Komuna vazhdimisht ka aluduar se kufijtë e zonës së mbrojtur të Qendrës Historike nuk ekzistojnë dhe tash, me aprovimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike në qershor të këtij viti, i është kthyer narracionit se i janë ndalur punimet pa të drejtë ligjore, pasi sipas Komunës vetëm pas aprovimit të Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike kjo zonë është bërë me kufij. Por situata në aspektin e mbrojtjes ligjore të Qendrës Historike është ndryshe. Sipas Ministrisë, kufijtë janë vendosur më 2020, kur Qendra Historike ka marrë status ligjor
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës u janë kthyer përplasjeve në raport me ndalimin e disa punimeve të Komunës, të zhvilluara pa leje brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike, dhe miratimit të Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të kryeqytetit. Komuna e Prishtinës prin sa i përket institucioneve që nisin punime në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore pa përfillur Ligjin për Trashëgimi Kulturore. E po ashtu prin edhe për ndaljen e punimeve që ia ka bërë Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Komuna vazhdimisht ka aluduar se kufijtë e zonës së mbrojtur të Qendrës Historike nuk ekzistojnë dhe tash, me aprovimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike në qershor të këtij viti, i është kthyer narracionit se i janë ndalur punimet pa të drejtë ligjore, pasi sipas Komunës vetëm pas aprovimit të Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike kjo zonë është bërë me kufij. Por situata në aspektin e mbrojtjes ligjore të Qendrës Historike është ndryshe. Sipas Ministrisë, kufijtë janë vendosur më 2020, kur Qendra Historike ka marrë status ligjor. Kurse Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike është çështje tjetër. Plani specifikon shumë gjëra për të ardhmen e zonës. Madje, në këtë rast, rrit perimetrin e zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës.
Nëpërmjet një reagimi publik, kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka aluduar se mbi 300 mijë qytetarë janë penalizuar qëllimshëm dhe jashtëligjshëm.
“Vazhdimisht kam thënë se projektet transformuese të kryeqytetit po bllokohen jashtëligjshëm, duke u thirrur në një dokument që ishte vetëm draft, jo ligj, jo akt i miratuar dhe jo bazë ligjore për të ndalur punët në Prishtinë. Dhe ja ku vetë MKRS-ja e konfirmon këtë! Dokumentin mbi të cilin u thirrën për të ndërhyrë e për të bllokuar projektet tona, e miratuan si akt ligjor vetëm më 5 qershor 2026”, ka reaguar Rama. E reagimit të tij i është përgjigjur Ministria e Kulturës. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, është e pakontestueshme se Qendra Historike e Prishtinës është nën mbrojtje që nga viti 2020 dhe se, me përfshirjen e saj nën mbrojtje, janë përcaktuar edhe kufijtë e asetit, përkatësisht perimetri dhe zona mbrojtëse rreth tij.
“Prandaj, është e rëndësishme të sqarohet se mbrojtja e Qendrës Historike të Prishtinës nuk ka filluar me miratimin e Planit të Konservimit. Statusi i mbrojtjes i ka paraprirë këtij plani”, shkruhet në reagim. Sipas Ministrisë, për të kuptuar drejt këtë çështje, duhet bërë dallimi ndërmjet statusit të mbrojtjes dhe Planit të Konservimit. Ministria ka sqaruar se statusi i mbrojtjes përcakton regjimin që duhet të respektohet për ruajtjen e vlerave të një aseti të trashëgimisë kulturore, ndërsa Plani i Konservimit është një instrument profesional dhe planifikues që përcakton mënyrën e trajtimit, ruajtjes dhe konservimit të këtyre vlerave.
“Ky dallim përcaktohet edhe në Rregulloren (MKRS) Nr. 05/2024 për përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për hartimin e planeve të konservimit të integruar të trashëgimisë kulturore. Në nenin 5 të kësaj Rregulloreje përcaktohen llojet e Planeve të Konservimit të Integruar sipas kategorive të trashëgimisë kulturore. Për trashëgiminë kulturore arkitekturale parashihen, ndër të tjera, Planet për Fushat e Konservimit Arkitektural”, shkruhet në reagim. Sipas Ministrisë, në rastin konkret, Qendra Historike e Prishtinës bën pjesë në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturale, në nënkategorinë “fushë e konservimit arkitektural” dhe kjo nënkupton se Plani i Konservimit është instrumenti përmes të cilit përcaktohen masat dhe mënyra e trajtimit dhe konservimit të një aseti që tashmë gëzon statusin e mbrojtjes.
