Në programin e mbrëmjes janë shfaqur pesë filma: “Sytë e Bernës” i Ermal Gërdovcit, “Gjuha e diasporës” i Diell Currit, “Dance” i Hana Bucalijës, “Stolen Life” i Viron Robocit dhe “Mirupafshim në Kosovën e lirë” i Durim Klaiqit. Pesë janë pjesë e garës “National” të edicionit të 25-të të DokuFestit”. Filmat lëvizin nga rrëfimi i një gruaje që kërkon hakmarrje pas dhunës seksuale, te përvoja e diasporës me gjuhën shqipe, mbijetesa në kohë lufte, një të ardhme distopike dhe kujtimet e një dasme të vitit 1998, ku atmosfera e festës pështillet me lajmet për luftën në Kosovë
Janë pesë rrëfime të ndryshme kinematografike, por me një pikë të përbashkët: përballjen e individit me plagët, kujtesën dhe realitetet që e kanë formësuar shoqërinë. Të hënën mbrëma, në platenë e “DokuKinos” në Prizren, ka nisur shfaqja e filmave të kategorisë “National” të DokuFestit, e cila për të tretin vit është kategoria kryesore e garës së festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër.
Në programin e mbrëmjes janë shfaqur pesë filma: “Sytë e Bernës” i Ermal Gërdovcit, “Gjuha e diasporës” i Diell Currit, “Dance” i Hana Bucalijës, “Stolen Life” i Viron Robocit dhe “Mirupafshim në Kosovën e lirë” i Durim Klaiqit. Pesë janë pjesë e garës “National” të edicionit të 25-të të DokuFestit”.
Filmat lëvizin nga rrëfimi i një gruaje që kërkon hakmarrje pas dhunës seksuale, te përvoja e diasporës me gjuhën shqipe, mbijetesa në kohë lufte, një të ardhme distopike dhe kujtimet e një dasme të vitit 1998, ku atmosfera e festës pështillet me lajmet për luftën në Kosovë.
“Mirupafshim në Kosovën e lirë” me dasmën nën hijen e luftës
Programin e mbrëmjes e ka përmbyllur “Mirupafshim në Kosovën e lirë” i Durim Klaiqit, një film i ndërtuar mbi videoincizime të vjetra të vitit 1998, kur Agroni dhe Fitnetja kurorëzojnë dashurinë e tyre në Augsburg të Gjermanisë. Fitnetja është tezja e regjisorit.
Në pamje duket atmosfera e një feste familjare, por mendja e të pranishmëve është në Kosovë. Përmes kamerës personale, mysafirët e dasmës flasin për vendlindjen dhe për situatën në Kosovë. Ata thonë se atje kanë lindur dhe atje duan të vdesin, ndonëse trupi i tyre ndodhet jashtë vendit.
ebenfalls
Liburn Jupolli verewigt die Aussage einer Überlebenden eines Massakers in Klang.
Në rrëfimet e tyre shfaqen edhe paragjykimet me të cilat përballen në Gjermani. Ata tregojnë se quhen “terroristë”, ndërsa festa shoqërohet nga lajmet e trishta që vijnë nga Kosova. Në fund, një vajzë e vogël jep mesazhin: “Mirupafshim në Kosovën e lirë”.
Klaiqi e ka përkufizuar materialin si një kujtim familjar të ruajtur në kamera.
“Ky është një xhirim i kurorëzimit të tezes në mars të 1998-s”, ka thënë ai.
Kjo pamje e thjeshtë familjare, e xhiruar para më shumë se dy dekadash, merr kështu një tjetër peshë në kohën e sotme. Festa, mërgimi, frika dhe shpresa për Kosovën e lirë bashkohen në një dokument të vogël familjar, i cili e rikthen luftën përmes kujtesës së atyre që e kanë përjetuar nga larg.
“Gjuha e diasporës” për humbjen e një pjese të identitetit
Nga dhuna dhe hakmarrja, rrëfimi zhvendoset te një tjetër përvojë që lidhet me identitetin: marrëdhënia e diasporës me gjuhën shqipe. “Gjuha e diasporës” e Diell Currit ndjek katër shokë që flasin për afërsinë dhe largësinë e tyre me shqipen.
