Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Gestohlene Renoir-Gemälde im Wert von 9 Millionen Euro auf dem Rückweg ins Museum

Renois - Muze

Pikturat e vjedhura ishin “Portrait of Madame Colonna Romano” (1910) dhe “Jeune fille au puits” (1886), vlera e të cilave vlerësohet në 9 milionë euro. Gjashtë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vjedhjen

Muzeu i Renoirit do të marrë sërish dy pikturat e tij që u vodhën gjatë një grabitjeje para agimit. Pikturat u gjetën nga autoritetet lokale në Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës, ku ndodhet Muzeu.
Kryetari i bashkisë, Bryan Masson, anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, National Rally, nëpërmjet një deklarate ka treguar se këto “dy piktura janë shumë më tepër sesa vepra arti. Ato janë pjesë e historisë së qytetit tonë, e trashëgimisë sonë kulturore dhe e trashëgimisë që Auguste Renoir i la Cagnes-sur-Mer. Rikuperimi i tyre është një lehtësim i jashtëzakonshëm për banorët e Cagnes-sur-Mer dhe për të gjithë ata që kujdesen thellësisht për Muzeun tonë”.

Pikturat e vjedhura ishin “Portrait of Madame Colonna Romano” (1910) dhe “Jeune fille au puits” (1886), vlera e të cilave vlerësohet në 9 milionë euro. Gjashtë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vjedhjen.

Në shtator, hajdutët vodhën katër piktura të piktorit impresionist, por braktisën dy prej tyre: “Portrait of Madame Pichon” (1895) dhe “Coco Lisant” (1905).

“Sulmi ndaj Muzeut të Renoir është sulm ndaj një pjese të historisë dhe trashëgimisë së Cagnes-sur-Mer”, kishte deklaruar Masson në atë kohë, duke shtuar se hajdutët kishin përdorur “një thikë elektrike” ose “një sharrë metalike” për të prerë bulonat ku ishin varur pikturat.

Para grabitjes, Muzeu kishte të ekspozuara 12 piktura të Renoir. Muzeu i Renoirit ishte shtëpia e fundit e artistit dhe aty ekspozohen pikturat, skulpturat dhe mobiliet e tij. Aktualisht, Renoir është në qendër të një ekspozite madhore në Galerinë Kombëtare, në Londër, ku janë paraqitur 40 piktura të tij.
Në fillimshtator dy persona kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në muzeun kushtuar piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, në Cagnes-sur-Mer, duke grabitur veprat e artit. Sipas autoriteteve lokale, dy hajdutët u kapën nga kamerat e sigurisë së qytetit dhe janë ndjekur nga policia, por kanë arritur të largohen. Asokohe kryetari i bashkisë, Bryan Masson, kishte thënë se se dy personat u identifikuan përmes sistemit të videokamerave dhe, gjatë arratisjes, hodhën një prej veprave të vjedhura. Në gusht agjencia evropiane e zbatimit të ligjit “Europol” paralajmëroi se hajdutët e artit po përdorin metoda gjithnjë e më të dhunshme.