaj gruas me të cilën kisht","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/11-vjet-burgim-burrit-qe-tentoi-ta-vriste-gruan-me-te-cilen-bashkejetonte","keywords":"tentim vrasje, Gjykata Themelore në Prishtinë, idriz aliaj, vendim i gjykates","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/07/6497f5b0-150f-487f-87b9-e76197b5331f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