Ata tregojnë se me familjarët dhe miqtë shqiptarë flasin shqip, por se pjesën më të madhe të kohës përdorin gjuhën e vendit ku janë rritur, në këtë rast në Zvicër, ku jeton edhe Curri. Në film shfaqen edhe gjurmët e kulturës shqiptare në mjedisin ku jetojnë, ndërsa të rinjtë flasin për mënyrat se si mund të ruhet gjuha, përfshirë leximin e librave shqip dhe besëtytnitë e trashëguara.
Curri, i cili edhe vetë jeton jashtë Kosovës, e ka lidhur filmin me përvojën e tij personale.
“Janë disa fjalë që edhe unë më së shumti i përdori shqip, por varet. Në film, Atdheu dhe Korabi shumë më mirë flasin shqip”, ka thënë ai.
Për të, gjuha është pjesë e drejtpërdrejtë e identitetit. Humbja e saj, ka treguar Curri, lidhet edhe me një ndjenjë turpi dhe me nevojën për t’u rikthyer te ajo.
“Gjuha lidhet me identitetin dhe kur e humb gjuhën është turp. Edhe unë e kam humbur shumë gjuhën, e ndiej. Kur i kam pasur 20 vjet prapë kam nisur ta mësoj, por nuk kam qenë në Kosovë për tetë vjet. Më ka ardhur turp dhe e kam ditur që disi do të nis të reflektoj. Ky është një lloj problemi i diasporës”, është shprehur ai për KOHËN.
Ai ka treguar se kjo përvojë ka qenë e kuptueshme edhe për të tjerë që e kanë parë filmin.
“Kur e kam shfaqur filmin në shkollë, shumë njerëz e kanë kuptuar këtë ndjenjë”, ka thënë Curri.
“Stolen Life” si paralajmërim i luftës së të ardhmes
Në një tjetër skaj të rrëfimit vendoset “Stolen Life” i Viron Robocit. Filmi e paralajmëron që në fillim vitin 2033. Ajo që shfaqet është një botë e braktisur dhe e shkatërruar, ku një vajzë jeton e vetme mes rrënojave. Ajo lahet me ujë të ndotur dhe, në mungesë të ushqimit, ushqehet me barishte.
Megjithëse teknologjia në këtë botë është e avancuar, marrëdhënia mes njerëzve është kthyer në luftë për mbijetesë. Armiqësia njerëzore mishërohet përmes një vrasësi, të luajtur nga Arben Bajraktaraj, i cili pasi vret dikë e skanon trupin me një lloj laseri dhe shpërblehet për vrasjen.
Një kioskë transparente me ushqim bëhet një tjetër formë kurthi. Dy fëmijë, të cilët gjenden në kërkim të ushqimit, përballen me vrasësin e pamëshirshëm.
Roboci ka thënë se në punën e tij kërkon që filmi të mos jetë vetëm një rrëfim, por edhe një nxitje për emocion dhe diskutim.
ebenfalls
„Auge in Auge“ erzählt die Geschichte derer, die im Krieg vergewaltigt wurden.
“Në kreativitetin tim jam përpjekur gjithmonë që të përcjell emocionin dhe të provokoj, pse jo, një lloj diskutimi, sepse unë jam i prirur të mendoj se fjala dhe komunikimi na jep mundësi”, ka thënë ai.
Ai e ka përshkruar “Stolen Life” si një vepër provokative, ndërsa ka theksuar kontrastin mes vitit ku zhvillohet ngjarja dhe realitetit të sotëm.
“Kjo është një vepër goxha provokative, paçka se ngjarjet zhvillohen në vitin 2033. Është një ngjarje surreale dhe kur është konceptuar nuk kishte asnjë luftë nga ato që sot dëgjojmë në botë dhe realisht më vjen keq të shoh që dita-ditës po ndodhin”, ka treguar Roboci.
Për të, dëshira është që filmi të mos shihet si një paralajmërim i asaj që po ndodh sot.
“Uroj që filmi të mos jetë një preambulë e asaj çfarë po ndodh e po përjetojmë”, ka thënë ai.
