Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Antike Mauer in Paris entdeckt – könnte Rätsel um die Ursprünge der Stadt lösen

Kryetari i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Gr

Kryetari i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Gregoire, pozon gjatë vizitës në lokalitetin arkeologjik pas zbulimit të murit të periudhës gallo-romake të Lutetias, nën spitalin “Hôtel-Dieu”, në Île de la Cité, në qendër të Parisit, më 23 shtator 2026  (Foto: AFP)

Zbulimi i një muri të lashtë prej guri e druri plotëson një boshllëk të madh në historinë e një prej qyteteve më të gërmuara në botë. Mund ta dëshmojë se ku nisi Parisi. Arkeologët dinë mjaft për Parisin romak. Në rrëfimin e tij për Luftërat Galike, Jul Cezari shkroi për një vend të quajtur Lutetia, një vendbanim i ndërtuar nga Parisiit, fisi galik që përfundimisht i dha emrin Parisit. Tash muri heq dyshimet

Zbulimi i murit antik nën një spital në Paris mund t’i ketë dhënë përgjigje një pyetjeje për të cilën arkeologët kanë debatuar prej dekadash: Ku saktësisht, filloi Parisi? Muri prej guri dhe druri rreth 22 metra i gjatë, u zbulua këtë verë gjatë punimeve të ndërtimit në spitalin “Hôtel-Dieu”, në Île de la Cité, ishulli në lumin Sena që ndodhet në qendër të Parisit modern, raporton “The New York Times”. Arkeologët gjetën gjithashtu pranë tij një majë shtize galike. Datimi me karbon e vendos murin diku midis viteve 200 dhe 10 para erës sonë, pikërisht rreth periudhës kur Roma po pushtonte Galinë. 

Në rrëfimin e tij për Luftërat Galike, Jul Cezari shkroi për një vend të quajtur Lutetia, një vendbanim i ndërtuar nga Parisiit, fisi galik që përfundimisht i dha emrin Parisit. Cezari e përshkroi Lutetian si një qytet të fortifikuar në një ishull në lumin Sena dhe shkroi se banorët e tij e dogjën vendbanimin dhe shkatërruan urat kur trupat romake po afroheshin. Megjithatë, Roma e pushtoi atë në vitin 52 para erës sonë. 

Për një kohë të gjatë, arkeologët nuk ishin të sigurt nëse përshkrimi gjeografik i Cezarit mund të ishte i besueshëm. Nuk kishte shumë prova fizike për një vendbanim të madh galik në “Île de la Cité”, ndërsa gërmimet në Nanterre, në perëndim të Parisit, kishin nxjerrë në dritë shumë dëshmi. Deri në vitet 1990, disa studiues kishin arritur në përfundimin se Lutetia e lashtë ndodhej në të vërtetë atje.

Ky mur ndryshon situatën. Matthieu Poux, profesor i arkeologjisë në Universitetin Lyon II, i cili kishte qenë ndër skeptikët që nuk besonin se Lutetia ndodhej në “Île de la Cité”, i ka thënë “The New York timesit” se zbulimi ia ndryshoi mendimin. Tani ai thotë se nuk ka “asnjë dyshim” se qyteti i lashtë ndodhej aty.

Ekziston edhe një detaj veçmas intrigues: muri ishte djegur. Arkeologët gjetën fara të karbonizuara dhe mbetjet e një ndërtese prej druri të djegur aty pranë, gjë që të paktën ngre mundësinë se ata kanë zbuluar gjurmë fizike të shkatërrimit që Cezari përshkroi më shumë se dy mijë vjet më parë. Studiuesit nuk janë ende gati ta bëjnë këtë pretendim; Ministria franceze e Kulturës ka thënë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar saktësisht se kur u ndërtua muri dhe për çfarë u përdor.

Megjithatë, zbulimi plotëson një boshllëk të madh në historinë e një prej qyteteve më të gërmuara në botë. Arkeologët dinë mjaft për Parisin romak, duke përfshirë vendbanimet nën lagjen e sotme latine dhe Kopshtet e Luksemburgut. Parisi galik ka qenë shumë më i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi. Poux ka thënë se vetëm ky gërmim arkeologjik e kishte rritur “dhjetëfish” sasinë e dëshmive të disponueshme për këtë çështje.

Janë planifikuar gërmime të tjera përreth spitalit dhe muri përfundimisht do të hiqet, në mënyrë që të mund të studiohet dhe të ekspozohet.

Marrë nga “ArtNews”. Përktheu: KOHA