“Po ashtu, duhet të rikujtohet se institucionet publike kanë detyrim ligjor për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Qendra Historike e Prishtinës është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore dhe, si e tillë, çdo ndërhyrje në të duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e mbrojtjes dhe procedurat përkatëse”, shkruhet në reagim. Bëhet e ditur se, në këtë kuadër, harta dhe përcaktimi i perimetrit të Qendrës Historike të Prishtinës nuk janë thjesht dokumente orientuese, por pjesë e regjimit të mbrojtjes që duhet respektuar dhe se ndërhyrjet brenda këtij regjimi nuk mund të trajtohen si çështje e zhvillimit të zakonshëm urban, pa u respektuar procedurat ligjore dhe pa marrë paraprakisht lejet dhe pëlqimet përkatëse, aty ku ato kërkohen.
“Pikërisht për këtë arsye, ndërhyrjet që kryhen pa lejet e nevojshme, pa projekt të miratuar dhe në kundërshtim me regjimin e mbrojtjes, përbëjnë çështje që kërkon trajtim institucional dhe zbatim të ligjit. Fakti që ndërhyrje të tilla po përsëriten nuk e zbeh detyrimin për t’i parandaluar dhe trajtuar ato në përputhje me kompetencat ligjore”, shkruhet në reagim. Bëhet e ditur se në hartimin e Planit të Konservimit të Qendrës Historike të Prishtinës kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët institucionale. Për këtë arsye, vlerësojmë se çdo diskutim për këtë çështje duhet të zhvillohet mbi bazën e dokumenteve zyrtare, fakteve të verifikueshme dhe dispozitave ligjore, me frymë bashkëpunimi dhe me synim të përbashkët: ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prishtinës”, shkruhet në reagim.
Kjo temë është kthyer pak ditë pasi Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ia ka ndaluar punimet Komunës para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, monument nën mbrojtje, pasi institucioni lokal s’ka kërkuar leje për ndërhyrje në këtë zonë. Po sipas Ligjit, kërkesa për ndërhyrje duhet bërë pavarësisht nëse një monument ose qendër historike kanë veç status të mbrojtjes së përkohshme apo të përhershme dhe pavarësisht nëse kanë apo jo plan të menaxhimit.
Das Gesetz zum Schutz des Kulturerbes legt zusammen mit den dazugehörigen Ausführungsbestimmungen fest, dass bei Eingriffen in geschützte Bereiche des Kulturerbes die zuständige Behörde – in diesem Fall die Gemeinde – schriftlich um Genehmigung des Projekts gebeten und der vollständige Projektplan eingereicht werden muss. Nach der Genehmigung durch die IKMM, die in diesem Fall ein gesetzliches Vetorecht besitzt, kann die Gemeinde mit den Sicherungsmaßnahmen für die Projektdurchführung beginnen.
Das Gesetz über das kulturelle Erbe schreibt vor, dass in Fällen, in denen Arbeiten in der Nähe von Denkmälern durchgeführt werden, eine schriftliche Genehmigung erforderlich ist.
“Cilado ndërhyrje që ndikon në tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore, kërkon leje të shkruar nga institucioni kompetent”, përcaktohet në nenin 4 të Ligjit për Trashëgimi Kulturore. Aty po ashtu bëhet e ditur se institucioni kompetent urdhëron ndaljen e menjëhershme, për një periudhë të pacaktuar kohore, të çdo lloj pune të paautorizuar në trashëgiminë kulturore.
„Der Antrag auf Erteilung einer Baugenehmigung für Gebäude oder sonstige Bauwerke innerhalb des Schutzbereichs eines Baudenkmals, innerhalb eines architektonischen Erhaltungsbereichs oder in der Umgebung einer Versammlungsstätte wird der zuständigen Behörde zur Prüfung vorgelegt. Die zuständige Behörde hat ein Vetorecht hinsichtlich der Erteilung einer solchen Genehmigung. Reagiert die zuständige Behörde nicht innerhalb von 15 Tagen auf den Antrag auf Errichtung von Gebäuden oder sonstigen Bauvorhaben, kann die Genehmigung von der zuständigen Planungs- und Baubehörde erteilt werden“, heißt es in Artikel 9.
Historia e përplasjeve ka nisur në marsin e vitit të kaluar, kur Komunës i janë ndaluar punimet për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”, pasi kishte nisur intervenim brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike e midis monumenteve pa marrë leje. Projekti për atë pjesë i është miratuar në qershorin e sivjetmë, pasi Komuna ka hequr dorë nga ndërtimi i lokaleve afariste midis monumenteve.