Kori “Siparantum” i Kosovës ia ka dalë të jetë fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi.
“Siparantum” është fitues i kategorisë së vet të koreve të pëzieera me 97 pikë.
Po ashtu ka marrë edhe me Çmimin special për përformancë kontemporane, dhe Çmimin për dirigjentin më premtues, “Radovan Popoviq”.
E ka mposhtur edhe korin nga Serbia “Sveti Joakim i Ana”, i cili me këngën për “Kosovën e shenjtë” theu kërkesën e organizatorëve që të mos provokohet me repertor nacionalist.
Ka lënë prapa edhe korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” po nga Mali i Zi.
Sasho Tatarçevski, Milena Injac, Dimitris Ktistakis, Jasenka Ostojiq, kanë qenë anëtarët e Jurisë. Ky ka qenë edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi.