---
description: Shteti shqiptar ka paralajmëruar ngritjen e një muzeu të aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bl
title: Shqipëria paralajmëron ngritjen e muzeut për Aleksandër Moisiun
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/16/1feb64b4-ac3e-4942-9877-9398459b5e14.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Shqipëria paralajmëron ngritjen e muzeut për Aleksandër Moisiun

![Aleksandër Moisiu (2 prill 1879 – 23 mars 1935)](https://resources.koha.net/images/2024/October/16/1feb64b4-ac3e-4942-9877-9398459b5e14.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Aleksandër Moisiu (2 prill 1879 – 23 mars 1935)

- 16 tetor 2024 13:02
- Shpërndaje në:

- 16 tetor 2024 13:02
- Shpërndaje në:

Shteti shqiptar ka paralajmëruar ngritjen e një muzeu të aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja, i cili ka thënë se e kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Ai ka pritur në një takim ish-presidentin e Shqipërisë, pinjoll i së njëjtës familje me aktorin Aleksandër Moisiu.

Gjatë takimit Gonxhja dhe Moisiu kanë diskutuar për një sërë aktivitetesh dhe botimesh në nderim të 145-vjetorit të lindjes së aktorit të njohur.

“Një nga pikat më interesante të bisedës sonë ishte angazhimi për ngritjen e një muzeu, që do të nderojë krijimtarinë e këtij artisti të shquar në qytetin e tij të origjinës, Kavajë”, citohet të ketë thënë Gonxhja.

Ministri Gonxhja ka thënë se “kjo nismë do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe do t’iu ofrojë brezave të ardhshëm mundësinë për të njohur më mirë jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut, duke lënë një gjurmë të përhershme në historinë shqiptare”.

Aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, u lind më 2 prill të vitit 1879 në Trieste. Performoi në skenën austriake, ku mishëroi role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë evropiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri te bashkëkohësit. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si figurant në skenën e “Burgtheatër”. Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit.

Sipas biografisë së tij, më 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Çmohej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. 

[Edhe Kolumne 14 pri 2026 Si e keqtrajtuan nacionalistët gjermanë e austriakë Aleksandër Moisiun](https://www.koha.net/kolumne/si-e-keqtrajtuan-nacionalistet-gjermane-e-austriake-aleksander-moisiun)

“Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brechtit apo i Piscatorit. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë”, shkruhet në shënimet biografike. Po aty shkruhet se në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë, si dhe atë të Italisë. Shqipëria e refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Është i varrosur në varrezat e komunës së Morcotesë, pranë qytetit Lugano, në kantonin e Tessinit në Zvicër. Sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e Aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e Mesme e Përgjithshme në Kavajë dhe Teatri i Durrësit mbajnë emrin e tij.

[#Aleksandër Moisiu](https://www.koha.net/tag/aleksander-moisiu) [#Shqipëria](https://www.koha.net/tag/shqiperia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shkëlqimi i Bekimit](https://resources.koha.net/images/2025/May/31/3f1915cd-c304-4f13-be67-4ed337dd81ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 1 qer 2025 Shkëlqimi i Bekimit](https://www.koha.net/shtojca-kulture/shkelqimi-i-bekimit)
- [Kolumne 3 jan 2024 Aleksandër Moisiu në Alpet e Zvicrës](https://www.koha.net/kolumne/aleksander-moisiu-ne-alpet-e-zvicres)
- [![Bettina Moissi – zonja e aktrimit, e bija e Aleksandër Moisiut](https://resources.koha.net/images/2023/December/18/Screenshot_11702939689.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 dhj 2023 Bettina Moissi – zonja e aktrimit, e bija e Aleksandër Moisiut](https://www.koha.net/kulture/bettina-moissi-zonja-e-aktrimit-e-bija-e-aleksander-moisiut)
- [![Shqipëria çon në 21 milionë euro buxhetin për trashëgimi kulturore](https://resources.koha.net/images/2026/November/10/1fd04f54-5b49-4f9e-baf9-13667694215e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 10 nën 2026 Shqipëria çon në 21 milionë euro buxhetin për trashëgimi kulturore](https://www.koha.net/kulture/shqiperia-con-ne-21-milione-euro-buxhetin-per-trashegimi-kulturore)

[Arbëri.]() [Jashari: Greva në KEK mund t’i ulë në 30 për qind kapacitetet e turbinave](https://www.koha.net/arberi/jashari-greva-ne-kek-mund-ti-ule-ne-30-per-qind-kapacitetet-e-turbinave)

[Botë.]() [Trumpi i thotë hapur JD Vancet që ta zhvendosë fokusin nga Irani te lufta kundër “korrupsionit dhe krimit”](https://www.koha.net/bote/trumpi-i-thote-hapur-jd-vancet-qe-ta-zhvendose-fokusin-nga-irani-te-lufta-kunder-korrupsionit-dhe-krimit)

[Showbiz.]() [Scarlett Johansson kritikon investimin nëpër filma që nuk dihet kush do t’i shikojë](https://www.koha.net/showbiz/scarlett-johansson-kritikon-investimin-neper-filma-qe-nuk-dihet-kush-do-ti-shikoje)

[Showbiz.]() [Netflix me dokumentar për Russell Brand, vetëm pak ditë pas dënimit të tij me burgim](https://www.koha.net/showbiz/netflix-publikon-dokumentarin-per-russell-brand-vetem-pak-dite-pas-denimit-te-tij-me-burg)

[Botë.]() [Emisarët amerikanë takohen me Zelenskyn pas bisedimeve me Putinin](https://www.koha.net/bote/emisaret-amerikane-takohen-me-zelenskyn-pas-bisedimeve-me-putinin)

[Botë.]() [Hegseth e nderon me medalje ushtarin që e qortoi pasi qeshi te monumenti i Varrit të Ushtarit të Panjohur](https://www.koha.net/bote/hegseth-e-nderon-me-medalje-ushtarin-qe-e-qortoi-pasi-qeshi-te-monumenti-i-varrit-te-ushtarit-te-panjohur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shqipëria paralajmëron ngritjen e muzeut për Aleksandër Moisiun","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/shqiperia-paralajmeron-ngritjen-e-muzeut-per-aleksander-moisiun","datePublished":"2024-10-16T13:02:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:11+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":556,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shteti shqiptar ka paralajmëruar ngritjen e një muzeu të aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bl","url":"https://www.koha.net/kulture/shqiperia-paralajmeron-ngritjen-e-muzeut-per-aleksander-moisiun","keywords":"Aleksandër Moisiu, Shqipëria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/16/1feb64b4-ac3e-4942-9877-9398459b5e14.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
