---
description: Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë do të mbyllë dyert në gjysmën e...
title: Muzeu Historik Kombëtar nën dry deri më 2028
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/06/Muzeu_Historik_Kombtar_Tiran1709765180.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Muzeu Historik Kombëtar nën dry deri më 2028

![](https://resources.koha.net/images/2024/March/06/Muzeu_Historik_Kombtar_Tiran1709765180.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 mars 2024 00:35
- Shpërndaje në:

- 7 mars 2024 00:35
- Shpërndaje në:

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë do të mbyllë dyert në gjysmën e këtij muaji, deri më 2028. Institucioni më i lartë muzeor në Shqipëri, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar për këtë vendim agjencitë turistike, drejtues të turneve kulturore dhe palëve të tjera të interesuara se “do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028”. Mbyllja bëhet për shkak të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Sipas shënimeve në ueb-faqen zyrtare të këtij institucioni, ai synon gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. “Për këtë qëllim ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin. Ai organizon dhe mundëson, gjithashtu aktivitetet, që përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 metrash katrorë, ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 metrash katrorë dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 metrash katrorë”, shkruhet në ueb-faqe. Aty ruhen 6 mijë e 200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

“Objekte të ekspozuara janë rreth 3100. Pjesa tjetër e objekteve janë në fonde. Aktualisht Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Lashtësia, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 janë objekte liturgjike kishtare); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte e të tjera”, shkruhet në përshkrim.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm

- [![Muzeu Historik Kombëtar nis restaurimin e artefakteve](https://resources.koha.net/images/2024/March/30/022fd24b-8c63-421d-82d4-5952ca132ef0.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 30 mar 2024 Muzeu Historik Kombëtar nis restaurimin e artefakteve](https://www.koha.net/kulture/muzeu-historik-kombetar-nis-restaurimin-e-artefakteve)
- [![Restaurimi i Mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar drejt përfundimit](https://resources.koha.net/images/2023/May/15/Mozaiku-Muze1684186660.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 16 maj 2023 Restaurimi i Mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar drejt përfundimit](https://www.koha.net/kulture/restaurimi-i-mozaikut-te-muzeut-historik-kombetar-drejt-perfundimit)
- [![Muzeu Hebraik Shqiptar ende larg finalizimit](https://resources.koha.net/images/2026/August/09/b70344ab-0d6a-4525-9ed9-2687eea00be0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 10 gus 2026 Muzeu Hebraik Shqiptar ende larg finalizimit](https://www.koha.net/kulture/muzeu-hebraik-shqiptar-ende-larg-finalizimit)
- [![Mozaiku i Tiranës – në krye të listës së atraksioneve të trashëgimisë](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/dc36e216-59e2-4f47-a874-a9566a913641.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 7 mar 2026 Mozaiku i Tiranës – në krye të listës së atraksioneve të trashëgimisë](https://www.koha.net/kulture/mozaiku-i-tiranes-ne-krye-te-listes-se-atraksioneve-te-trashegimise)
- [![Turizmi kulturor në Shqipëri me 1.5 milionë vizitorë](https://resources.koha.net/images/2025/November/14/06e1281d-987d-40f1-be11-c66a6f55ae69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 14 nën 2025 Turizmi kulturor në Shqipëri me 1.5 milionë vizitorë](https://www.koha.net/kulture/turizmi-kulturor-ne-shqiperi-me-15-milione-vizitore)

[Botë.]() [Hakohet gjiganti i kriptovalutave, vlerësohet si sulmi më i madh kibernetik ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/hakohet-gjiganti-i-kriptovalutave-vleresohet-si-sulmi-me-i-madh-kibernetik-ndonjehere)

[Arbëri.]() [Rama sërish fton protestuesit për dialog](https://www.koha.net/arberi/rama-serish-fton-protestuesit-per-dialog)

[Arbëri.]() [Vrasja e Arlinda Zekajt, Sveçla e Gërvalla mbajnë konferencë e me protestë u kërkohet dorëheqja](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-arlinda-zekajt-svecla-e-gervalla-mbajne-konference-e-me-proteste-u-kerkohet-doreheqja)

[Kulturë.]() [Tre vjet pas reformës ligjore, i vije radha Këshillit të Skenës së Pavarur Kulturore](https://www.koha.net/kulture/tre-vjet-pas-reformes-ligjore-i-vije-radha-keshillit-te-skenes-se-pavarur-kulturore)

[Arbëri.]() [Mot kryesisht i vranët sot në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/mot-kryesisht-i-vranet-sot-ne-kosove)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2359)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Muzeu Historik Kombëtar nën dry deri më 2028","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/muzeu-historik-kombetar-nen-dry-deri-me-2028","datePublished":"2024-03-07T00:35:51+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:08+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":347,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë do të mbyllë dyert në gjysmën e...","url":"https://www.koha.net/kulture/muzeu-historik-kombetar-nen-dry-deri-me-2028","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/06/Muzeu_Historik_Kombtar_Tiran1709765180.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
