Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Ausgrabungen auf der Akropolis von Butrint legen die Schichten der Stadt frei.

Ziel der Ausgrabungen auf der Akropolis ist es, stratigraphische archäologische Daten zu liefern, die eine Datierung der umgebenden Mauer der Oberstadt ermöglichen und ein klareres Verständnis der Entwicklung und der städtischen Veränderungen von Butrint erlauben.

Ziel der Ausgrabungen auf der Akropolis ist es, stratigraphische archäologische Daten zu liefern, die eine Datierung der umgebenden Mauer der Oberstadt ermöglichen und ein klareres Verständnis der Entwicklung und der städtischen Veränderungen von Butrint erlauben.

Kërkimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit vazhdojnë të zbulojnë shtresa të reja të historisë së qytetit. Për herë të parë në historinë e kërkimit shkencor në Butrint, është vënë në fokus të gërmimeve arkeologjike muri rrethues i qytetit të sipërm. Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar se kjo bëhet me synim njohjen e programeve fortifikuese dhe organizimit urban të Butrintit në etapa të ndryshme te zhvillimit të tij, në kuadër të projektit “Topografia Urbane e Butrintit në Antikitetin e Vonë dhe Mesjetë”.

Këto gërmime do të ofrojnë të dhëna arkeologjike stratigrafike që mundësojnë datimin e murit rrethues të qytetit të sipërm dhe një lexim më të qartë të zhvillimit dhe ndryshimeve urbane të Butrintit gjatë mijëvjeçarit të fundit të jetës së tij, në shekujt V-XV të erës sonë.

Projekti është ndërmarrë nga Instituti i Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave dhe mbështetet financiarisht nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit. Arkitektja, dr. Nevila Molla citohet të ketë thënë se objektivi i këtij projekti është të hulumtojë fazat e ndërtimit të mureve të qytetit të sipërm, apo të Akropolit të Butrintit dhe veçmas ta kuptojë organizimin topografik të qytetit në nivel makro, si të qytetit të sipërm, edhe të qytetit të poshtëm.

Konkretisht po punohet në një prej kullave të fortifikimit të Akropolit, ku gërmimet kanë mundësuar njohjen e një serie shtresash arkeologjike të akumuluara në kohë, që nga antikiteti i vonë deri në mesjetën e vonë.

“Këto janë gërmime të reja që për herë të parë ofrojnë të dhëna stratigrafike për kohën e ndërtimit dhe të përdorimit të këtyre mureve, si dhe të vetë zhvillimit të qytetit në etapa të ndryshme të historisë së tij”, citohet të ketë thënë arkitektja Nevila Molla.

Akropoli i Butrintit është pjesa e ngritur dhe e fortifikuar e qytetit të lashtë të Butrintit, në jug të Shqipërisë, pranë Sarandës. Fjala akropol vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë afërsisht “qyteti i sipërm”. Butrinti ka histori shumë të gjatë. Sipas UNESCO-s – i cili e ka futur në Listën e Trashëgimisë Botërore qysh më 1992 – vendbanimi daton që nga kohët parahistorike, ndërsa kolonia e lashtë greke u themelua në fund të shekullit VII para erës, rreth viteve 700–600 p.e.s. Më pas, qyteti u zhvillua gjatë periudhës romake dhe asaj bizantine.