“Sytë e Bernës”, një hakmarrje e heshtur
Mbrëmjen e ka hapur “Sytë e Bernës”, filmi i Ermal Gërdovcit, me skenar të Patrik Lekajt në bashkëpunim me regjisorin. Në qendër është Berna, e luajtur nga Arta Selimi, një grua që punon si kuzhiniere në një restorant aziatik në Prishtinë dhe që përballet me paragjykime e kërkesa për t’iu përshtatur pritjeve të rrethit shoqëror.
Filmi nis me një rrëfim poetik të Bernës për jetën dhe sistemin, ndërsa më pas ajo shfaqet duke sulmuar burra të ndryshëm. Në fillim, arsyeja mbetet e paqartë. Vetëm gradualisht rrëfimi e zbulon motivin e saj: hakmarrjen ndaj burrave, si një reflektim mbi viktimat e dhunës seksuale.
Gërdovci ka treguar se pikënisja e filmit ka qenë një pyetje e thjeshtë, por e rëndë në përmbajtje: çfarë do të ndodhte nëse një grua do t’ia kthente dhunën dhunuesit?
“Skenarin e filmit e ka shkruar Patrik Lekaj, në bashkëpunim me mua. Krejt ideja e filmit ka lindur prej një pyetjeje: ‘çka nëse’? Çka nëse një grua vendos t’ia kthejë dëmin në të njëjtën mënyrë? Në këtë rast po flasim për viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Gërdovci.
Ai ka treguar se filmi është konceptuar në një kohë kur në Kosovë kishte shumë raste të raportuara të dhunës seksuale dhe se kjo e ka bërë realizimin e tij edhe më të përgjegjshëm.
“Është një histori hakmarrjeje ku e ndjekim rrëfimin e Bernës, që e luan Arta Selimi. Ajo në fund e arrin hakmarrjen e vet. Skenari është shkruar në kohën kur ka pasur shumë raste në Kosovë të dhunës seksuale dhe ashtu ka lindur si ide. Ka qenë film që e kemi marrë me përgjegjësi të madhe prej fillimit, duke marrë parasysh rrëfimin dhe kauzën”, ka shpjeguar regjisori.
“Dance” – vallëzimi për mbijetesë
“Dance” i Hana Bucalijës e vendos publikun në rrethana lufte. Filmi është i frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe që në fillim ndërton një atmosferë frike. Agron Shala, në rolin e babait të Ukës, gjendet me fëmijët e tij në një situatë ku një person para tyre vritet, ndërsa radha mund të jetë e tyre.
Po bëjnë rrugën për te shtëpia e Emës, për ta marrë si nuse. Më vonë, në heshtjen e natës, zhvillohet dasma. Ema kërkon që të ketë muzikë dhe atmosferë feste, ndërsa Uka përpiqet ta ndalë. Zhurma mund të tërheqë vëmendjen e personave të armatosur.
Në momentin e rrezikut, babai merr një vendim të pazakontë: vendos muzikë serbe me zë të lartë dhe del nga makina duke vallëzuar. Ai u thotë në serbisht se ka dasmë. Vallëzimi, që në një rrethanë tjetër do të ishte shenjë feste, këtu shndërrohet në mënyrë për të mbijetuar.
Para nisjes së filmit, Bucalija i është drejtuar publikut me një urim të shkurtër.
ebenfalls
„Die Schönheit des Esels“ in der Schweiz weckt Erinnerungen an den Kosovo
“Uroj ta shijoni filmin dhe që në një mënyrë ai të mbetet me ju edhe pasi të përfundojnë titrat”, ka thënë ajo në skenën e “DokuKinos”.
Pesë filmat e shfaqur në platenë e “DokuKinos” e kanë hapur rrugëtimin e garës kombëtare të edicionit jubilar të “DokuFestit”. Përmes formave të ndryshme, nga filmi artistik e deri te materiali arkivor, nga distopia te rrëfimi intim, kanë sjellë në ekran histori për dhunën, identitetin, gjuhën, luftën, kujtesën dhe mbijetesën. Në listën zyrtare të garës “National” të “DokuFestit” sivjet janë gjithsej 15 filma.